Si çdo vit bëra traditën me prindërit, duke iu rezervuar një muaj pushime në qytetin e bukur dhe të freskët të Pogradecit.
Natyrisht është detyrim ti respektosh dhe t’iu tregosh që dashuria ndaj tyre është e përjetëshme. Nuk e bëra postimin për të thënë se kam bërë heroizëm apo diçka të madhe, por përmes postimit dua të jap mesazh për çdo njërin nga ne.
Ti duam dhe nderojmë ata që na lindën, na rritën, edukuan e shkolluan. Nëse nuk keni mundësinë tju rezervoni pushime, apo surpriza të tjera, të paktën thuajini një fjalë të mirë, sepse ajo fjalë është shëruese dhe qetësuese për shpirtin e tyre.
Kush i ka prindërit i pastë me jetë, kush nuk i ka i kujtoftë përjetë…!
Burimi/Facebook/Korça Report


Leave a Reply