Kryeministri Sali Berisha nuk e ndal retorikën nacionaliste në çdo takim tijin. Nuk është atmosfera e 100 vjetorit që po e shtyn Berishën drejt kësaj retorike, por duket një strategji e qartë elektorale. Një gjë të tillë e theksuan edhe mediat e huaja, kur thanë se Berisha po luan kartën e Shqipërisë së Madhe për të marrë vota.
Të premten në mbrëmje përpara të rinjve të PD, Berisha tha se nuk e ndal askush nga fqinjët integrimin e Shqipërisë. Ai theksoi se ylli polar i PD është çështja kombëtare.
Ai u bëri thirrje edhe të rinjve që ta kenë çështjen kombëtare si më kryesoren. “Ajo është e para,” tha Berisha, duke shpalosur kështu një piketë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit (edhe datën e tha vetë Berisha). Duhet të shtojmë këtu edhe suksesin e nacionalistëve të AK, të cilët kanë mbledhur rreth vetes shumë të rinj (me kulturë e shkollimin e duhur thonë perëndimorët). Kjo me shumë gjasë e ka nxitur Berishën që të përdorë kartën e nacionalizmit.
Tani që ethet e votave po shtohen edhe më shumë, Berisha po na del nacionalist i flakët (ai që fali detin për Greqinë), kurse Ilir Meta po na del komunist, madje enverist i tërbuar.
Duan të shqyejnë ca vota, nuk kanë asgjë seriozisht.
Tema
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply