
Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen dje, në orët e mëngjesit, pas një konflikti për një femër në Itali. Policia ka bërë me dije se zënka për motive banale në Firence i ka kushtuar jetën një 21-vjeçari shqiptar. Sipas mediave italiane, mësohet se një grup shqiptarësh janë përfshirë në zënkën e ndodhur në orët e para të ditës së premte. Si pasojë e konfliktit të dhunshëm, nga plagët e marra 21-vjeçari Shahin Tushe ka gjetur vdekjen në spital, transmeton Panorama. Nga hetimet e kryera prej Policisë është mësuar se viktima ishte emigrant shqiptar me leje të rregullt qëndrimi dhe punësimi në Itali. Mediat vendëse bëjnë me dije se Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga dëshmitë e mbledhura, paraprakisht dyshohet se shkak i përleshjes mes dy grupeve që ndodheshin në diskotekë, është bërë një femër. Autorët e krimit mësohet se kanë qenë një grup marokenësh. Ndërkaq, emigranti shqiptar ka gjetur vdekjen nga hemorragjia.
http://tung.ch/vritet-21-vjecari-shqiptar-pas-sherrit-per-femra-ne-firence/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply