Dihet boterisht qendrimi i shtetit, qeverise e i rregjimit komunist te Tiranes gjate periudhes 1945 -90…ku popujt arabe i quante viktima e vellezer ndersa Izraelin …shtet kriminal , agresor e xhandar nderkombetar i Amerikes ne Lindjen e Mesme…
Nderkohe qe shqiptaret si popull vetem fare pak gjera sporadike i lidhnin me arabet gjate gjithe historise se tyre kombetare e nga ana tjeter Shqiperia e shqiptaret ishin i vetmi vend e popull ne Europe qe i shpetuan e i mbrojten hebrejte nga genocidi nazist gjerman.
Shqiperia e pas 90…kurre nuk ka folur e nuk ka mbrojtur idene e nje Shteti Palestinez me te gjitha te drejtat e barazite e nje shteti aty ne rajon i cili me nje gjase te madhe do ti jepte fund konfliktit te pergjakshem izraelito – arab …por me se shumti ka mbajtur krahun e agresorit se sa te viktimes…e ketu e kam fjalen per te dyja palet ne konflikt…
Ne menyren me qesharake te mundeshme…Shqiperia me pare nxitoi te aderonte ne Ligen e Konferencen e Lidhjes Arabe se sa te antaresohej ne NATO (???)…
Shqiperia gjithashtu kurre publikisht nuk i ka denuar grupet terroriste te Hezbollahut, ISISS, Hamasit..Youthi etj…e as sponsorizimin e tyre vecmas nga Irani…sikurse kurre nuk e ka hapur gojen e te thote se perse fuqishem pas Izraelit qendron Amerika…
Shqiperia s’guxon kurre te thote nje gjysem fjale per aleancen e rrezikeshme Iran- Kine – Rusi -North Korea…
Shqiperia nuk pranon gabimin e madh …ate te strehimit te Muxhahedineve Iraniane ne Manze…dhe nuk thote dot publikisht kush dhe pse ju a solli…peshqesh.
Shqiperia u sulmua rende kibernetikisht dhe per kete fajsoi Iranin…me te cilin menjehere i nderpreu maredheniet dipllomatike.
Menjehere pas kesaj forcat policore – shteterore shqiptare nderrmoren nje aksion special represiv brenda kampit te Muxhahedineve iraniane ne Manze….(???)
Shqiperia e sotme ka dale hapur ne krah te Izraelit duke e justifikuar veten e saj se qendron ne krah te partnerit te saj historiko – strategjik…SHBA.
Por gjithashtu Shqiperia kurre se ka denuar publikisht programin e rrezikshem berthamor te Iranit…mbeshtetur nga Rusia e Kina…
Shqiperia kurre publikisht se ka denuar tragjedine e tmerreshme qe po shkakton konflikti i pergjakshem izraelito – arab nder dekada…ku jane vrare mijera e mijera njerez te pa fajshem…kryesisht gra, femije e pleq…
Shqiperia kurre se ka hapur gojen ndaj Botes arabe e vecmas ndaj Palestines qe fuqishem e publikisht eshte deklaruar kunder ceshtjes kombetare shqiptare e kunder Kosoves ne vecanti…
Edhe ndonje investim arab ne Shqiperi o lidhet me ceshtjet fetare o thjesht me qejfet personale te Sheikeve arabe te cilet per kete mjafton tu paguajne miliona politikaneve, shtetareve, qeveritareve e zyrtareve te larte shqiptare dhe gjithcka eshte ok…shembulli i Portit te Durresit…dhe no comment.
As Izraeli marre per baze ate c’ ka Shqiperia e shqiptaret bene me zemer e humanizem te rralle per popullin e tyre …nuk ka teeguar ndonje lloj mirenjohje e respekti te vecante ndaj shqiptareve …e as ka ndihmuar sic i duhej te bente e as ka kryer ndonje lloj investimi ne Shqiperi ne te mire te ketij vendi e te atij populli.
Edhe njohja e Kosoves nga Izraeli ishte me shume nxitje prej Amerikes e Presidentit Trump se sa veprim i pergjegjshem i Tel Avivit.
Une nuk e di se pse Shqiperia ngriti nje Memorial perkujtimor ne Tirane dedikuar hebrenjve…e perse Rama i meshon kaq fort ngritjes se Muzeut Hebre ne Vlore…
Sikurse nuk arrij ta kuptoj se pse Izraeli pak kohe me pare e dekoroi Ramen me nje lloj Medalje te vecante e cila llogjikisht i
takonte Shqiperise e shqiptareve e jo Edi Rames personalisht.
Une ju bej thirrje bashkeatdhetareve te mij qe te jene te qarte e te vetedijshem aq sa per te mos ngaterruar ceshtjet fetare e te besimit te tyre ( ne shumice myslimane )…me anesine ne gjithe kete c’ka po ngjet ne konfliktet ne fjale ….pasi dukshem gjithcka eshte pertej kesaj kornize…
Askush prej nesh nuk i con dot deri ne fund spjegimet e tija lidhur me dy takime pothuajse te fshehta ne Tirane te kryeministrit shqiptar Rama me …perfaqesues te sherbimit sekret izraelit…e me drejtues te larte te shtetit Palestinez.
E pra me gjithe kete kokofoni e rrumpalle tipike anormale shqiptare gjithkush prej nesh ka te drejten morale te pyese po publikisht…me ke eshte e cilen ane mban Shqiperia me kete rast…dhe pse …me ke duhet te jete dhe perse ….cili qendrim eshte ne te mire te Shqiperise e te popullit shqiptar …dhe perse .
Kaq mjafton.
A.D.R
Burimi/Facebook


Leave a Reply