Pas 50 vitesh martesë, një ditë e shikova gruan time dhe i thashë me pak ironi:
‘Pesëdhjetë vjet më parë kishim një shtëpi të thjeshtë, një makinë të përdorur, flinim në një divan krevat dhe kishim një televizor të vogël bardhë e zi. Por çdo natë flija pranë një 23 vjeçareje të bukur që ma mbushte jetën me energji.’
Pastaj i shtova:
‘Tani kemi një shtëpi që vlen gjysmë milioni dollarë, një makinë luksoze, një krevat të madh e të rehatshëm dhe një TV të madh me ekran të lakuar. Por fle me një grua 69-vjeçare… Ndoshta diçka nuk po funksionon siç duhet.’
Ajo më pa qetësisht, me atë zgjuarsinë që vetëm një grua me përvojë mund ta ketë, dhe më tha:
‘Shko, zemër, gjeje një 23 vjeçare shumë tërheqëse. Por sigurohu që ajo të jetë e gatshme të jetojë në një shtëpi të thjeshtë, me një makinë të përdorur, të flejë në një divan dhe të shikojë televizor bardhë e zi… Sepse nuk do të ketë asgjë tjetër nga ajo që ke sot.’
E kam kuptuar: Gratë e mençura nuk bërtasin, nuk thyejnë gjëra… ato të vendosin përballë realitetit me një klas dhe logjikë që s’e thyen dot as rinia.
Dhe po – janë thjesht të mrekullueshme.”
— Robert De Niro
Burimi/Facebook/Vatani News


Leave a Reply