Facebook-u sapo ka lëshuar funksionin Dhuratat, një veçori e re kjo që do t’ua mundësojë përdoruesve që të dërgojnë dhe pranojnë dhurata, pra produkte të botës reale me shokët dhe miqtë e tyre.
Ju nuk keni nevojë të dini se ku jetojnë ose punojnë, pasi Facebook-u do të kujdeset për ju. Dhuratat janë të cilësisë së lartë, që mund të pranohen dhe të përshtatshme për të gjithë llojet e njerëzve.
Dhuratat paraqiten si befasi të ambalazhuara në Kohështrirjen tuaj (ang. Timeline) ose tek kutia me mesazhe. Marrësi pastaj mund të zgjedhë madhësinë e duhur, ngjyrën ose zbukurimin dhe pastaj të shkruajë adresën e vendit të banimit të tij. Njoftimet për dhurata vijnë me karta virtuale, por vetë dhurata paketuese është e veçantë nga Facebook-u, me letër të veçantë, ambalazh, ngjitës dhe një kartë shënimi që vështirë se mund të kopjohet.
E tëra kjo filloi kur nisma prej 16 personave për dhënie të dhuratave, Karma, ishte blerë nga Facebook-u katër muaj më parë. Karma në fakt u bë “Facebook Gifts”: Pamje për pamje, produkt për produkt, pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar nga aplikacioni i mirëmenduar që ishte dizajnuar nga Lee Linden.
“Ata vërtet shpërndajnë vizionin dhe misionin tonë, por ka shumë tepër gamë këtu,” -tha Linden në një takim të zhvilluar në godinën e ndërmarrjes Facebook.
Facebook-u ka nisur këtë funksion të ri për një pjesë të përdoruesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo mundësi është në dispozicion në desktop, Android dhe në ueb për mobil; një version për iOS pritet të vijë në javët e ardhshme dhe do të jetë pjesë e përditësimit të ardhshëm të planifikuar të aplikacionit.
www.ama-news.al
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply