Penat e Nikaj-Merturit, bashkë për librin tonë historik!
***
*TË NDERUAR STUDJUES, HISTORIANË DHE KOLEGË NGA NIKAJ MËRTURI !
Ju falenderoj nga zemra për kontributin dhe për punimet e realizuara deri tani mbi Nikaj Merturin. Ka kaluar numrin 600 numri i librave të botuara nga Ju me temat poezi, romane, histori, tekste dhe lloje të tjera librash.
Ju ftojmë në një tjetër projekt ambicioz për botimin e një libri me titull “Profile të personave me kontribute patriotike nga Nikaj Mërturi”.
Është në kufijtë e të pamundurës që një person, cilidoqoftë ai, sado i pregatitur, ta realoziojë vetë këtë vepër.
Jam i mendimit që pa paragjykime, të përfshiheni në këtë projekt ku secili të bëjë aq sa ka mundësi. Të gjith së bashku mund të arrijmë aty ku duhet.
Në këtë libër, ftoj të gjith ata që kanë dijeni dhe mundësi, të bëni profilet historike për të gjith ata persona nga Nikaj Mërturi që kanë kontribut në luftën për identitet kombëtar qysh nga viti 1700 e këtej si edhe për ata persona që kanë bërë emër si njerëz me dituri dhe veprimtari në interes të komunitetit dhe të atdheut. Ata që i dine ngjarjet, janë të lutur të bashkpunojnë me personat që mund të shkruajn gjërat që duhen.
Nuk duhet të mbetet pa u përfshirë asnjë person që ka kontribute të njohura dhe të faktuara pa u përfshirë në këtë botim.
Me keqardhje kemi vënë re se me rastin 25, 50 dhe 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë janë lënë pa u vlerësuar figura me kontribute reale dhe janë vlerësuar nganjëherë persona që nuk kanë patur ndonjë kontribut të njohur.
Jeni të lutur që të shkruani qoftë edhe dy faqe shkrim për të gjith ata persona që kanë merita dhe vepra e tyre është akoma e pa vlerësuar. Për arsye se jam larguar nga Nikaj Mërturi në moshë fare të vogël, vetëm 14 vjeç, unë nuk i di të gjith emrat e personave kontribues nga Nikajt dhe Mërturi por me ndihmën tuaj do ja dalim që në mos tërësisht, në një masë shum të madhe, do të arrijmë objektivin për të bërë të njohur botërisht kontributet e të parëve tanë.
Unë po shkruaj vetëm emrat e disave që i di por pres nga ju që kësaj liste time modeste ti shtoni edhe shum emra të tjerë për të cilët unë nuk kam dijeni. Ja disa emra që nuk ka akoma shkrime për ta në nivelin që kërkohet:
Nik Mëngja, Halit Shabani, Man Avdia, Keq Hyseni, Murat Gjoka, Mark Sokoli, Tahir Sokoli, Ndue Zeneli, Zenel Selimi, Bek Selimi, Durak Dema, Sokol Prëla (Nikprëndaj), Shytan Brahimi, Ndrec Cub Nikbibaj, Balec Gjoni, Kukel Ndou, Hysen Kurti, Kurt Mustafa, Pal Mula, Nik Leka, Razë Buçja, Shpat Uk Ramaj, Ded Ndue Ramaj, Ram Ndue Uka, Zmail Nik Kukaj, Marash Ndrec Maklekaj, Prëndush Pjeter Kukaj, Qun Kol Markokaj, Prel Mark Markokaj, Lush Hasani, Prel Mehmet Ramaj, Mark Zef Kukaj, Hajdar Tahir Bushati. Kemi një numër shum të madh personash me kontribute kombëtare edhe nga banorët Nikaj Mërturas në Kosovë dhe vende të tjera që së bashku, do arrijmë ti identifikojmë.
Këta persona kryesisht janë vrarë në luftë kundër pushtuesve por në këtë lista besoj nuk kam arritur të përfshi as një të pestën e burrave patriot nga Nikajt dhe Mërturi por besoj se së bashku do ja dalim. Ju përshëndes me përzemërsi të gjithëve.
Unë jam larguar nga Nikaj Mërturi para 56 vitesh, në moshë fare i ri dhe nuk kam njohjet e duhura për ti ditur të gjith ata burra që dhanë kontribute me karakter kombëtar dhe atdhetar në tre shekujt e fundit. Disa emra i shkrova më sipër por ata janë fare pak.
Është hera e tretë që ju drejtohem dhe ju lutem mos më zhgënjeni. Po ju kërkoj diçka për interesin e përgjithshëm dhe jo për interes personal.
Burimi/Facebook


Leave a Reply