21 Dhjetor fundi i botës ? S’ka problem, ne Muslimanet jemi ende në vitin 1433
“Eshte e vertete qe apokalipsi do te ndodhe, por momentin e di vetem Zoti dhe asnje tjeter”. Ky eshte thelbi i argumenteve qe jep drejtori i Marredhenieve me Publikun ne Komunitetin Mysliman Shqiptar Agron Hoxha, i cili kujdeset qe per cdo element, te citoje Librin e Shenjte. Ndërsa për dr.Shefqet Krasniqin, imam i Prishtinës “vetëm Islami, kupto Allahu (xh.h.) e cakton fundin e botës – ndërsa ky për “21 dhjetorin” është fals !..që po e flasin do fallqorë e sekte e që ja kan nisur qe dhjete vjete me folë herë n’ket vit e herë n’atë vit..edhe 100 vjete tjera nuk do të mund t ja qëllojnë..”
Hoxha rikujton se ka qe ne vitin 2000, qe shkencetare, perfaqesues besimesh te ndryshme, e te ashtuquajtur profete japin data te vazhdueshme qe sipas tyre, perkojne me diten e apokalipsit. Sipas tij, frika e njerezimit mbi ceshtjen e fundit te botes, eshte nje dukuri qe njihet shume kohe me pare, pasi njerezit, te luhatur ndermjet deshires per perjetesi dhe kercenimit te vdekjes se sigurt qe e pret, krijojne bindje dhe besim, qofte per ardhmerine e vet, qofte edhe per destinacionin e Universit, duke e pare veten te lidhur ngushte me token dhe qiejt.
“Here-here ai ka ndjere nevojen e njoftimit nga Krijuesi dhe here-here i eshte nenshtruar egos, fale lirise se dhuruar per te menduar. Mediton, arsyeton, hedh ide, formulon hipoteza, nderton filozofi, flet me vetveten dhe diskuton e debaton me tjetrin. Kete natyre dilematike, sipas Agron Hoxhes e pershkruan mjaft bukur Zoti ne shume ajete kuranore. Ai thote se ne cdo kohe, ne cdo shekull, jane bere pa fund parashikime per momentin e ndodhjes se apokalipsit, si dhe jane dhene edhe skenare te ndodhjes se tij. “Ne shekullin e kaluar dy here u shqetesuan dhe frikesuan njerezit (ne fillim dhe ne fund te shekullit) nga parashikimi “shkencor” i katastrofes, per shkak te afrimit te kometes “Hallej”. Ndersa ne kete dekade te pare te shekullit te ri jane bere parashikime te fundit te botes per vitin 2000, 2003, 2011, 2012, 2013 etj. Sipas drejtorit te Marredhenieve me Publikun ne Komunitetin Mysliman Shqiptar, Agron Hoxha, e perbashketa e gjithe skenareve te publikuar eshte se asnje prej tyre nuk ka te beje me Kiametin Kuranor, ne te cilin besojne myslimanet, apo edhe me modelin shkencor teorik te Gjithesise se Mbyllur.
Qe te gjithe bejne fjale per nje “shkaterrim” lokal ne planetin toke, apo per shqetesime te jetes se zakonshme te njerezimit ne toke, ose per “crregullime” ne sistemin tone diellor, domethene per shkaterrim me ne qender njeriun. “Ky as nuk eshte e as nuk mund te quhet Kiamet – “Fund i Botes”. Por, edhe nder myslimanet hasen tek tuk predikues qe permendin skenaret e mesiperme si shkaqe per ndodhjen e Kiametit. Fenomene te tilla natyrore kane ndodhur dhe ndodhin ne te gjithe sistemet planetare, te ngjashme apo jo me sistemin tone diellor, te cilet jane numeroze, si ne galaktiken tone, ashtu edhe ne miliarda galaktikat ne Gjithesi. Dhe apokalips nuk ka patur. E c’shkaterrim mund t’i sjelle nje ndertese madheshtore puna e zakonshme modifikuese qe mund te behet ne ndonje nga dhomezat e saj? Eshte naive te besosh fantazi te tilla”, argumenton Hoxha.
Historiku i apokalipseve te paralajmeruar:
Parashikime per fundin e botes jane bere per vitet”
2000, 2003, 2011, 2012, 2013, etj.
“Deshmitaret e Jehovait” parashikuan 6 shtator 1994, si fundin e botes
Me pas percaktuan se me 21 maj 2011 do te fillonte gjykimi
Sipas Deshmitareve, gjykimi do te mbaronte me 21 tetor 2011
Isak Newton ka parashion apokalipsin ne vitin 2060
Kalendarin Maya e parashikon me 21 dhjetor 2012
preshevajone.com
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply