Me rastin e Ditëlindje së poetes e pedagoges, studjueses së gjuhësisë e letërsisë, publiçistes e veprimtares shoqërore MIGENA ARLLATI, (“Qytetare Nderi” e Elbasanit), në institucionet e Gjakovës, i urojë asaj shëndet e lumturi familare, në pamundësi të shkojë përsëri, qoftë edhe për një kafe të traditës si kjo, me xhezve bakri.
Duke shtuar aritje të reja të saj, në formimin e plotë si personalitet i atij qyteti Shqiptar e me gjërë. Në krahë të muzikiologut të talentuar e të papërtuar Behar Arllati. Me vepra e çmime prestigjioze të shumta, vlerësuar në disa drejtime, brenda e jashtë vendit, në gjuhë të huaja…E njohur si Albanologe!
Akoma edhe sot, e kam fare të afërt, forcën sugjestive të referimit të saj intelektual, në njerën nga sallat qëndrore të këtij qyteti me tradita patriotike, duke krijuar atmosferë bindëse e kuriozitet shkencor. Ndërkohë që, jo pak herë, i lihet vend edhe mediokritetit nga të pa aftët e amatorizmit të trashëguar..
E gëzofshi ditëlindjen e nesërme MIGEN, me dëshirën për të qenë i pari në këtë URIM modest!
Piqeras, Himarë, më 5 shtator 2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply