1897 – Kinemaja po troket. Gjuha e filmit hyri në Shqipëri nëpërmjet rrugëve që shqiptarët kishin krijuar prej shekujsh me kontinentin.
– 1903 – Xhirimi i parë në Shqipëri nga kompanitë e huaja filmike. Pak vite më pas,
vëllezërit Manaki, në Manastir, mbajtën syrin e kamerës në vënde të ndryshme të Ballkanit.
– 1908 – Kolë Idromeno (1860-1939), piktor, arkitekt dhe urbanist me një kulturë erudite, në vitin 1883 ngre në Shkodër një laborator të quajtur “Dritëshkronja Idromeno” dhe në vitin 1908 fillon të organizojë shfaqjen e diapozitivave dhe filmave.
– 1909 – Vëllezërit Çomo, fillojnë të organizojnë shfaqje filmike në sallën e teatrit të Manastirit, shumë afër qytetit të Korçës.
– 1911 – filluan shfaqjet e para në kafe “Stema” të Korçës.
– 1912 – Viti i Pavarësisë së Shqipërisë. Egziston një kontratë në italisht e Kolë Idromenos, me distributorin përfaqësues të një kompanie austriake, Josef Stauber, e firmosur në 1 shtator 1912, e cila shënon një histori të gjatë distribucioni të kinematografisë botërore, që do tu japë shqiptarëve kryeveprat e saj.
– 1912 – 1920. Kamera e parë amatore dhe yjet e parë të kinemasë. Befas, në ekran, pranë emrave botërorë të ekranit, shqiptarët zbulojnë edhe praninë e aktorëve shqiptarë që luajnë në filma të huaj si Aleksandër Moisiu, Kristaq Antoniu, Elena Qirici.
– 1920 – 1938. Shpërndarja e gjerë private. Shpërndarësit shqiptarë të filmave, Daragjati, Canco, Beshiri, ngritën në 1938 shoqërinë e distribucionit “Shqiptaro film”. Sipas marrëveshjes do të shfaqen çdo javë në Tiranë dhe në qytete të tjera nga 9 filma artistike, 3 prej të cilëve komikë.
– 7 Prill 1939 – Pushtimi dhe monopolizimet e para shtetërore. Që në 2 tetor 1939, nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Entit Kombëtar të Industrisë Kinemaotgrafike (ENIC) me qendër në Romë, i përfaqësuar prej drejtorit të përgjithshëm Armando Boncaglia, dhe qeverisë së Mbretërisë Shqipëtare e përfaqësuar nga shkëlqesia e tij Shefqet Vërlaci, kryetar i Këshillit Ministror. ENIC merr përsipër, për një periudhë pesëvjeçare, ekskluzivitetin e shfaqjes së filmave në Shqipëri.
– 30 Shtator 1942 – Me porosi direkte nga Konti Ciano dhe Benito Musolini, krijohet në Shqipëri shoqëria “Tomorri Film” e cila kishte për synim prodhimin e filmave.
– 1942 – Dokumentari i parë shqiptar nga një kineast shqiptar.
– Shtator ’43 – Nëntor ’44. Nazistët kontrollojnë sallat e kinemave.
– 1944 – 1945 – Kamera amatore shqipatre fikson historinë e re.
– 22 Dhjetor 1945. Një kontroll tjetër i shtetit. Dekretohet ligji 186 “ Mbi krijimin e Monopolit Shtetëror për blerjen, importimin dhe shpërndarjen e filmave në Shqipëri”.
– 24 Dhjetor 1945 – Krijimi i Agjensisë Shqiptare të Filmit.
– 9 Prill 1947 – Me vendim Nr. 160 të Këshillit Ministerial, aprovohet dekreti Nr. 314, Ligji Nr. 422 “Mbi Shtetëzimin e Kinemave Private”.
– 10 Prill 1947 – Me vendimin Nr. 163 të Këshillit Ministerial dhe në bazë të Dekret-Ligjit 418 të datës 22 mars 1947, vendoset krijimi i Ndërrmarjes Shtetërore Kinematografike Shqiptare.(N.SH.K.SH). Prill 1947. Shpallet me dekretin Nr. 308, Ndërrmarje me rëndësi të përgjithshme Shtetërore. – 10 Korrik 1952 – Inagurimi i Kinostudios “Shqipëria e re”.
– 1984 – Numri më i lartë i prodhimit shtetëror: 18 filma artistikë të Kinostudios dhe Televizionit Shqiptar.
– 1992 – Prodhimi i parë privat shqiptar. Kinostudio “Shqipëria e re” u quajt “Albafilm Studio”.
– 1996 – Ligji për Kinematografinë garanton prodhimin privat të filmave.
– 1 Prill 1997 – Krijohet Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit.
Leave a Reply