Një poemë për kohën që po e jetojmë, shqetësimet të cilat kursesi nuk më lënë të qetë.
S’KA MË KEQ SE TA PËRBUZËSh VETVETEN
Stinët e vitit, vijnë dhe shkojnë hiç pa u hetuar
Viti nga ditët mbushet, pas tij vjen i riu
Dimër e verë pa u fikur dhe pa u harxhuar
Digjet. Eh, seç po digjet më kot dhe qiriu!
Shkrihet i ngrati, soset dhe përsëri ndizet
Për t’i bërë dritë asaj që thirret gjuhë biblike
Qysh s’e ndër njrëz ylli rra, a Fjala hidhet
E bukura, e ëmbla, ti moj Gjuha Shqipe
Ylli i yt, kurrën e kurrës, nuk do të fiket.
Po ti dreq i mallkuar, ti laneti i zi
Përse po e përbuz sot vetveten
Kujt i shërben me kët’ demagogji
Ujin e burimit tonë në cilin mulli e çon?
Jo, nuk e fsheh dot më ti të vërtetën
Sepse, e vërteta tani është me ne, ajo jeton
Ajo shihet edhe prapa perdes sate të injorancës
Që, ti akoma nga orienti e mba të lëshuar
Oh, ti i gjori! Mjerrani i kohës moderne
A s’e di se Dielli edhe pse në lindje zgjohet
Prapëseprapë ai ik n’perëndim për të pushuar?!
Dhe nga atje rrezaton fuqishëm që jeta të jetohet
Edhe perden tënde falso, e tejshpon mjaft lehtë.
Jo, kurrë nuk thahet një lumëbardhë i thellë
Që burimin e vet e ka tek mendja e ndritur
Vjen prej asaj mendje të kulluar e të shëndoshë
Të një kombi të fortë, të cilin koha nuk e zhbëri
Edhe pse kalvari i vuajtjeve të tija përgjatë historisë
Ishte i llahtarshëm, përbinte gjithçka që para i dilte
Vuajtjet i vinin nga padrejtësitë e bëra para e pas shpine
Herë herë nga të huajt e ndonjëherë nga dalja prej hullisë
Megjithatë, ai mbeti të dëshmojë për njerëzinë e lashtësinë
Dhe që, brez pas brezi, n’rreze t’arta të rritet e t’kalitet
Gjithmonë zemra dhe shpirtit i tij, dritë ka shndritur
N’rrjedha lumenjsh, pa mbarim, të dijes e të mirësisë
Që i kanë ujitur këto troje të stërgjyshve skeptërmbajtës
E ti sot, kot e ke, bashkë me pronarët e injorancës sate
Sepse, ti dhe ata, nuk ma zini dot Diellin tim me shoshë
Ai diell më ka ngrohur, më ngrohë dhe do të më ngrohë
Përderisa të jetë jeta dhe t’mos jetë sosur e imja moshë
E cila ka lindur me kohën, dhe vazhdon të jetojë në kohë.
Pra ky lumë i thellë, i gjakut të Arbrit, i gjakut blu
Ky lumë djerse, ky lumë lotësh që si flakë djegin
E që rrjedhin me mija vjet bashkë, hiç pa u nda
Duke e lagur gjithçka që i mba e që e prekin
Dhe prapëseprapë bien në tokën e Arbnit
Shndërrohen në lumë njerzish, në lumë fjalësh
Që pastaj të derdhen në lumë letrash, qysh moti
I cili lumë pellgon vrullshëm kah deti i lashtësisë
Palëkundshëm mëton të shkojë drejt përjetësisë.
Pra, nuk ka mundësi të thahet, asesi, ky lumë fjalësh
I gjuhës sonë, kjo fatbardhësi si inxhi, sot e për mot
E cila në vetvete ka përshëndetjen më sublime që ekziston
Ndër gjuhët e gjalla, të cilat sot i flet njerëzia
Me thënien e lashtë, madje hyjnore,“Tu-ngjat-jeta”
Pra, jetën mund të ta zgjatë veçse i Lumi Zot
Dhe në çdo gjuhë tjetër, respekt edhe për ato
Por “Tungjatjetën” e gjuhës shqipe, o shqiptar!
Me asnjë përshëndetje tjetër, ti, kurrë mos e ndërro!
Edhe pse këtë, me të madhe, e dëshirojnë ca trutharë,
Disa çanaklëpirës e do të mjerë që veçse puthin dorë
Dhe ca që veshin done në vend të pantallonave
E ca të tjerë, me leshrat lëshuar fytyrës sikurse xhindë
Të parët të ndërlidhur me veprimet e milingonave
A tjerët të hareshëm si të lageshin n’lumin Ind
Dhe, në gjuhë të huaj, fortë, të përshëndesin
Madje duke e vënë dorën bile dhe në zemër
E duke u përkulur paturpësisht si të jenë haxhi
Në fakt, janë më tepër se makutë, dallaveraxhinj
Ndonëse hiqen si t’jenë fetarë të devotshëm
Por në vetvete nuk kanë as më të voglin besim
Edhe jetën e tyre, n’përbuzje, e bëjnë me dyshim
Pra, ata dallkaukët, zhvillimin e popullit të vet
Për jetë të jetëve, kurrë nuk mund ta ndërpresin
Kursesi nuk mund bile as dhe ta pengojnë
Këtë gjuhë hyjnore, të bekuar dhe nga vetë Zoti
Vetëm se si tradhëtarë ata të gjithë do të vdesin
Të përbuzur, si nga i imi, njashtu dhe nga i joti.
Dhe aq më tepër, për do që rrahin gjoks mejdanit
E pëllasin pandalur, institucioneve shkollore e fetare
Me pandërgjegjshmërinë e tyre ma të madhe
S’e na qenkan madje edhe të shkolluar bylmesat
Fatkeqësisht, mendjen e tyre e kanë të turbulluar
Dhe si po veprojnë sot, druhem se mund tu kullohet?
Ngase injoranca e tyre, veç po rritet e po shtohet
Kështu si e kanë nisur ata, do të ngelin të vetmuar
Njësoj si këndesat majë plehut duke kënduar.
Dhe ju, njerzit me idiotizmin e klasit të parë
Që e keni shitur tepër lirë shpirtin tuaj
Edhe ashtu të varfër dhe pa ndershmëri
Tek të tjerët, tek arabët e zi, pranse këtu
Këtu në këtë vend të bekuar por edhe të sharë
I keni arabët tuaj të bardhë bile me qindra mij
Edhe pse u shitët për një strajcë tagji
Mos haroni, ore të ngaratë, se jeni shqiptarë!
Edhe pse zemrat ua kanë shpuar tejpërtej
Mandej radhitur në pe sikurse rruazat në tespihe
Perëndia u dashti dhe u krijoi si shqiptarë
Me kulturën, gjuhën dhe zakonet e të parit
Ti sot, vetëm për atë tagjinë e ëmbël tënde
Identitet, kulturë, doke dhe gjuhë të Nënës Loke
Të kombit tënd të mençur, ti, keq i nëpërkëmbe
Por, mos haro! Ti Shpirtëshitës, zemërbosh
Jezit, plëngprishës, shkatërrues vlerash, ti kodosh
Se ata që tradhëtojnë dhe përbuzin vetveten
Asnjëherë nuk mund ta kenë të lumtur jetën
Madje edhe krijuesi që vetë ata i krijoi
Pikërisht mu këtu në këtë vend
Dhe kështu sikurse edhe ti që më je
As ai, ndryshe nga ky realitet, nuk i do
Po nuk ndryshove,tani dhe vetëm tani
Ti do të mbetesh një njollë e pashlyer
Që, karakterin dhe ndërgjegjen e vet
I ka shkarravitur edhe keq i ka përlyer
Shndërruar në një si fluskë sapuni i ka
Me të cilën nuk mund të lahet llumi
Sepse ajo nuk vlen për hiç gjë! Pa çka?
Dhe nu theftë apo më dysh të çahet
Nga kolona e pestë, pa dashje të ndahet
Me do tjerë, nga soji i yt, e zëvendësojnë
As që ndjejnë dhembje e as që lotojnë
Për do gogla që radhiten në varg-kurorë
Dhe sa herë që tu teket i heqin me dorë
Plugu i tyre lëvron vetëm ndër të huajat ara
Tërhiqet nga qetë e huaj, zënur në zgjedhë
Mbjelljen që e bëjnë ata, të keqen e ka te fara
Prandaj për ata, është vetëm se e një rëndësie
Ta kenë numrin e plotësuar në atë varg
Të zemrave gogël, që hiqen nëpër tespihe.
Më mirë është pra, ta pranosh kryqimin tënd
Për të vetmen arsye, sepse kauzën tënde ti e duash
Gjithmonë ta thuash të vërtetën dhe vetëm të vërtetën
Madje edhe po të të kërkohet ty, kurdoqoftë
Që ta sakrifikosh, për të vërtetën, edhe jetën tënde
Vetëm e vetëm identitetin tënd kombëtar ta ruajsh
Ti, bëre atë bile me mburrje, do të jeshë lavdimadh
Sesa të kënaqesh në mbllaçitje të asaj tagjie, me ëndje
Të asaj tagjie helmuese, që të huajt ta japin
Do mendjelehtë që sytë e tyre i kanë dritëerrët
Dhe që të futën ty rrugëve qorre, pa shteg e pa krye
Ta përhapësh paturpësisht, në mes të ditës, gënjeshtrën
Kështu, gjithçka në jetë për së mbrapshti ti e ke kthye’.
Pra, shqiptar, ti mirë mendo, kujto e vepro!
Se, kurrën kurrës, nuk të prishi punë konfesioni
Ti ke veç një gjuhë, një atdhe, me tri fe shqiptari
Të tria bashkë japin dhe marrin, jo si të huaj
Sepse, një ishte dhe i tillë vazhdon të mbetet kroi
Ku ti, por edhe unë, në gjuhën shqipe etjen e shuaj
Me këmbëngulje amanetin e stërgjyshërve e mbaj
Dem baba dem, ashtu sikurse na e la Ati jonë, i pari
Njashtu po të them ta mbashë në zemër, edhe ti, or daj’!
© Kasam ShAQIRVELA
Per”Alba – DAnsk” Shkodrani
Leave a Reply