Horoskopi komplet në Dashuri, Shëndet, Punë, Para dhe Këshilla për vitin 2013
DASHI 2013
DASHURIA
Tremujori i parë:
Katër yjet do të formojnë gjatë kësaj periode konfigurime të rralla dhe të favorshme. Shumicës nga ju do t’i premtoi një jetë dashurie intensive, për të vetmuarit një mundësi serioze takimi. Por kini kujdes, të gjitha këto yje do të jenë në konflikt me yje të tjera. Pra, mund të ketë disa trazira pasioni, e sigurt, por edhe zgjedhje të vështira.
Tremujori i dytë:
Venusi do të shkëlqejë në dashurinë tuaj, sidomos në fillim të kësaj periudhe, ai do të ketë përkrahjen e Jupiterit, planeti i fatit. Është mjaft e mundshme që në këtë periudhë të shënohet një takim shumë i rëndësishëm për të vetmuarit. Nëse ju jetoni në çift, Venusi gjithashtu do të jetë i favorshëm, por duhet të kihet kujdes që të mos i shfaqni disponimin tuaj partnerit për shkak të ndikimit që vjen nga kundërshtimi Saturn-Pluton: nuk do të jetë për asgjë, mos e merrni atë për kokë turku!
Tremujori i tretë:
Venusi do të ndikojë pozitivisht në sektorin tuaj të dashurisë. Ju do të jeni në vend të parë për t’i gëzuar favoret e tij. Do t’ju ndihmojë për t’u lidhur edhe më shumë me bashkëshortin apo partnerin tuaj. Qielli do të jetë veçanërisht i favorshëm në këtë periudhë, nëse ju jeni të vetmuar: do të ketë një takim emocionues, që mund të ju shkaktojë lindjen e një dashurie të re.
Tremujori i katërt:
Venusi do të jetë shumë i favorshëm në anën e dashurisë. Kjo në masë të madhe do të shtojë sharmin tuaj dhe duke ju fryrë dëshira të prapta. Sigurisht, si çdo yll tjetër nuk do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e lidhur me jetën tuaj sentimentale, ju nuk duhet të prisni ngjarjet spektakolare në këtë fushë. Jo, ajo që ju pret, do të jetë thjesht një periudhë e shënuar me ndjeshmëri në qoftë se ju jeni të lidhur tashmë apo një humor i pasionuar dhe aventuresk, nëse ju jeni i vetmuar.
PUNA
Tremujori i parë:
Këtë herë, ju mund të lëvizni përpara në biznesin tuaj. Ata që nga ju kanë qenë kohëve të fundit të durueshëm para të gjitha pengesave në fund do të shohin që qielli do të kthjellët. Projektet tuaja do të jenë në rritje, dhe ju do t’i gëzoni ato menjëherë. Vetëm fillestarët ku puna e tyre është e lidhur me vendet e jashtme, qoftë në financa, gjuhë, tregti apo udhëtim etj. mund të përjetojnë disa vështirësi, por të keni durim edhe në këtë rast, shqetësimet e tyre nuk do të jënë të gjata.
Tremujori i dytë:
Jupiteri dhe Urani në qiellin tuaj me siguri do të ju shtyjnë juve për të përmirësuar situatën tuaj të punës. Por topi është në fushën tuaj: ju, dhe vetëm ju, të vendosni për ndryshimet e mundshme. Kini kujdes: rastësia do të ju mundësojë që të takoheni me njerëz që do të zgjerojnë interesat tuaja dhe me të cilët është e mundur për të vënë diçka të re dhe interesante në këmbë.
Tremujori i tretë:
Marsi do të shtojë shpirtin tuaj konkurrues, por megjithatë mund që të ju bëjë agresiv. Marrëdhëniet tuaja me kolegët mund të jetë pak të tensionuara, dhe kjo është vetëm një shkëndijë për ndezur zjarrin. Kujdes edhe nga impulsiviteti i juaj, që do të ju shtyjë për të marrë vendime nga një trill ose befas të ndryshoni drejtimin pa asnjë arsye të dukshme. Megjithatë, në qoftë se ju kujdeseni për të kanalizuar energjinë drejt qëllimeve pozitive, më saktë, ju do të realizoni një punë të shkëlqyer.
Tremujori i katërt:
Mos humbisni kohë! Ju do të mobilizoni gjithë energjinë tuaj dhe ju do të bëni një plan të madh dhe një betejë për të arritur qëllimet tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe shumë shpejt do të korrni frutat nga përpjekjeve e tuaja. Ju do të arrini promovimin e shumëpritur, ose në qoftë se ju ushtroni një profesion të pavarur, ju do të tregoni një guxim të habitshëm duke arritur një fuqi absolute.
SHËNDETI
Tremujori i parë:
Të gjithë treguesit qiellor që lidhen me shëndetin këtë herë do të jenë të favorshëm për ju. Yjet e vitalitetit dhe të dinamizmit – Dielli, Marsi dhe Urani – të gjithë do të vendosen mirë. Kështu që ju mund të përfitoni njësoj si nga ana fizike ashtu edhe morale. Në qoftë se ju vuani nga një sëmundje kronike, këto ndikime të bukura qiellore duhet të rezultojnë me një stabilizim apo edhe për disa, një përmirësim, ndoshta për shkak të një trajtimi të ri.
Tremujori i dytë:
Tendenca do të jetë për të ruajtur harmoninë dhe një shëndet të mirë në përgjithësi. Ndryshoni ritmin, edhe në qoftë se energjia juaj është duke ju ndihmuar për të kapërcyer vështirësitë e ndryshme. Bëni një program shëndeti dhe moderoni stilin e jetës tuaj. Kjo do të shmang shqetësimet dhe do të përfitoni më mirë nga vitaliteti juaj.
Tremujori i tretë:
Nëse ju jeni nga dekani i parë, mëlçia e juaj dhe sistemi i frymëmarrjes mund të jenë të rrezikuara. Gjithçka varet natyrisht nga mosha juaj dhe stili i jetës suaj. Më shumë se kurrë, merrni oksigjen mirë dhe refuzoni çdo abuzim. Praktikoni nganjëherë agjërimin, shmangni stimulues si duhani, alkooli dhe kafeja, të cilat mund të ju çekulibrojnë për një kohë të gjatë. Personat nga dekanët e tjerë do të ndiehen mirë aq sa do të jetë e mundur.
Tremujori i katërt:
Kursehuni nga thika dhe piruni juaj! Edhe në qoftë se ju nuk jeni absolutisht i bindur, dieta luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të mirë. Dhe, duke e tepruar në të ngrënë shumë dhe pije, ju mund të përjetoni disa probleme. Pa u bërë një asket, të paktën të përpiqeni të kufizoni sasinë e ushqimit dhe të reduktoni yndyrën dhe gjërat e sheqerosura. Por kjo nuk do të ju ndalojë të përfitoni, me shije, kënaqësitë e tavolinës!
PARAJA
Tremujori i parë:
Ju do të jenë në gjendje të merreni efektivisht me problemet tuaja financiare. Është e vërtetë që ju do të mbani një qëndrim të arsyeshëm dhe do të jeni i gatshëm për të bërë përsëri disa shpenzime të panevojshme, nëse rrethanat e kërkojnë. Gjithashtu është momenti i duhur për të bërë investime afatgjata. Ndërsa për ata që janë të shqetësuar me çështjen e daljes në pension, mund të gjenden zgjidhje interesante.
Tremujori i dytë:
Nga ana financiare, ju nuk do të keni të drejtë për të bërë gabime. Duhet bile që të jeni të kujdesshëm në mënyrë të skajshme.
Në fakt, komplikimet mund të vonojnë rrjedhjen e parave të gatshme në të cilat ju llogaritni absolutisht, ose do të bëni shpenzime të papritura. Në çdo rast, duhet të shmangni sa më shumë që të jetë e mundur marrja hua ose kredi. Dhe jepni vetes një rregull: të mos shpenzoni më shumë sesa ajo që keni në llogarinë tuaj bankare!
Kjo do të jetë mënyra më e mirë për të shmangur problemet.
Tremujori i tretë:
Jupiteri do të rrisë ndjeshëm burimet tuaja. Transit i tij mund të korrespondojë me rrjedhjen e parave. Por, meqë ai shpesh luan në të ardhurat që nuk varen drejtpërdrejt nga puna juaj personale, në disa raste mund tregojë premtim ose ardhje të një trashëgimi, një bursë ose përmirësimin e një pensioni.Ai gjithashtu favorizon të ardhura nga bursa. Së fundi, ndërmarrjet e krijuara nën kujdesin e tij do të provojnë fitime në planet monetare.
Tremujori i katërt:
Ndikimet e mira astrale normalisht do t’i qasen kësaj periudhe pa shumë vështirësi. Por ju duhet të keni kujdes nga aspekt e këqija të Marsit dhe Saturnit, të cilët përkohësisht ndikojnë në ekuilibrin tuaj buxhetor. Parashihet jë shpenzim i madh dhe i papritura për shtëpinë tuaj apo makinën tuaj.
KËSHILLA PËR KËTË VIT
Çdo vit, konfigurimi i përgjithshëm planetar shfaq një aspekt të jetës tuaj. Këtë herë, do të ndikojë në sektorët që lidhen me të holla. Bilanci juaj financiar do të zë vend shpesh në këtë fazë.
Ju do të bënit mirë për të përfituar nga ky ndikim astral që të organizoni buxhetin tuaj në mënyrë afatgjate. Mos nxitoni, ju do të keni disa muaj për të vepruar. Por mos pritni deri dhjetor për vendimet të mëdha financiare si blerje, huazim apo investim!
Dëgjoni më shumë zemrën tuaj në vend të të menduarit të vazhdueshëm. Është zemra dhe jo mendja juaj që do të jetë udhëzues i mirë. Në të vërtetë, “arsyeja mund të na paralajmërojë se çfarë duhet shmangur, zemra vetëm na tregon se çfarë duhet të bëjmë” (Joubert). Mos kini frikë të jeni më pak trunor kohë pas kohe.
DEMI 2013
DASHURIA
Tremujori i parë:
Dielli dhe Jupiteri në dukje duket se do të ju sjellin finalizim në një dashuri. Por kini kujdes në katrorin mes Jupiterit dhe Plutonit, i cili mund të shkaktojë një krizë për çiftet e trazuara. Kërkesat tuaja në të vërtetë mund të hynë në konflikt me ato të partnerit tuaj. Nëse marrëdhënia juaj është e fortë, Jupiteri dhe Plutoni nuk do të jenë në gjendje për të arritur te ju. Të vetmuar kujdes: ju mund të digjeni për dikë që shumë shpejt do t’ju zhgënjej!
Tremujori i dytë:
Në dukje me Jupiterin, ju do të menaxhoni një atmosferë që është edhe e ngrohtë por edhe miqësore në jetën tuaj të martuar. Por të jeni të kujdesshëm, sepse faktorët e jashtëm mund të kontribuojnë për të destabilizuar marrëdhënien tuaj, dhe ju duhet të bëni çdo përpjekje për ballë me personin që ndani jetën së bashku. Së bashku, më mirë do t’i rezistoni sulmeve. Të vetmuar, dashuria e vërtetë këtë herë do të bëjë bujë në jetën tuaj.
Tremujori i tretë:
Atmosfera e jetës tuaj të martuar do të jetë e gëzuar, e lumtur, dhe ju mund të gëzoni momentet e kënaqësisë së pastër dhe relaksim me bashkëshortin tuaj apo partnerin. Të vetmuar, ju do të jeni shumë selektiv dhe do të ju tërheqin aventura të shkurtëra më pak se zakonisht. Por një takim që mund të transformojë jetën tuaj mund të ndodhin gjatë kësaj periudhe.
Tremujori i katërt:
Rroftë rehatia! Po, ju do të jeni i përgatitur në këtë kohë për të mbyllur sytë ndaj dobësive të bashkëshortit tuaj ose partnerit. Mjafton të themi se atmosfera e jetës tuaj në çift do të ndjehet shumë e favorshme. Sidomos që ju do të bëni shumë projekte së bashku me njëri-tjetrin, në mënyrë që të rritet lidhja mes ju dyve. Nëse ju jeni të lirë, do të dëshironi të përfitoni nga kjo, nuk do keni asnjë nguti për t’u rregulluar. Dhe do të jetoni momentet romantike të shijshme.
PUNA
Tremujori i parë:
Neptuni do të jetë në dukje harmonik. Kjo do të thotë se mjegulla në të cilën ju lundroni do të zhduket. Ju do të mundeni që në punën tuaj, të shihni më qartë, të bëni zgjedhje specifike dhe pozitive. Ju do t’i keni të gjitha kartat për të përmirësuar pozicionin tuaj apo edhe nëse ju dëshironi që të ndryshoni tërësisht sektorin e aktivitetit.
Tremujori i dytë:
Nën mbështetjen e Merkurit në planin profesional, ju do e dini qartë se çfarë dëshironi dhe do t’ju jepet mundësia për tï fituar ato.Do jeni i lirë për të lëvizur me ritmin tuaj dhe në konkretizimin e projekteve që janë të rëndësishme për ju. Nëse jeni i papunë, pa dyshim këtë herë do të gjeni një punë.
