Do sundoj ta ngas vet
Do e ngas si të dua
Kush guxon e më flet
Do e hedh në përrua
A do ta hedh në hendek
Do ngas postin, si sufari
Që nget, kalën e vet
Do e marr edhe në shtëpi
Do përdorë çdo marifet
Ligji tani është imi
Edhe zyra me gjithë kolltuk
Do të pi ujë të ftoht burimi
Dhe kë të dua, do ta nduk
Kam karrike, tavolinë
Vulën me bojë ti damkos
Do të kërkoj disiplinë
Dhe çdo punë për vete do sos
Do e ngas si kalin trok
Që lë pas pluhur, tymi
Me patkoj të ti çok
Kë zë para nga yxhymi
Ligji është i shoqërisë
Po në dorë, tash kush e ka
E kam unë njeri me xhiz
Për asnjë smë vjenë gjynah
Kam ligjin e politikën
Që i dredh e i lakoj
Diktaturën dhe muzikën
I përdor kur ti qëlloj
Kush shkel ligjin
E shkelë shtetin
Shkel eprorët, shkel mbretin
Çjanë posht meje
Spys për emër
I shkel me maj
I shkel dhe me thembër
Ca ma kan zilinë
Ca kurjoz me mua janë
Unë jua bëjë qefin
Në të gjithë dynjanë!
AITORI RIZA MUÇAJ
Burimi/Facebook


Leave a Reply