Nga gjuha e neuroneve te inteligjnca artificiale
Truri, kjo masë e përkorë, është thesari ynë më i çmuar, burimi i mendimit, kujtimeve dhe ndjenjave që na bëjnë njerëzorë. Mendja është pasqyra ku përthyhet bota e jashtme dhe ajo e brendshme, kujtimet, shpresat, ëndrrat e brengat që formësojnë vetëdijen.
Por truri, kjo kështjellë shekullore që ka ruajtur për shekuj me radhë sekretet më të thella të qenies sonë, sot ndodhet nën trysninë e teknologjisë që kërkon ta zbërthejë. Inteligjenca artificiale, simbol i një epoke të re, përbën sfidën më të madhe për vetë inteligjencën njerëzore.
A do të vijë një ditë kur makinat inteligjente do të mund të vjedhin apo të shkarkojnë mendjen njerëzore? A do të arrijë inteligjenca artificiale të barazohet me inteligjencën tonë, apo madje ta tejkalojë atë? Në këtë udhëtim të pandalshëm drejt së ardhmes, ndoshta është koha të ndalemi për një çast, jo për të kthyer pas orën e historisë, por për të reflektuar mbi drejtimin që kemi marrë.
Njeriu duhet të mbetet jo vetëm përdorues, por edhe zot i teknologjisë që vetë ka krijuar. Vetëm kështu mund të sigurohemi se progresi do të mbetet në shërbim të njeriut, e jo njeriu në shërbim të tij.
Ps: Gati për te shkuar ne shtyp
Burimi/Facebook


Leave a Reply