Struga pa Censurë po ndihet shkëlqyeshëm.
Me bindje të plotë e them se drejtuesit e VV-LEN-it as nuk janë burra as nuk kanë njerëzillëk. Mund të deklarohen shqiptarë, por sipas veprimeve të tyre nuk besoj kurrë se ndihen shqiptarë.
VLEN-ushë, po ju rikujtoj se kur ju përfitonit nga BDI-ja, unë e kam kritikuar atë. Kam shkruar, kam reaguar dhe kam kundërshtuar. Por, përkundër kritikave të mia, asnjë funksionar i lartë i BDI-së nuk më ka bllokuar. Ndërsa ti Zeqirija, Afrimi, Saranda, Qokja zgjodhët bllokun në FB, ndërsa argatët tuaj raportimet.
Kjo tregon dallimin mes BDI-së që e duronin kritikën dhe juve VLENushë që frikësoheni prej saj.
Ju, të organizuar në mënyrë qyqare e burracake, po përpiqeni të ma mbyllni gojën, sepse nuk jeni të aftë as ta kuptoni, as ta pranoni kritikën.
Qyqarë që as P-në e Politikës nuk e paskeni ditur, e as N-në e Njerëzillëkut nuk e paskeni pasur, report-et në Facebook ju përkasin juve, burrecë. Ato nuk janë argument, por frika juaj. Kush ka argumente, nuk raporton por përballet. Kush ka njerëzillëk, nuk organizon linçim virtual. E ju fije njerëzillëku nuk kishit pasur.
VLENushë, goja që flet për të vërtetën mund të sulmohet, mund të raportohet, mund të bllokohet përkohësisht, por nuk mund të mposhtet kurrë.
Kam thënë se do t’ju fitoj, jo me pushtet, jo me para të pista, jo me argatë partiakë, por me qëndrim, integritet dhe me guxim. Dhe në këtë betejë të dinjitetit, ju kam fituar.
VLENushë, jeni të humbur, me ose pa kritikat e mia.
Burimi/Facebook


Leave a Reply