Tremujori i tretë:
Asnjë planet nuk do të zë fushën e sektorit të punës, nuk do të ketë ngjarje të rëndësishme për të raportuar nga kjo anë. Mos mendoni për aq kohë se do jeni në pushime. Ju do të përpiqeni në këtë periudhë qetësie relative për të ndërtuar dhe për të forcuar pozicionin tuaj. Ngadalë por të sigurt, ju do të merrni një vend në fushën tuaj. Profesionalizmin dhe përkushtimi i juaj nuk do të shkojnë pa u vënë re. Ju do të kërkoheni edhe për aftësitë tuaja analitike.
Tremujori i katërt:
Me këtë dukje të planetit Uran, është koha për të sjellë dritë në jetën tuaj të punës dhe për t’a përmirësuar atë si dhe për të lehtësuar zhvillimin e duhur të projekteve tuaja. Mos të keni frikë: “Lypni dhe do të merrni, kërkoni dhe do të gjeni, trokitni dhe dera do të hapet” (Ungjilli).
SHËNDETI
Tremujori i parë:
Ndikimet shumë pozitive qiellore që prekin në këto momente shenjën tuaj të lindjes do të konsolidojnë efektin e rezistencës fizike dhe të ekuilibrit mendor. Është e vërtetë, Marsi gjatë kësaj kohe të ju ngreh majat e nervozizmit apo faza të shkurtra apatie, por menjëherë mjeshtri i energjisë do të rinis marshimin dhe do të lidhet me shenjën tuaj. Rezultati: një dinamizëm që të lë pa frymë!
Tremujori i dytë:
Këtë herë, ju mund të jeni në maje të larta të vitalitetit. Si një bonus, do të shfaqni një moral të lartë, një element i rëndësishëm për të ju ndihmuar që të keni një formë të mirë, ose të shëroheni më shpejt nëse keni shqetësime me shëndetin. Përveç kësaj, çrregullimet e tretjes me të cilat ju jeni i ekspozuar mund të jenë në rënie.
Tremujori i tretë:
Bilanci më i mirë fizik dhe nervor në parim do të jetë në këtë kohë. Ata nga ju të cilët kanë përjetuar momente të lodhjes apo hipertensionit, ose pagjumësi dhe dhimbje barku, do të rifitojnë shëndetin e mirë të tyre. Sistemi i juaj imunitar do të forcohet, dhe këtë herë nuk do të jetë viktim e viruseve apo mikrobeve. Merrni përparësi nga përmirësimi i shëndetit tuaj për një dietë apo me marrje sporti.
Tremujori i katërt:
Duke shpërthyer nga dinamika dhe vitaliteti, ju do të manifestoni, përveç kësaj, një durim të shquar. Ju do t’i shumoni aktivitetet e çdo lloji, dhe nuk do të ndjeheni më shumë të lodhur. Përveç kësaj, çrregullimet e qarkullimit të gjakut do të jetë në rënie të konsiderueshme. Por të keni kujdes si problem i mundshëm të jetë ulcera gastrike, si dhe rreziku i helmimit me ushqim.
PARAJA
Tremujori i parë:
Më shumë se kurrë të keni kujdes në sektorin financiar afatgjatë. Kështu, të shmangni operacionet e rrezikshme, por në qoftë se ju keni disa kursime, bëni investime të sigurta.Ndikimi i Saturnit do të ju inkurajoj që të mendoni më shumë rreth të ardhmes suaj materiale.Kjo do të jetë koha e duhur që të regjistroheni në sigurimin e jetës ose të hapni një konto kursimi të daljes në pension.
Tremujori i dytë:
Maturia në fushën materiale nuk ka qenë kurrë cilësi e juaj dominuese dhe nuk është koha që do të fillojë! Për fat të mirë, ju mbaheni për të marrë rreziqe të tepërta, që të angazhoheni në operacionet të papërgatitura ose të rastësishme. Pra, ju do të jeni në gjendje të rritni burimet dhe të përmirësoni fuqinë tuaj të blerjes. Sidomos kur ju keni një dhunti për të gjetur afera të medha.
Tremujori i tretë:
Në fillim të periudhës, një problem financiar mund të ju shqetësojnë pak. Por në fund të periudhës do t’a shihni problemin tuaja zgjidhur. Shmangni gjithsesi projektet utopike, mbani këmbët në tokë dhe mos mbivlerësoni aftësitë tuaja dhe as të tjerëve gjithashtu. Miqësitë do të jenë shumë të rëndësishme në arritjen e planeve tuaja financiare, të jeni i vetëdijshëm në mënyrën se si silleni.
Tremujori i katërt:
Mundësi e mirë materiale! Në fakt, ju do të jeni i favorizuar nga rrethanat, dhe mund të bëheni shumë i suksesshëm. Ju do të jeni në gjendje sidomos për të vazhduar me blerje dhe shitje të pasurive të patundshme në kushte veçanërisht të favorshme.
KËSHILLA PËR KËTË VIT
• Për t’i gëzuar ndikimet e mira të vitit dhe për t’i minimizuar ndikimet më të vështira, të keni parasysh konfigurimin e përgjithshëm planetar. Kjo do të ndikojë veçanarisht në fushën e dashurisë.Duhet t’i jepet një rëndësi e madhe marrëdhënieve që do të keni me të tjerët, sidomos në dashuri. Mundohuni të mos lënë pas dore interesat tuaja, siç keni tendencë për t’a bërë. Por në të njëjtën kohë përpiquni të respektoni të tjerët. Në qoftë se arrini të gjeni një ekuilibër, do të dilni i fituar!
• Përcillni sjelljen tuaj shumë herë të tepruar, dhe mos harroni të mbroni reputacionin tuaj me diplomaci të madhe dhe me një maturi të madhe. Kujdes nga një tendenca për të marrë pozicionet me hendeqe. Pak përulësi dhe tolerancë dhe do të arrini ekuilibrin tuaj dhe të shmangni çdo armiqësi të pakëndshme ose ndarje eventuale. Ju do të jeni pak dembel në disa momente, ndërsa në të tjerat do të bëni përpjekje intenzive.Kjo sjellje anarkiste rrezikon të ju lodhë dhe të ju ngatërrojë me miqtë tuaj.
BINJAKËT 2013
DASHURIA
Tremujori i parë:
Me këtë pozitë të Venusit, ju nuk keni nevojë të prisni as probleme të mëdha dhe as ngjarjeve të jashtëzakonshme. Kjo do të jetë më tepër një rutinë, por një rutinë përgjithësisht e këndshme për t’a jetuar. Gjithsesi, shenja e mirë e lindjes ju preferon një situatë të qëndrueshme dhe të qetë, kështu që do të jeni i kënaqur në jetën e përditshme me të dashurin tuaj duke kaluar një jetë të qetë dhe pa histori. Nëse jetoni vetëm, mos u dekurajoheni: planetet Venusi dhe Jupiteri do të ju premtojnë shumë mundësi për takime.
Tremujori i dytë:
Lumturia më e madhe do të ju buzëqesh në këtë kohë. Venusi do të mbrojë marrëdhënien tuaj me bashkëshortin apo partnerin tuaj. Ndjeshmëri, bashkëpunim, butësi dhe gëzim i jetës do të jenë prezente në këtë kohë. Kjo do të jetë edhe më e këndshme sepse Saturni ka vendosur në fund një klimë bashkëshortore disi të zymtë. Nëse jeni i vetmuar, Venusi i favorshëm shpejt mund të ju bëjë një dhuratë për një takim të bukur.
Tremujori i tretë:
Ky koktej planetar premton një nga periudhat më premtuese të vitit për të dashuruarit, veçanërisht në qoftë se ju jeni i vetmuar: një takim i rëndësishëm mund të jetë i papritur për ju. Por në qoftë se ju jetoni si një çift, kujdes: këto ndikime globale do të përkeqësojnë dëshirën tuaj për liri ose te bashkëshorti i juaj. Të jeni të kujdesshëm që të mos vëni në rrezik martesën tuaj: Merrni masa në atë që ju bëni, dhe të keni parasysh çmimin që ju mund të paguani nëse shkelni në pabesi!
Tremujori i katërt:
Venusi, perëndesha e dashurisë, ju premton një periudhë shumë të lumtur në dashuri. Nëse marrëdhënia juaj është krijuar tashmë, marrëdhënia juaj me bashkëshortin tuaj apo partnerin do të përshkohet me një bashkëpunim, në shumicën prej jush, një zgjim të ndjeshmërisë. Nëse ju jetoni vetëm, ky planet do të nxisë jetën tuaj sociale dhe premton një takim të paharrueshëm romantik, i cili mund të realizohet në afat të shkurtër apo të mesëm, me martesë.
PUNA
Tremujori i parë:
Puna do të jetë një fushë e jetës tuaj ku do të jetë e theksuar. Ju keni një dëshirë të fortë për të çuar përpara karrierën tuaj, dhe ju do të dini për t’a arritur atë. Kujdes megjithatë nga ndikimi i Plutonit, i cili mund të ju shtyjë në sjellje të papërshtatshme. Të jeni veçanërisht i kujdesshëm që të mos ngacmoni kolegët tuaj të punës, dhe në rast të vështirësive, të jeni i gatshëm të merrni përgjegjësinë pa u ankuar. Nëse vështirësitë përkohësisht pengojnë përpjekjet tuaja, mos e humbni shpresën: shanset tuaj do të mbeten të paprekura.
Tremujori i dytë:
Kjo periudhë mund të jetë vendimtare për ju në planin profesional për shkak të aspekteve të jashtëzakonshme të Merkurit. Ju do të realizoni një përparim të mahnitshëm. Nëse ju nuk jeni i kënaqur me kushtet e punës tuaj, ju do të jeni në gjendje për të gjetur një punë të re apo edhe të merrni një drejtim rrënjësisht të ndryshëm. Rrethanat do të jenë shumë të favorshme, dhe këto ndryshime do të bëhen qetësisht.
Tremujori i tretë:
Kjo periudhë do të jetë emocionuese në të gjitha ato që do të kenë lidhje me punën dhe biznesin tuaj. Ju do të bëni detyrat tuaja në kushte të këndshme dhe me dëshirë, për të arritur rezultate të mahnitshme në fushën tuaj. Përveç kësaj, ju do të ndiheni shumë i motivuar nga ajo që bëni, ju do ta keni ndjenjën e realizimit të një pune të dobishme, në shërbim të të tjerëve.
Tremujori i katërt:
Në vend të punës, fati do të jetë në anën tuaj. Ju do të ja arrini të dilni nga vështirësitë falë Jupiterit dhe Diellit. Kjo mbështetje e dobishme e planeteve nuk mund të jetë më e mirë, sepse ju do të jeni në përgjithësi me një humor mjaft mospërfillës. Kjo ju ndodh rrallë, dhe ju zakonisht , keni një temperament luftues. Këtë herë, ne nuk mund të themi se ambicia juaj do të jetë në nivelin e saj më të lartë. Ju do të punoni, sigurisht, por pa bindje të madhe. Nëse ju kalon mundësia para hundës, të paktën përpiquni të bëni një përpjekje për t’a marrë atë!
SHËNDETI
Tremujori i parë:
Tonik dhe dinamik, ju do të jeni pa dyshim. Por ju do të jeni të prirur për të humbur energjinë tuaj sikur ajo të ishte e pashtershme! Kujdes të jeni i matur në çdo gjë, sepse mund të keni probleme shëndetësore që do ju pengojnë për të shijuar jetën.
Tremujori i dytë:
Çdo gjë që ka lidhje me ujin do të jetë më e dobishme se kurrë, pikërisht për shkak se elementi i ujit do të jetë i prezent gjatë kësaj periudhe. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, mendoni që të bëni një terapi uji, i cili mund të bëjë mrekulli për ju. Nëse ju në këtë kohë jeni i shëndetshëm apo duke vuajtur, të pini shumë ujë jashtë ngrënies, por pak në tavolinë në mënyrë që të mos hollohen shumë lëngjet e stomakut.
Tremujori i tretë:
Një moral i shkëlqyer dhe një energji në çdo rast, kjo është ajo që ju pret. Përveç kësaj, në qoftë se ju keni disa probleme të vogla shëndetësore, ju duhet t’i merrni në mënyrë shumë pozitive, dhe do të keni mundësinë për të gjetur mjekun e mirë dhe trajtimin e duhur. Kini kujdes, megjithatë, mbrojtja e juaj natyrore do të jetë e dobësuara pak, dhe ju do të jeni i ekspozuar ndaj sëmundjeve virale dhe mikrobeve.
Tremujori i katërt:
Ju do të keni një ekuilibër të mirë nervor dhe të lartë. Dy avantazhe të mëdha për të qenë në formë të madhe. Vetëm duhet të jeni i kujdesshëm ndaj një tendencë për të abuzuar me kënaqësitë e ushqimit.
PARAJA
Tremujori i parë:
Venusi duke qenë një planet pozitiv në planin financiar, do t’ju ndihmojë për të përmirësuar të ardhurat, si dhe menaxhimin e buxhetit tuaj. Rreziku i vetëm i vogël: perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë mund të ju frymëzojë për të bërë shpenzime për pamjet tuaj (veshje, parfume, kreme për kujdesje të lëkurës, etj), ose për t’i bërë të lumtur ata që ju i doni. Frenojeni veten nëse gjendja juaj nuk është mjaft e fortë.
Tremujori i dytë:
Ky konfigurim astral është sinjal alarmi duke shpallur një pengesë të fortë financiare të menjëhershme. Problemet lidhen me pasuri të patundshme, dhe kjo mund të rezultojë në kosto të rëndësishme dhe ndonjëherë të papritura. Mundohuni të parashikoni çdo rast, madje edhe më të paparashikueshmet, në mënyrë që të mos keni dëme. Jepini vetes një fleksibilitet të mirë.
Tremujori i tretë:
Kjo periudhë do të jetë relativisht e qetë, do të shënojë sidomos nevojën për të rivendosur rend në financat tuaja, për të grumbulluar të mira materiale dhe për të siguruar të ardhmen tuaj. Megjithatë, nën pretekstin e sigurimit të pleqërisë të mos jeni peng i asaj.
Tremujori i katërt:
Në horizon shihet një qetësi në këtë fushë. Sigurisht ju nuk do të keni ndonjë fat të veçantë, por edhe të shmangni surprizat e këqija që kërcënojnë kaq shumë shenjat e tjera në këtë kohë. Sigurohuni që të menaxhoni buxhetin tuaj me mençuri, ashtu siç di, në parim shenja e juaj e lindjes. Prisin për të ndryshuar investimet tuaja: Qielli do të jetë i favorshëm shumë shpejt.
KËSHILA PËR KËTË VIT
• Konfigurimi i përgjithshëm planetar i vitit do të ndikojë veçanarisht në sektorët që lidhen me dashurinë, fëmijët, sportin, miqtë dhe projektet. Këto fusha të jetës suaj do të jenë të theksuara. Gjatë periudhave pak më të zymta dhe më të vështira për t’i jetuar, mendoni që të praktikoni një sport apo një hobi me pasion. Qoftë futboll, yoga apo diçka tjetër, këto aktivitete do t’ju ndihmojnë që të relaksoheni. Miqtë do t’ju mbështesin. Së fundi, ju do të ndërmerni veprime personale interesante.
• Të jeni mjafti zgjuar që të mos kërkoni meritat tuaja me fjalë, por vetëm me fakte dhe veprime konkrete.
Horoskopi shkurtimisht per vitin 2013
Dashi – 2013
Gjate ketij viti do jeni dinamike dhe kurajoze. Per sa i perket dashurise duhet thene se takimet do jene mjaft interesante. Qe nga prilli deri ne dhjetor mundesite per te krijuar lidhje serioze do jene te medha. Per ata qe jane ne nje lidhje 2013-ta do jete viti i vendimeve te medha. Do e shihni me sy tjeter cdo gje dhe aventurat e tjera nuk do iu terheqin aspak. Ne lidhje me parate duhet thene se yjet do iu japin mundesine ta stabilizoni situaten dhe te merrni ne doren te ardhmen e buxhetit. Gjithsesi ne cdo moment duhet te jeni vigjilente me shpenzimet. Shendeti nuk do kete probleme te medha, po gjithsesi do jete nje nje periudhe me lodhje dhe stres te madh. Mos i harxhoni kot se koti energjite sepse do iu duhen. Puna do kete ndryshime te medha dhe te rendesishme. Me ne fund do zgjidhni orientimin e duhur qe te arrini suksesin. Gjysma e dyte e vitit do jete perfekte dhe e mrekullueshme.
Demi – 2013
Gjate ketij viti demat do jetojne qetesisht, do jete te ndershem dhe mjaft kreative. Per sa i perket dashuruese do kete ndryshime te medha qe ne ditet e para te 2013-es. Pergatituni! Beqaret do afrohen gjithnje e me shume me shpirtin binjak. Disa mund ta cojne me tej nje miqesi te vjeter. Investoni per te krijuar nje lidhje te qendrueshme dhe do shperbleheni. Ata qe jane ne cift do kalojne nje vit te bukur dhe pergjithesisht te kenaqeshem. Per shkak te nje cmimi apo nje progresi qe do beni do merrni goxha para dhe do e stabilizoni paksa buxhetin. Shendeti do jete me mire sesa e kishit menduar. Do jeni plot gjalleri dhe do keni nje rezistence te mire fizike. Ne prill mund te keni ndonje shqetesim te vogel, por qe do e kaloni shpejt. Ne pune do jeni edhe me ambicioze, me kureshtare, me te vendosur dhe me luftarake. Do perballeni edhe me disa pengesa por ne fund do e arrini ate qe doni.
Binjaket – 2013
Gjate ketij viti binjaket do jene pergjithesisht te qeshur dhe mjaft te afrueshem. Ne lidhje me dashurine duhet thene se gjysmen e pare te vitit do mundoheni ta perforconi lidhjen qe keni krijuar per t’u ndier edhe me mire. Pasi te kaloje qershori nuk do jeni me kaq dinamike dhe mund te kete edhe ndonje mosmarreveshje te vogel. Beqaret do takojne persona interesante qe ne fillim te 2013-es. Ka shume gjasa qe disa te perfundojne ne martese brenda vitit. Per financat do jete periudhe e mire per te permiresuar buxhetin. Ne gjashte mujorin e dyte pergatituni edhe per te ardhura te majme. Shendeti do jete me i mire se ne 2012. Edhe ata qe vuajne nga semundje kronike do ndihen me te qete dhe me ne forme. Mos harroni gjithmone te beni pak aktivitet fizik. Ne pune do jeni me entuziaste dhe te vendosur se me pare. Me gjasa do e arrini ate qe keni menduar, por pergjegjesite do iu shtohen.
Gaforrja – 2013
Kete vit, gaforret do jene me terheqes dhe me te ndjeshem. Per sa i perket dashurise do e konsolidoni ate, por nga ana tjeter ciftet do tregohen me strikte ne lidhje me tradhetite apo genjeshtrat. Pas veres disa do mendojne per martesa ose per femije. Beqaret do kene ne muajt e pare takimin vendimtar. Shikoni me kujdes kudo qe do shkoni. Financat do jene te paqendrueshme duke qene se do shpenzoni jashtezakonisht shume. Mundohuni te vini fre sa me pare sepse nuk do dini nga t’ia mbani me vone. Shendeti here pas here mund te kete edhe probleme. Kujdesuni me teper per veten gjysmen e pare te vitit atehere kur edhe imuniteti do jete me i dobet. Ne pune do keni me shume fat dhe do jeni te vendosur per te arritur atje ku keni menduar. Yjet do jene ne anen tuaj dhe do iu mbeshtesin. Ata qe jane ne kerkim te nje pune do e gjejne ate ne vjeshte.
