Mbi 600 kandidatë të cilën kanë konkurruar një vit më parë në konkursin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës(MPJ), për staf diplomatik e konsullor, akoma nuk janë informuar për të drejtat e tyre elementare se janë pranuar apo jo në punë.
Ata një vit më parë i janë nënshtruar procedurave të testimit dhe verifikimit, ndërsa akoma nuk kanë marrë njoftimin për rezultatet edhe pse në fillim MPJ kishte pohuar se i tërë procesi i përzgjedhjes do të jetë i hapur dhe transparentë.
Kandidatë profesionistë dhe kredibil të cilët pretendojnë se i kanë kaluar të gjitha testet , i thanë agjencinë se lajmeve INA se i tërë procesi po stërzgjatet me qëllim që të eliminohen kandidatë potencial dhe në vendet e tyre të përzgjidhen militant partiak dhe të afërm të ministrave dhe funksionarëve tjerë të pushtetit aktual.
“Terr informativ sa i përket kësaj çështje. Jemi mbi 600 kandidatë që kemi mbetur pezull, në pritje të rezultatit nga Ministria e Punëve të Jashtme. Manipulohet me një listë në të cilën thuhet se figurojnë rreth 30 persona, mirëpo akoma nuk dihet se për kë bëhet fjalë. Jemi të sigurt se lista nuk publikohet shkaku se përbëhet nga njerëz të afërt me pushtetin, e assesi profesionistë”, thonë disa nga të kandidatët, të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, për të mos humbur edhe shpresat më vogla për tu përzgjedhur.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë deklaruar se përzgjedhja e stafit diplomatik nuk do të bëhet sipas preferencave politike, por do të vijnë në shprehje vetëm vlerat dhe njerëzit profesionistë. Ata akoma nuk kanë sqaruar media për arsyet e stërzgjatjes së këtij procesi i cili ka filluar një vit më parë. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply