TemA
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka pranuar një letër nga ministri i Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Letra është shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
“Timori Lindor ndan eksperienca të përbashkëta dhe solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Kam nderin që t’ju përcjell juve, dhe përmes juve Qeverisë së Kosovës, se Qeveria Demokratike e Timorit Lindor njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Me këtë njohje formale është dëshira ime që Timori dhe Kosova mund të lidhin marrëdhënie diplomatike sa më parë”, thuhet në letrën dërguar ministrit Hoxhaj.
Në këtë letër po ashtu thuhet se Timori Lindor i shpreh urimet e përzemërta popullit të Kosovës për progresin e arritur, njofton kumtesa e MPJ të Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, më 15 shtator ka vizituar Timorin Lindor, ku ishte pritur nga përfaqësues të lartë të këtij shteti.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply