Më 9 tetor 2026, Edi Rama publikon në faqen e tij në Facebook një video me një luan që ecën i vendosur, Vidio e shoqëruar me mesazhe për sprovat, njerëzit që largohen Dhe këmbënguljen për të përmbushur një mision. Rastësi? Mesazh personal? Apo një sinjal politik në një moment kur mbi qeverinë shqiptare rëndojnë debate, akuza dhe kundërshti të shumta?
Në politikë, simbolika nuk mund të shkëputet gjithmonë nga koha kur përdoret. Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria kishte pritur ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt. Ndërkohë, Rama kishte bërë deklarata publike për përplasjet politike në SHBA dhe për Donald Trumpin. Në këtë kontekst, shfaqja e një luani që nuk ndalet duke ecur Mund të lexohet edhe si një demonstrim sfide.
Por kujt i drejtohet kjo sfidë? A kemi të bëjmë me mesazhin e një kryeministri që mbron sovranitetin e vendit Apo me atë të një politikani që dëshiron të tregojë se askush nuk mund ta detyrojë të ndryshojë kursin? Kjo pyetje bëhet edhe më e rëndësishme Kur shihen marrëdhëniet e Ramës me ndërkombëtarët Lidhet me lidhjet e tij me George Sorosin dhe fondacionet e tij.
Dihet mbështetja ndërkombëtare e së majtëd ndaj tij Pasi Rama është pjesë e projektit më të gjerë politik. Pasi Sorosi e «kabala» E ka caktuar Ramën të qëndrojë në pushtet me çdo kusht, formë, mënyrë e çdo çmim. Dhe video është pukërisht mesazhi që Rama përciell në marrëdhëniet politike. Dhe pikërisht këtu lind debati thelbësor. Sa larg mund të shkojë një kryeministër për të ruajtur pushtetin Dhe për të mbrojtur projektin e vet politik?
Nëse Rama e paraqet veten si njeri me një mision I cili nuk duhet të pengohet nga askush, Atëher qytetarët kanë të drejtë të pyesin Kush e ka përcaktuar këtë mision. Kujt i shërben dhe cilat janë kufijtë e tij? Sepse në demokraci. Asnjë kryeministër nuk është mbi Ligjin institucionet dhe interesin kombëtar.
Luani mund të jetë simbol force. Por forca politike nuk është e drejtë për të sunduar pa kufij. Nëse Rama po u thotë kundërshtarëve të tij se nuk do të ndalet. Atëherë përgjigjja nuk duhet kërkuar te simbolika e një videoje. Por te veprimet e tij. Tek respektimi i institucioneve dhe te marrëdhëniet konkrete me aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Dhe nëse ky publikim synon të tregojë Se askush nuk mund ta ndalë, pyetja mbetet A është misioni i një kryeministri të qëndrojë në pushtet me çdo kusht Apo duhet t’i shërbejë vendit edhe kur kjo kërkon të përballet me përgjegjësitë e veta? Në fund, Shqipëria nuk ka nevojë për një luan që kërkon të jetë mbi të gjithë. Ka nevojë për institucione që qëndrojnë mbi çdo individ.
Luani i Ramës mund të ulërijë Por Shqipëria nuk ka nevojë për spektakël force. Ka nevojë të çlirohet nga mafia-shtetit, që Rama ka krijuar Sado luan i fortë të tregohesh Aq më shumë të rrëshket toka nën këmbë. Dhe Rama tashmë orën e ndëshkimit po e prek
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply