Ditën e djeshme u bë e ditur se u nda nga jeta një nga stilistët më të famshëm në botë, Karl Lagerfeld.
Lagerfeld ndërroi jetë në një spital në Paris, si pasojë e problemeve të rënda shëndetësore.
Mirëpo një nga pyetjet që po shtrohet është se kush do e trashëgoj pasurinë e tij prej 96 milionë paundësh?
Siç dihet stilisti nuk ka fëmijë dhe kishte një dashuri dhe marrëdhënie të jashtëzakonshme për macen e tij, Choupette, të cilës mendohet se do t`i shkojë një pjesë e madhe e pasurisë.
Pak kohë më parë, kur stilisti u pyet se a do t’ia trashëgonte maces së tij pasurinë, Lagerfeld u përgjigj:
“Një pjesë, po. Mos u shqetësoni ka për të gjithë”.
Stilisti ia kishte marrë macen modelit Baptiste Giabiconi, që në vitin 2011 dhe është shprehur se e ka dashur që në momentin e parë që e ka parë. “Nuk mendoja kurrë se mund të bija në dashuri me një mace”, -ka thënë ai. Giabiconi ia kishte lënë macen stilistit për pak kohë pasi do të shkonte me pushime dhe kur ishte kthyer, Lagerfeld i kishte thënë “më fal, por do ta mbaj unë”.
Macja e stilistit ka edhe profilet e saj në rrjetet sociale dhe ka pozuar me shumë personazhe të famshëm, madje ajo ka dalë edhe në kopertinën e Vogue me modelen Gisele Bundchen.
Choupette ka dhomën e saj, një iPad personal, udhëton me avion privat dhe transportohet me çanta Louis Vuitton.
http://shekulli.com.al
Leave a Reply