Si specialistët i bujqësisë, Big Brother-in e përkufizoj kështu..
“Asnjëherë nuk mund të korrësh grurë , kur në arë ke mbjellur ferra”
Që nga 23 dhjetori, në shtëpitë shqiptare ka hyrë sërish Big Brother VIP, jo si pasqyrë e shoqërisë, por si zmadhues i asaj që kemi më keq.
Një format që pretendon “realitetin”, por qe prodhon artific, zhurmë dhe boshllëk.
Shohim personazhe pa prurje intelektuale, pa ndjeshmëri humane, pa kujtesë historike dhe pa kapacitet për dialog. Grindje të sajuara, debate pa ide, ofendime të qëllimshme, ulje të tjetrit si strategji loje.
Nga eleminimet, në lojë qëndron jo ai që mendon, por ai që bërtet. Jo ai që ndërton, por ai që shkatërron dhe largohet ai qe ka brumin e mirë të një familje të edukuar ..
Ky format nuk edukon, por çedukon. Nuk bashkon familjen rreth vlerave, por e ndan rreth banalitetit. Fëmijët mësojnë se fama vjen nga poshtërimi, të rinjtë mësojnë se suksesi fitohet me sharje e të gerthitura, ndërsa të rriturit lodhen duke e quajtur këtë “argëtim”.
Në majë të gjithë kësaj ndyrësie, kur opinioniste bëhet Monika Kryemadhi, mesazhi është i qartë. Nuk kërkohet mendim, por zhurmë. Jo analizë, por protagonizëm. Jo reflektim shoqëror, por riciklim figurash të konsumuara politikisht, që publiku e njeh më shumë për konflikt, pushtet dhe afera të pista ,sesa për ide, kulturë apo shembull qytetar, kur vetë Monika është divorcuar për ndarje pasurie me bashkëshortin e burgosur për afera të zeza.
Pra, Big Brother, ashtu siç transmetohet sot, nuk është pasqyrë e familjes shqiptare. Është laborator i degjenerimit shoqëror. Dhe çdo shoqëri që ushqehet çdo mbrëmje me antivlera, nuk duhet të habitet kur korr ferra..
Burimi/Facebook


Leave a Reply