Luani – 2013
Do jeni pasionante dhe plot gjalleri gjate ketij viti. Beqaret do kryejne takime pa fund dhe do kene me teper mundesi te krijojne lidhjen e enderruar. Ciftet do jene edhe me romantike dhe i shtojne dozat e imagjinates per te perjetuar me shume emocione. Cdo gje do jete ne favorin tuaj keshtu qe shfrytezojeni cdo dite dhe cdo minute. Ndryshe nga 2012, kete vit do tregoheni me te kursyer me shpenzimet dhe kjo do beje te mundur qe ta permiresoni ndjeshem buxhetin. Nese keni borxhe shlyejini ato sa me pare qe te mundeni. Kujdesuni pak me teper per higjienen nese doni te mos keni probleme shendetesore. Shmangni sa te mundni pijet energjike, kafen e tepruar apo edhe pijet me gaz. Nuk do iu bejne mire. Ne pune duhet te reflektoni mire para se te merrni vendime per te ardhmen. Megjithate pritet qe muaji te jete i suksesshem dhe t’iu hape horizonte te reja. Nese filloni nje biznes tuajin do fitoni me shume sesa kishit menduar.
Virgjeresha – 2013
Doni te dini se cfare do ndodhe me jeten tuaj gjate ketij viti? Ja cfare parashikojne yjet. Per sa i perket jetes sentimentale, ciftet do kene nje vit te ndare ne dy pjese. Gjashte muajt e pare mund te kete edhe debate apo zenka, ndersa pjesen e dyte cdo gje do shkoje me se miri. Keshillohet te tregoheni sa me te sinqerte dhe mos i mbani asnje te fshehte partnerit. Beqaret do kene takime te merzitshme dhe aspak emocionuese ne muajt e pare. Mos kerkoni me force te krijoni nje lidhje e cila nuk do iu sjelle aspak kenaqesi dhe mund t’ua nderlikoje jeten. Financat nuk do jene me te mira se nje vit me pare por gjithsesi do beni cmos te ruani ekuilibrin. Me pak maturi dhe vendosmeri do ia dilni. Shendeti do perballet here pas here me disa probleme. Mire eshte te mos iu besoni shume kurave popullore, por te shkoni dhe te konsultoheni me mjekun. Doni te dini si do shkoje pune? Periudha qershor-korrik do jete me suksesshmja. Do ua njohin te gjitha meritat gjithmone.
Peshorja – 2013
2013-ta do jete vit me i favorshem per ata qe jane ne kerkim te shpirtit binjak. Takimet do jene te njepasnjeshme dhe do ua mbushin shpirtin me gezim. Shfrytezojini te gjitha dhe me pas zgjidhni personin e duhur. Jeta e cifteve do jete e qete po gjithsesi e kenaqeshme. Shprehini edhe pengjet e se kaluares. Nga mesi i vitit mund te merrni edhe ndonje vendim te rendesishem. Financat nuk do jene shume te mira. Shtrengojeni pak rripin sepse do bini ne humnere nese vazhdoni gjithmone te shpenzoni. Shendeti do jete kryesisht i mire, por hera heres mund te keni ndonje shqetesim te vogel, si per shembull dhimbje koke apo edhe shimbje muskujsh. Nuk do kete asgje per t’u shqetesuar. Jeta profesionale do shkoje per mrekulli ne gjysmen e pare te vitit. Do realizoni projekte te rendesishme dhe do keni perfitime te medha. Ata qe punojne ne fushen e medias do arrijne suksesin e shumepritur.
Akrepi – 2013
Gjate ketij viti do jeni me te sinqerte si ne dashuri ashtu edhe ne miqesi. Do i kushtoni me teper rendesi familjes te cilen e keni lena pas dore muajt e fundit te vitit qe late pas. Ata qe kane nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe me tej, duke krijuar zyrtarisht nje familje apo duke menduar per femije. Beqaret do kene nje vit me pozitiv dhe pak nga pak do harrojne ato qe kane kaluar kohe me pare. Nuk do keni frike as te njiheni me persona te rinj. Financat do kene ulje dhe ngritje, por ne pergjithesi nuk do kete katastrofa, vetem probleme qe do rregullohen shpejt. Shendeti do jete me i mire pas periudhes se dimrit. Tre muajt e pare te 2013-es rezistenca do jete e dobet dhe do prekeni disa here nga gripi. Mos i lini gjerat pas dore. Periudha e dyte e vitit do jete ajo me intensivja ne planin profesional. Edhe pse do lodheni rezultatet do iu kenaqin dhe do iu clodhin menjehere.
Shigjetari – 2013
Ne pjesen me te madhe te ketij viti do i jepni shume rendesi jetes suaj ne cift dhe do beni gjithcka qe komunikimi te mos humbase per asnje moment. Muajt qershor dhe korrik do jene me te bukurit dhe me te lumturit. Edhe ata qe kane pasur mosmarreveshje do e stabilizojne s’tuten duke u treguar me tolerante dhe te kuptueshem. Beqaret do kene mudesi per takime, por serish nuk do ndiejne rrahje te forta zemre. Behuni te duruar dhe nje dite personi i duhur do te vije. Kjo mund te ndodhe ne muajt e fundit te vitit. Ne sektorin e financave duhet te tregoheni shuem vigjilente dhe te arsyeshem me shpenzimet. Mos merrni as kredi ne banke. Shendeti here pas here do kete probleme. Per shkak te ngarkeses do lodheni dhe do stresoheni mjaft. Kete vit duhet te shfrytezoni te gjitha kompetencat qe keni ne pune per te arritur atje ku deshironi. Konkurrenca do jete e forte keshtu qe mos humbni kohe.
Bricjapi – 2013
Per bricjapet ky vit do jete here i mire dhe here jo shume i kendshem. Disa nga ata qe jane ne cift do ndahen qe ne muajt e pare. Megjithate mos u demoralizoni sepse shume shpejt do gjeni dike tjeter qe do ua mbushe jeten me gezim dhe lumturi. Ne korrik do perballeni me surpriza te medha. Per beqaret do jete viti i ndryshimeve te medha, jo vetem ne dashuri por ne cdo plan te jetes. Pergatituni! Ne planin financiar edhe pse do kete ndonje tronditje here pas here, ju do keni te gjitha mundesite per ta rregulluar situaten. Tregohuni menaxher te mire dhe dinake. Per sa i peket shendetit nuk do keni probleme te medha, por nga ana tjeter asnjehere nuk do ndiheni ne forme te shkelqyer. Mbase edhe lodhja ben te vete. Nese keni mundesi aplikoni pak yoga-n dhe merruni me sport. Ne pune do kete ndryshime. Ka gjasa te shperngulni diku tjeter zyren dhe te keni kolege te rinj. Qe nga shtatori do filloni nje projekt te madh qe do iu sjelle te ardhura.
Ujori – 2013
2013-ta do jete nje vit i mire per ata qe duan te vendosin ne vije jeten sentimentale. Per ciftet gjysma e pare e vitit do jete perfekte. Partneret do afrohen me shume me njeri-tjetrin dhe do konretizojne disa nge endrrat e tyre. Ne gjysmen e dyte do merren vendime te rendesishme per te ardhmen. Beqaret do jene me te gatshem se kurre te kerkojne dashurine dhe te fillojne nje lidhje. Muajt e pare do jene me te suksesshmit, por duhet te tregoheni sa me te hapur dhe te hiqni turpin. Me financat duhet te merreni pak me teper. Menaxhojini ato me kujdes dhe nese iu del ndonje pengese kerkoni ndihmen e specialisteve. Pas disa muajve situata do jete e qendrueshme dhe do kete permiresime. Shendeti ne pergjithesi do jete i ekuilibruar edhe pse here pas here mund te kete shqetesime te vogla. Jeta profesionale do arrije kulim ne muajin qershor. Karriera juaj do marre nje tjeter drejtim edhe me te suksesshem.
Peshqit – 2013
Ky vit do jete i mbushur me risi per peshqit. Do hyni ne nje etape te re te jetes e cila do iu kenaqe edhe me teper. Per sa i perket jetes sentimentale te cifteve ajo do jete e mire dhe pasioni do ndizet here pas here. Disa edhe mund ta zyrtarizojne lidhjen pas kaq shume vitesh bashke. Kjo ka shume gjasa te ndodhe gjate veres. Beqaret do tregohen me te gatshem per ta dale neper takime dhe kjo do iu mundesoje njohjen me persona interesante dhe te vecante. Financat do jene me te qendrueshme. Do beni disa investime te medha te cilat do iu sjellin fitime shume shpejt. Shendeti do kete edhe probleme kete vit. Merreni gjithcka me optimizem sepse ndonjehere ana psikologjike e perkqeson gjendjen. Shume shpejt do riktheheni ne forme. Ne jeten profesionale do keni me teper besim tek vetja dhe do jeni te vendosur te beni cmos per te arritur majat. Do ia dilni mbane edhe pse mund t’iu duhet te punoni ne grup.
LUANI – 2013
Jeta do të rrjedhë më e bukur dhe më e organizuar për ju këtë vit. Marrëdhëniet do të hyjnë në marrëveshje të reja dhe ju do të jeni të aftë të vilni frytet e projekteve të viteve të kaluara. Disa momente pasigurie dhe melankolie mund t’ju përfshijnë nga mesi i këtij viti, por mos e humbisni toruan. Do të keni më shumë mundësi për të treguar veten ndërsa vitet kalojnë. Do të jeni të aftë që të bini në sy të të gjithëve me një shpërthim. Lëreni aftësinë tuaj krijuese të arrijë në një nivel të ri dhe lërini të tjerët ta shohin këtë. Ndiqni idealet dhe ambiciet tuaja në jetë dhe këtë vit do të jetë shumë herë më mirë seç mund ta keni parashikuar.
Karriera
Në fushën e karrierës këtë vit pritet që të bëni goxha përparime. Do të ketë gjithashtu edhe shumë bashkëbisedime, si dhe disa mosmarrëveshje në marrëdhëniet me drejtuesit dhe kolegët në vendin e punës. Trajtojini çështjet me një kujdes të madh. Mundohuni që të tregoheni objektiv në gjykimin që jepni për njerëzit rrotull jush, duke i trajtuar të gjithë njësoj. Në jetën tuaj profesionale një ndihmë e madhe do t’ju vijë nga persona që nuk i njihni. Ecni para në karrierën tuaj pa pasur dyshime dhe duke mos u fiksuar pas shqetësimeve për të ardhmen. Shokët e punës do të tregohen më të dashur ndaj jush në këtë periudhë dhe projektet tuaja ka shumë mundësi që të zhvillohen lehtësisht dhe pa pengesa ndërsa vitet ecin.
Dashuria
Në fushën e ndjenjave viti 2013 do të sjellë një qetësi dhe kënaqësi të madhe. Dëgjoni mendimin e partnerit tuaj dhe vlerësojeni atë. Ndjeshmëria juaj nuk duhet të vijë në mënyrë të tillë që ta cenojë atë. Por vendosja e planeteve këtë vit do të jetë e tillë që paqja do të mbizotërojë mbi gjithçka. Do të ketë disa mosmarrëveshje mund të lindin herë pas here, por jini i durueshëm që t’i anashkaloni ato dhe të shihni përtej tyre.
Nëse jeni vetëm, atëherë ta dini që është koha e duhur të fusni dikë në jetën tuaj, dhe mundësisht të duhurin. Ata që tashmë janë në një lidhje ose gati duke u martuar, duhet të gjejnë kohë për ta kuptuar më mirë gjysmën tjetër të tyre. Emocionet e forcat dhe lëvizjet romantike janë në horizont për Luanin në këtë vit.
Financat
Ndryshime të mëdha financiare pritet të keni gjatë 2013-s. Liria juaj në harxhime dhe shpenzimet ekstravagante duket se do të ndryshojnë për mirë. Do të keni një fitim të madh parash në rrugë ligjore ose nga trashëgimia. Planetet sigurojnë se do të plotësohen nevojat dhe dëshirat tuaja, por jo lakmia juaj. Mund të bëni disa shpenzime financiare të lidhura me studime të mëtejshme apo zhvillime projektesh që keni ndërmend. Do të jeni të aftë që të ndihmoni ata që janë rrotull jush lidhur me çështjen e financave.
Shëndeti
Në përgjithësi shëndeti juaj do të jetë shumë i mirë përgjatë gjithë vitit 2013. Do të ketë një rilindje të energjive tuaja që do t’ju ndihmojnë që të arrini gjërat që dëshironi në jetë. Por duhet të kryeni më tepër aktivitet fizik këtë vit. Kjo madje është koha e duhur për t’iu futur ndonjë lloj sporti, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj si fizik, ashtu edhe mendor. Është mirë që të dëgjoni anën tuaj të brendshme kur vjen puna tek ushqimi. Një lloj lodhjeje mund të ndihet herë pas here, dhe nuk do të ishte keq nëse do të mbanit një ekuilibër të mirë mes punës dhe kohës për të pushuar.
