
Femrat qëndrojnë në lidhje të keqe, sepse frikësohen të mbeten vetëm, shpresojnë që gjërat do të përmirësohen, nuk dëshirojnë t’i lëndojnë fëmijët dhe shpesh i frikësohen turpit, si pasojë e shkurorëzimit.
Arsyeja më e shpeshtë pse femrat nuk dëshirojnë të ndërpresin një lidhje të keqe është pse frikësohen të mbesin vetëm. Ato më parë do të durojnë fyerjet dhe poshtërimet, sesa të përballen vetë me gjithçka që sjell jeta. Disa nga ato mendojnë se si jeta beqare është e nënçmueshme prandaj kënaqen me lidhje të keqe.
Divorci është turp. – Pavarësisht sa e kanë pasur jetën martesore të durueshme, një numër i madh i femrave do të qëndrojnë në lidhje të keqe, sepse i frikësohet reaksionit të mjedisit. Divorci sjell një njollë të caktuar me të cilën ato nuk janë të gatshme të përballen.
U troket ora biologjike. – Ora biologjike është edhe një arsye tjetër pse femrat durojnë më shumë sesa duhet. Pas shumë vjetësh të investuara në marrëdhënie dashurie janë të gatshme të durojnë edhe poshtërimet më të mëdha që të bëhen me fëmijë, veçanërisht nëse kanë kaluar një moshë të caktuar.
Nuk dëshirojnë të lëndojnë partnerin. – Ndonjëherë problemet në lidhje janë të dukshme që në fillim, por është vështirë të shihen në fazën e rënies në dashuri. Por, pasi që e kuptoni, është shumë vonë. Fëmijët, vitet e përbashkëta dhe momentet e bukura që i keni përjetuar bashkë nuk ju lejojnë të lëndoni partnerin, edhe pse e dini që lidhja juaj nuk ka të ardhme të ndritur.
Nuk dëshirojnë të lëndojnë fëmijët. – Shkurorëzimi është përvojë jashtëzakonisht e keqe, veçanërisht për fëmijët, prandaj femrat përcaktohen me vështirësi për një hap të tillë. Dëshirojnë t’u ofrojnë jetë normale, dhe ajo çka nuk dëshirojnë kurrsesi është që t’i ndajnë nga babai. Pikërisht për këtë arsye frikësohen të ikin dhe të përballen me jetën e nënës së shkurorëzuar.
Shpresojnë që do të rregullohen gjërat. – Në disa situata thjesht është vështirë të iket sepse shpresohet që gjërat do të përmirësohen. Por probabiliteti që të ndodhë një gjë e tillë është mjaft i vogël. Në vend të kësaj, e mundshme është që partneri edhe më shumë do të fillojë të përdorë mirësinë tuaj dhe thjesht do t’i injorojë kërcënimet tuaja që do të ikni.
Mendojnë që nuk do të gjejnë më mirë. – Është vështirë ta lëshosh veten në diçka të panjohur, prandaj pjesëtaret e gjinisë së bukur shpesh e mbajnë në vete atë që dinë sepse i frikësohen të panjohurës. I shpërfillin të metat e partnerit sepse mendojnë që nuk do të gjejnë më mirë. Më e rëndësishmja është të mblidhet guximi dhe të provohet të ndryshohet jeta sepse për lumturinë tonë jemi përgjegjëse vetë ne.
E shohin veten si pjesë të problemit. – Njerëzit tradhtojnë sepse mendojnë që kanë të drejtë për këtë gjë prandaj mos e merrni një pjesë të fajit të tyre. Kini parasysh që në vend të dashnores kanë mundur të zgjedhin këshillimoren martesore ose shkurorëzimin. Nëse lëshoni pe, në fund ju mund t’i ulni kriteret tuaja, dhe partneri do të shfrytëzojë edhe më tej mirësinë tuaj,
Nuk dinë për më mirë. – Disa femra qëndrojnë në lidhje të keqe sepse nuk dinë që ka më mirë. Më së shpeshti i përsërisin gabimet e njëjta siç kanë bërë prindërit e tyre sepse në ta shohin shembullin. Perceptimet e tyre u kufizohen dhe shpesh pajtohen me faktin që për to nuk ka gjë më të bukur.
Presioni i rrethit. – Presioni i familjes ose miqve shpesh mund të jetë shumë i rëndë, që femrat të qëndrojnë në martesë të keqe dhe që të mos përballen me këtë. Ata u imponojnë standarde të caktuara të cilat nuk u përgjigjen të gjithëve njëlloj, dhe që të mos duken më pak të vlefshme, femrat mundohen që të kenë sukses. Por shpesh nuk e marrin reaksionin e njëjtë të partnerit.
Bota sot
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply