Cfare ka flamuri shqiptar
Qe sot n’Ballkan e nderroj fytyren
Pse shqiponja fluturim ka marre
Dhe n’Diaspore e ndal frymen
E di nje shekull kemi sot
Nje shekull me Liri dhimbje e lot
Nje shekull te trisht me pavaresi
Europe si njerke sillesh me nanen Shqiperi
E prape n’Kosove e ngrite litarin
N’fyt e shtregon ta mbysesh shqiptarin
Dhe ngritesh e flet ti per Liri
Shikon n’enderr Kosoven n’Serbi
Europe ti po ban nje gabim te dyte
Mos u mundo si ndryshon dot kufijte
Kosoves dot s’ia vret Lirine
Mos luaj dyftyrshin me diplomacine
Heronjte ti dot si denon
Jam europian e kjo me gezon
Jam shqiptar me gjak pellazgu
Dot s’me mbyll me te kafazi
Se Zoti i Tokes dhe i Lirise
Shtetet e Bashkuera te Amerikes
I dalin zot Demokracise dhe jetes
I japin doren gjithmone te vertetes
Ndaj te shikoj o flamuri im shqiptar
Ne Florida erdhe me trokite n’dritare
Shqiponja dukej e qeshur e krenar
Deren e zemres hapa e i urova mireseardhje
Gezohu ti nane per bijte mergimtare
Gezohu ti nana se femite e tyre
Megjithese shpirt ndihen shqiptare
Sikur etjen ta kishin shuar ne vendlindje
Gjuhes shqipe ia ngaterrojne pak rrugen
Flamurin e kane gjithmone ne zemer
Ndaj sot shqiponjes askush s’ia ndal udhen
Se ma shqiptare po bahen brezat e te mencur
Tani e pashe flamurin shqiptar
Hijshme ka vesh kostumin e jetes
Dita po vjen qe gjaku ilirian
Ne sofren e madhe tia japi doren beses
Lek Gjoka
Florida 26 nentor 2012
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply