Ky që shikoni në foto është avioni Air Tractor Fire Boss në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Kërkim-Shpëtimit të Maqedonisë së Veriut.
Siç konstatohet lehtësisht, dallimi me avionin “tonë” është i dukshëm. Nga ngjyra, nga madhësia dhe SIDOMOS nga fakti që ai maqedonoverior është i pajisur me bazament pluskues…
Shkurt, avioni “ynë” është versioni bazik, furnizohet me ujë vetëm në ndalim, në pista tokësore( asfalt, beton, bar). Koha e tij e rimarrjes së operacionalitetit është më e gjatë(duhet të ulet në një bazë tokësore dhe të furnizohet me ujë nga një cisternë ose njësi hidranti). Ndërsa avioni maqedonas, i pajisur me pluskues, furnizohet direkt dhe në lëvizje në sipërfaqe ujore(rezervuar, liqen, det), duke u mbushur shumë më shpejt dhe duke u kthyer më shpejt në vendngjarje…
Pa folur për çmimin. Maqedonia e Veriut ka tre avionë Air Tractor 802 AT të pajisur me pluskues, dhe i blerë të tre për një shumë totale 10 milionë dollarë.
Avioni “ynë” është bazik, dhe sipas asaj që është deklaruar publikisht, do të blihen tre në total, me një shumë të përgjithshme 15 milionë euro…
Mos ndoshta dhe tenderit të këtushëm për Air Tractor Fire Boss do t’i dalë tymi e zjarri i Mafia Boss?
Burimi/Facebook


Leave a Reply