Nga Ilir Konti
Ishte reagimi i menjëhershëm nga ana e rusëve, për qasjen “shqetësuese” të anijeve luftarake të SHBA-s ndaj atyre ruse. Më konkretisht anije luftarake –kryqëzor- e marinës luftarake amerikane iu afrua jashtë “normave” anijeve të Flotës Baltike Ruse që ndodheshin në lundrim e sipër dhe zbresin drejt Mesdheut, si dhe një tjetër anije të Flotës së Detit të Zi.
Më konkretisht, zemërimin e zëvendëskryeministrit rus Dmitry Rogozin, e shkaktoi “prania e papritur”, siç u shpreh ai e anijeve amerikane të pajisur me raketa të komanduar, Cruiser dhe AEGIS pranë brigjeve ruse të Baltikut, ndërkohë që anijet e mëdha ruse të zbarkimit, “Kaliningrad” dhe “Aleksandri Sampalin”, si dhe anija rimorkiuese SB-921 dhe anije cisternë “Lena”, sapo u nisën nga baza qendrore e Flotës.
Duke iu referuar qasjes së anijes luftarake kryqëzore amerikane, D. Rogozin deklaroi se një ngjarje e tillë mund të bëhet shkak “për një përgjigje shumë të ashpër nga Rusia”.
“Duhet të mendojmë për kujdesin e plotë të pikave strategjike dhe fuqive potenciale bërthamore”, tha D. Rogozin duke iu referuar incidentit, ku anijet amerikane u shfaqën papritur.
Edhe pse nuk zëvendëskryeministri rus, D. Rogozin nuk përcaktoi se cili mund të jetë kundërpërgjigja e Rusisë, theksoi se vendi i tij bënë hapa të sigurta për të përballuar rrezikun nga anijet luftarake amerikane të cilat janë të pajisura me sistemin e gjeneratës së re të raketave AEGIS dhe përbëjnë pjesë të ombrellës antibalistike të NATO-s./alb-observer.com//
Rusia, siç deklaroi D. Rogoin për mediat ruse i ka bërë të qartë disa herë NATO-s, se në qoftë se të dy palët nuk arrijnë një marrëveshje në lidhje me mburojën anti-balistike që ka planifikuar dhe po instalon NATO, atëherë kjo mund të përbëj shkas për një garë të re armësh mes dy palët.
“Mburoja raketore amerikane në formën e saj aktuale është e qartë që destabilizon rajonin dhe se do të çojë në një garë të re armatimi; Rusinë dhe SHBA-të”, tha ai në mënyrë më specifike./alb-observer.com/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply