Mësuese në rruget tonaLutje kushtuar Virgjëres Mari
O Virgjër e lavderuar, ne në vete bartim dëshira të mëdha. Duam të jetojmë për Krishtin, ty të drejtohemi, mësuese më e sigurta në rruget tona. Na ndihmo që të ngadhnjejm mbi deshpërimin, të jemi më të fortë mbi çdo gjë që na duket se na sulmon. Jeta jonë e përditshme është e ndryshme sikurse janë të ndryshme në vende tona qendrimet ndaj teje.
Na ndihmo që të jemi vetvetja. Ty ta kushtojmë qenien tonë që është i nënshtruar kercnimeve të jashtme dhe të brendshme, na shëro nga mëkati dhe ligështitë, na liro nga disfata dhe gabimet.
Na mbro nga përbuzja ndaj jetës dhe nga çdo gjë që rrezikon shëndetin dhe jetën. Na mbro nga vetmia që nuk është fryt i zgjedhjes sonë, mos të shëndrrohet kurrë në deshpërim.
Po t’i paraqes edhe të gjithë ata që luftojnë për punësim, për ata pa shtepi dhe që kanë frikë për të ardhmen. Na ndihmo që ta shpetojmë botën dhe vetveten nga dhuna dhe të gjitha format e totalitarizmit bashkohor.
Shën Gjon Pali II papë
Miq të dashur, të gjithëve ju urojë një ditë të mirë dhe fundjavë të mirë. Le t’ju përcjell Zoti me hire dhe bekime të veta kudo që jeni e kahdo që shkoni.
Misionari juaj
Don Marjani
Burimi/Facebook


Leave a Reply