![]()
Dy deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri dorëzuan në Kuvend, Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Çame e cila përmban 13 pika. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se rezoluta nuk i shpall luftë Greqisë dhe nuk kërkon territore, por synon paqen e bazuar në të drejtën evropiane.“Rezoluta është testament i atyre mijëra shqiptarëve të Çamërisë që u vranë dhe u masakruan, por dhe një testament i gjallë. Kjo rezolutë nuk i shpall luftë Greqisë, por është një rezolutë paqeje. Nuk është thjesht rezolute e PDIU, por është rezolutë e dy shqiptarëve çamë që i adresohet për mbështetje të gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar. Nuk do t’i drejtohemi partive parlamentare, por do t’i drejtohemi ndërgjegjes kombëtare të parlamentarëve shqiptarë”. PDIU thekson se rezoluta kërkon të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e drejtës së pronës për qytetarët shqiptarë çamë, dikur shtetas grekë. Zgjidhja sipas tyre është abrogimi i Ligjit të Luftës dhe jo Gjendjes së Luftës e cila nuk ekziston normalisht që me vendosjen e Marrëdhënieve diplomatike në 1971. projekt-rezoluta i propozon qeverisë që përmes kontakteve diplomatike te aktivizoje komisionet dypalëshe.
Vizio Plus
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply