Zef Skiroi (Giuseppe Schirò) ishte poet, publicist, studiues dhe mbledhës i folklorit arbëresh, i cili ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës ruajtjes dhe afirmimit të gjuhës e kulturës shqiptare në Itali.
I lindur në Piana degli Albanesi, në Sicili, ai u arsimua në mjedisin arbëresh dhe më pas studioi drejtësi. Në krijimtarinë e tij trajtoi historinë, identitetin dhe jetën e arbëreshëve, duke lënë vepra si “Mili e Hajdhia”, si dhe shkrime kushtuar Skënderbeut e Krujës.
Skiroi u mor gjerësisht edhe me mbledhjen dhe botimin e këngëve e traditave popullore arbëreshe, duke ndihmuar që një pjesë e rëndësishme e kësaj trashëgimie të ruhej për brezat e ardhshëm.
Ai ishte gjithashtu ndër intelektualët që punuan për ta ngritur gjuhën shqipe në nivel akademik në Itali, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në studimin dhe përhapjen e saj.
Zef Skiroi u nda nga jeta në Napoli më 1927, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar letrare e kulturore.
Burimi/Facebook


Leave a Reply