Me lejoni qe nepermjet ketij mesazhi tju uroj te gjitha nenave,motra e grate shqiptare,ane e mbane botes, ku ata jetojne e punojne dhe edukojne femijet e tyre me frymen e dashurise per njeri – tjetrin e per vendin e gjuhen e paster shqipe,me rastin e festes se tyre ,8 Marsin.
Mbretrofte paqja, lumturia e harmonia gjithmone ne shtepijat tuaja.
8 marsi është dita ndërkombëtare e grave.
Kjo ditë festohet në shumë vende të botës. Dita ndërkombëtare e grave është historia e grave të zakonshme që kanë bërë histori. Kjo ditë është rrënjosur ,si luftë shekullore e grave për të marrë pjesë në shoqëri në nivel të barabartë me burrat. Ideja e ditës ndërkombëtare të grave erdhi në fillim të shekullit 20 që në botën e industrializuar si pjesë e zgjerimit, rritjes së popullsisë dhe ideologjive radikale. Ndaj sot ne kete dite ne te gjithe nderojme punen e tyre te madhe ne edukimin dhe ecurine per pregatitjen e nje brezi te ri me vitytet me te mira per te ecur perpara ne rrugen e veshtire te jetes.Te kujtojme sakrificat e tyre.Te tregojme me shume respekt per punen e vepren e tyre.
Viti 1910 përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 Marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin, të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagën të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, ku vendosën që çdo vit 8 Marsi të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave. Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
Ndaj te nderuara nena,motra e gra shqiptare,ne te gjithe krenohemi me ju,me punen tuaj,me dashurine qe rritni femijet tuaj.Nje respekt te vecante per te gjitha ato nena,motra e gra shqiptare,qe vuajten peshen e rende e persekutimin ,gjate perudhes se luftes ne Kosove,qe ishin perkrah bashkeshorteve e vellezerve te tyre ,ne kete lufte,per te mbrojtur token e te parve te tyre.Ne kete lufte ato treguan nje shembull te pa shoq,ndaj nje respekt e perulje para tyre.
Te kujtojme per nje moment te gjitha ato nena qe sot jetojne ne peshen e rende te varferise e qe duhet te kthejme koken edhe nga ato.Sot ne Kosove ka shume nena ,qe po rritin femijet e tyre,ne kushte shume te veshtira,ndaj eshte mire qe te jemi perkrah tyre,per te dhene mundesi dhe atyre,qe humben bashkeshortet ne ate lufte,te rrisin femijet e tyre.
Ndaj me shume respekt e kujdes per to.
Nene!
Kete emer te shtrenjte e ndjej prane ne cdo hap te jetes. Ky emer dy rrokesh por madhor shkrin akullin. Kjo qenie e mrekullueshme i jep jete cdo shpirti. Nene,pranvere e zemres te cdo femije.Prania e saj me mbush me jete,gjalleri,drite e shprese. Me dha jeten te jetoj,me dha bekimin qe jeten ta gezoj.Mbeshtetem ne krahet dhe gjoksin e saj dhe ndjej zemren qe i rreh fort.Nene,thesar i cdo zemre,gjeja me e cmuar,pasqyra ku mund te shohesh gabimet. Kjo fjale eshte shkruar ne shpirtin tim,kjo fjale troket ne zemer,dhe eshte nje strehez ku mund te mbrohesh nga rreziqet e jetes. Sa here qe sjell ndermend apo shqiptoj fjalen NENE, mbushem me gezim e dashuri. Nje fjale e embel,nje perkedhelie e lehte,nje perqafimin i saj do me bente njeriun me te lumtur ne bote,do me jepte krahe te fluturoja. Jo kurre s’mund ta harroj imazhin e buzeqeshjes se saj te embel i cili me qendron gjithmone para syve.Nuk mund ti harroj duart e saj qe me perkedhelin lehte si puhiza e nje flladi pranveror. Fjala e nenes me jep shprese,me cel dyert e jetes.NENE,sa bukur tingellon kjo fjale. Drite e cdo shpirti,ndjenje e cdo zemre:”Te dua nene”.
Edhe njehere gezuar 8 marsin festen tuaj te nderuara nena,motra e grate shqiptare,gezuar!
Luigj Shkodrani
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply