Në Meshën e ditës së parë të Vitit, Papa Benedikti bëri thirrje për paqe në botë dhe dënoi pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve.
Papa foli kundër asaj që e quajti “kapitalizëm i parregullt financiar” gjatë meshës në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, duke shënuar ditën botërore të paqes për kishën.
Mes udhëheqësve të tjerë botërorë të cilët uruan ditën e parë të vitit të ri ishin edhe presidenti rus Vladimir Putin. Ai i nxiti rusët që të punojnë së bashku, “të ecin me besim përpara”, për t’u bërë ballë sfidave në vitin 2013.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha në një dalje të papritur në televizion se një çështje e rëndësishme e këtij vit do të jetë shmangia e përplasjeve mes vendit të tij dhe Koresë së Jugut. Ai foli edhe për ndërtimin e ekonomisë së vendit të tij.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply