![]()
PARIS – “Maqedonia, shtetit që nuk ekziston” (La Macedoina, cet Eta qui n’esiste pas) është shkrimi i gazetës tepër prestigjioze franceze “Le Point”, e botuar ditëve të fundit, shkrim që ka nxitur debate në Shkup. Gazeta franceze në një reportazh dyfaqësh ndër të tjera ka shkruar se, populli maqedonas nuk ka identitet dhe ashtu siç përdor Aleksandrin e Madh për të fakëtuar një identitet në mënyrë të padenjë kanë vjedhur edhe Nënë Terezën, “emri i të cilës në Maqedoni nuk lidhet kurrë me Kalkutën”, thotë autori, i cili në fakt nuk përmend origjinën e saj shqiptare.
Gazeta ka përshkruar fotografitë e projektit Shkupi 2014 dhe politikën nacionaliste të kryeministrit aktual Nikolla Gruevski, përmes vjedhjes së figurave historike antike, që janë edhe simbole kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë greke. Mëtej jepet një klasifikimi demografik, ku 70% e popullsisë janë sllavë, 25% shqiptarë dhe 5% popullsi të tjera. Sipas Le Ponint, 67% janë ortodoksë dhe 30% janë myslimanë. Gjuhë zyrtare: mqedonisht, shqip dhe turqisht.
Shkrimi i gazetës franceze është cituar nga shumë media greke, ndërsa mediat proqeveritare në Maqedoni kanë fshehur publikimin e tij dhe faktet që sjell kjo gazetë prestigjioze franceze.
/Radiovati/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply