Moj e mira çikë gashjane
rreze dielli a dritë hane
pasha ty çikë po t’baj be
çikë gashjane e am’la je.
Boll u tuta me tu afrue
pata frikë se s’flet me mue
çikë gashjane pashë ata sy
veç një fjalë me ta thanë ty.
Mos ma ndal dorën me t’prek
edhe n’deksha s’po kam dert
çikë gashjane pashë hatrin tem
shnoshma zemrën fort po m’dhem
banu i herë dashnia jem.
N’ato bjeshkë për rreth Shkelzeni
rritun shtatin si degë g’dheni
zanat malit t’kishin rrethue
mos me fol se jam idhnue.
N’shpella t’bor’s me ardh me mue
shtatin t’bardh me ta freskue
shtatin tand me ta flladit
mendja çikë gati m’pat ik.
Djalë gashjan kuku për mue
me ba nana me m’diktue
kurrë ma n’bjeshk nuk muj me dal
me ty djalë ndahna për t’gjallë.
Me na pa baba për s’ngati
kalo shtegun përtej gardhi
n’qyler t’nanës më m’shel në dry
çka t’baj djalë vetëm pa ty
gjuej manxerre e gjuj allti.
Mbi Gash t’gurit ta baj stanin
6 muej verën bashkë e zgjatim
piskamë vetit ja qesim zanin
hup ka çika me jaranin.
Ta jap besën e nuk t’koriti
as te baba as te fisi
zgatma jetën mos m’len me dek
lumit t’Gashit n’gjitna përpjetë .
n’ maje t’ Shkelzenit ngjitna me kamë
deksha sonte qysh deka pramë
n’thepa t’bjeshkës bashkë u rreknefshim
tuj e puth djalë njani – tjetrin.
gusht 2026

Burimi/Facebook


Leave a Reply