Historia e djalit që u dënua me një shekull burg për disa vegla pune: Si u lirua ai pas 40 vitesh?
Në vitin 1980, 19-vjeçari Mark DeFriest bëri një veprim që i shkatërroi jetën. Babai i tij sapo kishte ndërruar jetë dhe i kishte lënë me testament disa vegla pune. Marku, pa pritur që të përfundonin letrat ligjore të trashëgimisë, mori çelësin, hyri te magazina e babait dhe mori veglat e veta. Njerka e tij e denoncoi në polici për vjedhje dhe gjykata e dënoi me 4 vjet burg. Ky vendim u bë fillimi i një prej historive më të dhimbshme në drejtësinë amerikane.
Nga një dënim i vogël prej 4 vitesh, dënimi i tij shkoi deri në vitin 2085 për shkak të ngjarjeve që pasuan:
* Mendja e jashtëzakonshme për mekanizmat: Marku lindi me një gjendje të rrallë të trurit, të spektrit autik. Ishte shumë i dobët në komunikim e marrëdhënie me njerëzit, por kishte një talent jashtëzakonisht të madh për pajisjet mekanike. Që 6 vjeç zbërthente dhe montonte orë të ndërlikuara. Kur u rrit, i mjaftonte ta shikonte çelësin e rojes te brezi vetëm për disa sekonda që ta mbante mend përmendësh dhe më pas bënte një çelës fiks të njëjtë me copa hekuri që gjente në tokë.
* Arratisjet e njëpasnjëshme: Marku nuk rrinte dot i mbyllur dhe u arratis 7 herë nga 13 tentativa që bëri. Ai preu shufrat e hekurit, kapërceu telat me gjemba, i fuste makinat në punë pa çelës fare dhe doli nga të gjitha llojet e prangave e lidhjeve. Në një nga rastet, u hodhi rojeve edhe ilaç te kafeja për t’u marrë mendët e për t’u larguar.
* Mjeshtër për të krijuar gjëra nga mbeturinat: Brenda në qeli, ai shndërronte tubat e pastave të dhëmbëve në pistoleta të vogla të bëra vetë me dorë, letrën e ushqimeve e kthente në figura arti, kurse me copat e ndryshkura të hekurit bënte çelësa që hapnin çdo derë.
* Vendimi i padrejtë i gjykatës: Pesë nga gjashtë mjekë të trurit që e ekzaminuan thanë se ai ishte i sëmurë mendërisht dhe nuk duhej të dënohej si kriminel. Por gjykata pyeti vetëm mjekun e gjashtë që tha se ai ishte në rregull, dhe e dënoi pa marrë parasysh sëmundjen e tij.
* Sofrimi në qeli të mbyllur: Çdo tentativë arratisjeje i shtohej dënimit fillestar prej 4 vitesh, duke ia zgjatur qëndrimin në burg me dekada. Marku kaloi 27 vjet i mbyllur krejt vetëm në një qeli të vogël e të errët, shpesh pa rroba dhe pa parë asnjë njeri me muaj të tërë.
Si u zbulua e vërteta dhe si doli ai nga burgu?
Pasi kaloi gati 35 vjet prapa hekurave dhe kur dënimi i tij dukej i pashpresë deri në vitin 2085, historia e tij mori një kthesë të madhe falë vëmendjes mediatike:
* Dokumentari që tronditi opinionin publik: Në vitin 2014, një regjisor realizoi një film dokumentar për jetën e tij me titull “Mendja e Mark DeFriest”. Dokumentari nxori në dritë se si një djali me probleme mendore i ishte shkatërruar jeta nga një dënim i padrejtë, duke nxitur një valë të madhe reagimesh nga publiku dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.
* Rishikimi i dënimit nga shteti: Nën presionin e madh publik dhe provave të reja mjekësore, komisioni i faljeve rishikoi dosjen e tij dhe vendosi t’ia ulë dënimin me mbi 70 vjet.
* Lirimi përfundimtar: Pas procedurave ligjore dhe kalimit të tij nëpër qendra mjekësore për trajtimin e shëndetit mendor, Mark DeFriest u lirua përfundimisht nga burgu në vitin 2020.
Historia e Markut mbetet një nga shembujt më rrëqethës se si një i ri me talent të jashtëzakonshëm mekanik, por me sëmundje mendore, pësoi katër dekada vuajtjeje sepse sistemi i drejtësisë refuzoi ta kuptonte dhe ta trajtonte si të sëmurë, duke e kthyer një dënim prej 4 vitesh për disa vegla pune në një makth gjysmëshekullor.
Burimi/Facebook/Ultra Fakte


Leave a Reply