Barbara Massing është zgjedhur sot drejtore e re e përgjithshme e Deutsche Welles. Barbara është gruaja e parë që do të drejtojë këtë institucion shumë të rëndësishëm informativ, me renome botëror.
Barbara Massing do të marrë këtë detyrë në tetor nga drejtori i tanishëm Peter Limbourg.
Barbara Massing është aktualisht drejtore e administratës, kështu që e njeh shumë mirë Deutsche Wellen.
DW transmeton në 32 gjuhë, ndër to edhe shqip që nga viti 1992. Në mbarë botën DW ka rreth 4000 gazetarë/bashkëpunëtorë, e një prej tyre jam edhe unë 😀.
Sot u tha se roli i DW pritet të forcohet, në veçanti pas shkurtimeve dhe paralajmërimeve për kufizime në Zërin e Amerikës dhe Free Europe.
Burimi/Facebook


Leave a Reply