Nga Enxhi Kastrioti
Kanadaja ka qënë dhe vazhdon të jetë një vend tërheqës për sa i përket punësimit. Por pse duhet zgjedhur pikërisht Kanada për të punar, cilat janë fasilitet që ofron ky vend?
1-Kanadaja ka një treg pune në rritje dhe specialistë në shumë fusha ,ndërkohë që profesionistët dhe tregtarët kërkohen më së shumti nga punëdhënësit kanadezë.
2-Kushtet e punës në Kanada janë në standarde të larta dhe pagat shumë shpesh i tejkalojnë ato të vendeve të tjera. Duke punuar atje, ju keni akses në kujdesin shëndetësor.
3-Bashkëshorti/ja juaj mund të punojë, ndërsa ju jeni me leje pune të vlefshme.
4- Fëmijët tuaj mund të studiojnë falas në shkollat fillore dhe të mesme në Kanada, nëse ju jeni punëtorë të ligjshëm në Kanada.
5-Të gjitha racat dhe fetë respektohen shumë nga të gjithë punëdhënësit kanadezë.
6-Kanadaja është një mozaik etnik dhe ju mund të takoni njerëz nga të gjitha sferat e jetës dhe të mësoni për kulturat e vendeve të tjera.
7-Leja e punës ju jep mundësinë për të aplikuar për qëndrim të përhershëm në Kanada dhe për t’u bërë një qytetar i ri kanadez në të ardhmen.
8-Standardi i lartë i jetesës në Kanada vjen pjesërisht nga disponueshmëria e punëve të mira për të gjithë./alb-observer.com/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply