
Dashi
Sot do jetë një ditë më e këndshme dhe më e favorizueshme përsa i përket argëtimit daljeve flirteve dhe veprimtarisë tuaj krijuese.
Demi
Dita e sotme do jetë në vëmendjen tuaj pasi çështjet familjare do marrin zgjidhje apo do keni mundësinë të jeni më të qetë në këtë drejtim.
Binjakët
Dita e sotme ka shumë mundësi të jetë e mirë përsa i përket takimeve kontakteve dhe planeve që mund të keni. Udhëtimet nuk mungojnë.
Gaforrja
Dita sot do jetë e favorizuar nga ana ekonomike dhe çështjet e punës. Mund të merrni rritje page apo t’ju merren parasysh kërkesat tuaja.
Luani
Dita e sotme do sjell mundësi në jetën personale dhe në çdo veprimtari tuajën. Hëna në shenjën tuaj do ju bëjë më të gëzueshëm.
Virgjëresha
Dita e sotme sjell kujtimet e mira të një dite më parë ku ju duhet ta keni kaluar mirë apo të keni qenë në shoqërinë e njerëzve të dashur.
Peshorja
Dita e sotme me hënën në shenjën e Luanit ju sjell pranë më shumë miq shokë apo të afërm që ju ndihmojnë në realizimin e qëllimeve tuaja.
Akrepi
Dita e sotme me hënën në shenjën e Luanit ju sjell shanse për oferta të reja përsa i përket punës. Më mirë do jetë dhe jeta personale.
Shigjetari
Dita e sotme do sjell ndryshime të mira në planet tuaja. Keni udhëtime dhe takime të mira për çështje ligjore apo kontrata të ndryshme.
Bricjapi
Dita e sotme me hënën në shenjën e Luanit do sjell për shenjën tuaj disa çështje ekonomike të cilat do ju duhet t’i shikoni me vëmendje.
Ujori
Dita e sotme do jetë nën efektin e mendimit që për të tjerët nuk keni bërë aq sa duhet dhe si rrjedhim duhet të përmirësuar marrëdhëniet.
Peshqit
Dita e sotme mbas shumë përpjekjesh do ju jap guximin të merrni vendime për një ndryshim që lidhet me punën apo me një investim tuajin.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply