E quajtën armik
se kërkonte liri,
se nuk donte të jetonte
në baltë e në skllavëri.
E dërguan në Spaç ,
e në shumë burgje të tjera,
ku muret rënkonin,
rënkonte dhe minjera.
Në birucën e errët
të diktaturës komuniste,
dëgjohej zëri i Hysenit,
ku me pendë dhe me zemër
diktaturën e godiste.
Shkruante e fliste
për shpresë,
për birucat dhe minjerat
që ishin larë me gjak dhe me djersë.
E mbyllën në burg ,
por se ndalën të ëndërroj,
vargjet për lirinë
bukur i rreshtoj .
Në mes të natës,
në Spaç të Mirditës,
shkruajti për diktaturën
poeti i dritës.
Një dritë u zbeh ,
por su shua vërtet,
vargun e poetit
dheu kurrë se tret.
Në vargjet e tij
jetonte një atdhe i paçliruar,
një popull që kërkonte
lirinë e munguar.
Hysen Haxhiaj – poet i dritës.
E dënuan ,por vargu i tij asnjëherë nuk heshti.
Në mes të natës atje në Spaç të Mirditës,
shkruajti për lirinë që aq shumë e deshti.
E ti prehu i qetë ,
nën tokën mëmë pusho,
paqe dhe lavdi
zemra ime të dhuron.
Autori:Gresilda Rrugeja.05.08
Hysen Haxhiaj
Hysen Haxhiaj lindi më 01.03.1942, në fshatin Çorrush të Mallakastrës nga një familje me tradita patriotike.Babanë dhe vëllain,regjimi diktatorial ia futi në burg si kundërshtar të regjimit me nenin 55,agjitacione propogantë kundër pushtetit . Hyseni mund të ikte nga fshati dhe u vendos në Durrës,ku përfundon gjimnazin 16 shtatori.Në vitin 1976 Gjykata e Durrësit e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», me 10 vjet burg. Më 28 gusht 1981, Gjykata e Mirditës e ridënoi për «agjitacion e propagandë», me 10 vjet burg. Përfundimisht, u dënua me 15 vjet burg, dhe pesë vjet internim.
Hysen Haxhiaj ka vuajtur dënimin në burgjet e ndryshme të
diktaturës komuniste.
E nisi më 12 dhjetor 1976 me burgun
famëkeq të Spaçit, ku edhe dielli
kishte frikë të hynte për të kaluar
më pas në një rrugëtim kalvaresk në burgun e Ballëshit, Zejmenit,
Qafës së Barit për ta mbyllur këtë
torturë në burgun e Burrelit.
Me ardhjen e demokracisë u aktivizua në shoqatën e të përndjekurve politik.Vepra të Autorit:1)
Rilindja-Publiçistikë -viti 2000.
2)Dialog i pamundur-Publiçistikë-viti 2002. 3)Burg në liri-Refleksione,Poezi -2014.
4)Balada e tetatrit të Spaçit-Novelë-2015.
5)Lotët e kalit-Novelë-2018.
6)Një hero i gjallë -Poemë -2021.U nda nga jeta më 05.08.2025.
U prehtë në paqe gjysh Hyseni
Z. Hysen Haxhiaj ishte më shumë se një emër.Ai ishte simbol i qëndresës, burrë fisnik me shpirt prej poeti dhe zemër të madhe sa historia e tij. Ish i burgosur politik në një kohë të errët për vendin tonë, por gjithmonë i lirë në mendje dhe në shpirt.Vuajtja e tij nuk e thau, por e thelloi, e bëri më të butë dhe më të mençur.
Më donte shumë, dhe këtë dashuri e ndjeja në çdo fjalë të ngrohtë që më thoshte, në çdo buzëqeshje të qetë, në çdo herë që më dëgjonte si të isha një e rritur me zë. Kishte një kulturë të rrallë, një mënyrë të veçantë për ta përqafuar jetën, edhe pas gjithë asaj që kishte kaluar.
Sot, mungesa e tij është një boshllëk i thellë në shpirtin tim. Por kujtimi i tij, fjalët, ëmbëlsia dhe dinjiteti që mbarte do të jenë gjithmonë pjesë e imja.Unë dhe babai im do ta mbajmë përherë në zemrat tona.
Lamtumirë, gjyshi ynë i dashur i shpirtit.
Prehu në paqe.
Ti nuk ike…ti u bëre përjetësi 🤍
Autori :Gresilda Rrugeja.05.08.2025.




Burimi/Facebook/Rexhep Rrugeja


Leave a Reply