Dashi
Klima yjore do jetë e përshtatshme sot për besnikërinë ne çift. Edhe pse shumë persona do iu joshin ju do e keni mendjen tek partneri.
Demi
Çiftet do kalojnë një ditë pozitive dhe pa probleme, ata që kanë debatuar për çështje serioze do marrin disa vendime të rëndësishme.
Binjakët
Pozicionimi i keq i Saturnit mund të sjellë keqkuptime dhe konfuzion në çift. Flisni sa më shumë me partnerin dhe sqarojeni çdo gjë.
Gaforrja
Jeta juaj në çift sot do jete rutine dhe nuk do ndodhe asgjë e veçantë. Duhet të tregoheni më të hapur ndaj të rejave dhe duhet të tentoni.
Luani
Dita e sotme do jetë tej mase e qetë dhe ju nuk do përjetoni emocionet që keni pritur. Mos u trishtoni por përpiquni të flisni me partnerin.
Virgjëresha
Jeta sentimentale në çift do jete e qëndrueshme dhe do ndiheni mirë që keni dike si partnerin tuaj në krah. Beqarët do jenë pasionantë.
Peshorja
Dashuria do ketë disa probleme të vogla, por do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Ne mbrëmje do përjetoni emocione të mëdha falë një surprize.
Akrepi
Nëse kohet e fundit e keni lenë pak pas dorë atë që keni në krah sot duhet ta shlyeni këtë gabim dhe t’i kushtoni rëndësinë e duhur.
Shigjetari
Nëse jeni në çift do të keni mosmarrëveshje të mëdha sot. Mos bëni gabimin të merrni vendime përfundimtare të cilat do jenë ne dëmin tuaj.
Bricjapi
Duke filluar që sot do i merrni me seriozisht gjërat në jetën në çift dhe do mendoni ta çoni më tej lidhjen. Çdo gjë do të ndryshoje për mirë.
Ujori
Dashuria e çifteve do shkojë mirë. Do flisni hapur me partnerin dhe do rregulloni gjëra të lëna pezull. Do ketë sinqeritet në të dyja krahët.
Peshqit
Një fllad i lehtë pasioni do fryjë ditën e sotme në jetën tuaj në çift dhe do kaloni disa momente të mrekullueshme pranë të dashurit të zemrës.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply