TemA
Fryma e Re Demokratike ka themeluar degën e saj në qytetin e Fushëkrujës.
Deputeti i Qarkut Durrës, njëherësh edhe Sekretar i Përgjithshëm i FRD, Gazmend Oketa, theksoi se dita e çeljes së degës në këtë qytet përkon me ditën kur studentët u ngritën për të shembur murin komunist.
Oketa u bëri thirrje edhe qytetarëve të Fushëkrujës të shembin murin e keqqeverisjes dhe korrupsionit të kësaj qeverie në vitin 2013.
“Buxheti i 2013 është më i dobëti nga viti 1997, është një buxhet që e zhyt në borxhe qeverinë për interesat elektorale të disa politikanëve dhe jo të qytetarëve,” theksoi Oketa.
Kryetari i FRD, Bamir Topi përshëndeti qytetarët e Fushëkrujës duke kujtuar edhe njëherë vizitën e Presidentit te Amerikës, Xhorxh Bush, i cili me premtimet për anëtarësimin në NATO të Shqipërisë dhe pavarësisë së Kosovës inkurajoi politikanët e rinj, i cili u ngjalli shpresën shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.
Përsa i përket krizës ekonomike dhe buxhetit 2013, Topi theksoi se kryeministri është një Don Kishot që nuk pranon krizën ekonomike që po kalon vendi, ndërkohë që të gjithë liderët e Perëndimit e pranojnë një gjë të tillë.
Topi tha se “raportet e Bankës Botërore tregojnë se 35% e popullsisë marrin ushqimet me lista, ndërsa ky njeri e rendit Shqipërinë pas Gjermanisë për zhvillimin ekonomik”.
Topi theksoi se “Berishën nuk e beson me njeri, sepse ai e ka humbur këtë të drejtë”.
“Në 2013 FRD do të realizojë një fitore surprizë dhe do të jetë një forcë, e cila do të marrë pjesë në vendimmarrje të rëndësishme institucionale dhe politike me një program për qytetarët i cili do të vijë si pasojë e komunikimit dhe dialogut të vazhdueshëm me qytetarët e Fushëkrujës dhe të gjithë Shqipërisë”.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply