Një tjetër histori suksesi me rrënjë shqiptare po bën jehonë në Shtetet e Bashkuara.
Ramela Xhaho, e lindur në Shqipëri dhe sot pjesë e komunitetit shqiptar në New York, është shpallur fituese e bursës prestigjioze Jonas E. Salk Scholarship, një vlerësim që u jepet vetëm studentëve më të dalluar të Universitetit të Qytetit të New York-ut (CUNY), të cilët synojnë të ndërtojnë karrierë në mjekësi dhe shkencat biologjike.
Ramela u diplomua Summa Cum Laude me mesatare perfekte 4.0 në Biologji në The City College of New York dhe u vlerësua gjithashtu si studentja më e mirë e Fakultetit të Shkencave. Falë bursës Salk, ajo do të përfitojë 8 mijë dollarë për të mbështetur studimet në shkollën e mjekësisë.
Aktualisht, ajo punon si pedagoge e jashtme në universitet, ndërsa përgatitet të nisë studimet për mjekësi.
Ramela shprehet se ëndrra e saj është të ofrojë kujdes mjekësor me dhembshuri për pacientët nga komunitete të ndryshme, veçanërisht për emigrantët, ndërsa njëkohësisht dëshiron të vazhdojë kërkimin shkencor për të lidhur zbulimet në laborator me kujdesin ndaj pacientëve.
Historia e saj është një tjetër dëshmi se përkushtimi, puna dhe talenti shqiptar mund të çojnë drejt suksesit edhe në institucionet më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara.
Burimi/Facebook/


Leave a Reply