Peshqit – 2013
Do të keni progres në jetën tuaj këtë vit 2013. Do të jeni gjithashtu shumë aktiv dhe do të keni rrugë të reja në jetën tuaj. Duhet të jeni të aftë të krijoni lidhje të mira me njerëz të lartë në shoqëri. Niveli juaj i besimit do të rritet dhe do të jeni të aftë që të vini në zbatim idealet tuaja. Pritet që të keni shumë liri dhe të mund të kapërceni çdo pengesë që do t’ju dalë në rrugën tuaj këtë vit. Por për këtë duhet të përdorni shumë takt dhe diplomaci.
Karriera
Ky vit do të jetë një periudhë gjatë së cilës mund të mendoni lidhur me planet tuaja të karrierës për të ardhmen. Është koha që të vlerësoni aftësitë personale. Dhe gjithashtu duhet të punoni shumë që të kapërceni kufijtë tuaj. Disa probleme mund të përjetohen kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me drejtuesit apo me bashkëkolegët. Trajtojini këto probleme me qetësi dhe shkathtësi. Aspiratat tuaja duket se do të arrihen dhe do të keni përparësi të mëdha në vendin e punës. Projektet afatgjata gjithashtu do të jenë në hapa pozitivë për këtë periudhë.
Dashuria
Do të jetë një periudhë euforike kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e dashurisë. Do të keni më tepër kënaqësi në këtë fushë. Do të gjeni momente kënaqësie të mëdha që do të vazhdojnë në rrugën tuaj. Do të jetë gjithashtu një periudhë optimiste. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë mirë, siç prisni. Disa ngjarje të së shkuarës mund të shfaqen duke sabotuar marrëdhëniet tuaja. Do të keni nevojë që të jeni më i qartë në vetvete dhe të vlerësoni mirë motivet tuaja të brendshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, momente edhe më intime janë në pritje për ju. Një harmoni e përgjithshme pritet të përfshijë jetën tuaj dashurore.
Financat
Ky vit do të ketë një ekuilibër të përkryer mes të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja. Këtë vit bëni mirë të mësoni nga dështimet e shkuara kur bëhet fjala për paratë. Mos bëni të njëjtat gabime të mëparshme në këtë fushë. U shkoni çështjeve deri në fund dhe analizoni në dritën e duhur për të pasur një status financiar më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni më shumë përpjekje, por thjesht që duhet t’i menaxhoni lëvizjet financiare në mënyrë më të mirë. Shpirti juaj krijues do t’ju ndihmojë që të përballoni çdo situatë jo të mirë financiare të paparashikuar për këtë vit. Fundi i vitit do t’ju sjellë edhe disa ide fitimprurëse për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare.
Shëndeti
Ky vit do t’ju bekojë me më shumë energji dhe gjallëri dhe do t’ju ndihmojë që të ecni përpara gjatë gjithë vitit me fuqi të ripërtërira dhe forcë. Duhet të ndryshoni stilin tuaj të jetës në disa gjëra dhe të ndani mendjen për t’i dhënë fund disa zakoneve të këqija, të cilat për një kohë jo pak të gjatë ju kanë ndjekur. Jini spontan dhe bëjini këto ndryshime, të cilat do të rezultojnë më të shëndetshme për ju. Tregohuni i qetë, dhe mundohuni ta shmangni stresin e gjithashtu mos u tendosni shumë. Një gjë e tillë do të ndikonte shumë keq në sistemin tuaj nervor. Menaxhoni emocionet dhe gjendjen mendore me lehtësi. Ky është një vit në të cilin do të bëni mirë të keni më shumë aktivitet fizik. Evitoni ushqimet e gatshme dhe qëndroni larg karriges sa më shumë të jetë e mundur.
Gaforrja – 2013
Përpjekjet dhe mundi juaj i viteve të fundit do t’i japë rezultetate e veta të mira në këtë vit që po vjen. Do të ketë një rritje të përgjithshme në të gjitha fushat e jetës suaj. Suksesi do të vijë si një pako dhurate për kënaqësinë tuaj. Vendosmëria juaj tashmë do të shpërblehet. Do të jenë të mëdha mundësitë që ju t’u tregoni të gjithëve aftësitë dhe inteligjencën tuaj. Shumë prej projekteve tuaja, qofshin ato personale apo profesionale, do të kenë një përfundim të bukur këtë vit. Mos jini nostalgjik për të shkuarën. Në vend të kësaj, jetoni me të tashmen dhe planifikojeni të ardhmen, e cila është e shndritshme si vetë dielli.
Karriera
Do të ketë shumë bisedime gjithashtu. Duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur lidhjet në jetën profesionale këtë vit. Vendosja planetare do të jetë e tillë që do të mund t’u tregoni të gjithëve inteligjencën dhe kreativitetin tuaj.
Frymëzimi do të vijë nga ata që janë rrotull, sidomos prej më të vjetërve në shoqëri. Mos vajtoni për mundësitë e humbura. Në vend të kësaj ecni para me jetën tuaj ashtu siç vjen. Nëse bëhet fjalë për biznes, 2013-a është ideale për të hyrë në çdo lloj marrëveshje bashkëpunuese. Negociatat pritet të përfundojnë me nota pozitive. Kurseni ca kohë për t’u marrë edhe me aktivitete jashtë punës. Këtë vit nuk duhet të bëni kompromise me objektivat tuaj të karrierës.
Dashuria
Ky vit do t’ju ndihmojë që të realizoni ëndrrat tuaja në fushën e ndjenjave. Jini të duruar mjaftueshëm për të pritur kohën e duhur për të filluar. Sigurohuni që t’i jepni lirinë e duhur partnerit/es suaj për të shprehur ndjenjat e veta kundrejt jush. Duket se në këtë periudhë do të jeni një magnet për të tërhequr gjininë e kundërt drejt jush. Një dashuri e vjetër do të vijë krejt papritur në jetën tuaj. Duhet ta ndani mirë mendjen nëse doni të qëndroni me të apo nuk doni të riktheheni. Jini besnikë ndaj partnerit/es suaj. Për ata që janë të vetëm, duket se këtë vit kanë një mundësi të madhe për të takuar partnerë të mirë dhe për ta ndarë mendjen në këtë drejtim.
Financat
Këtë vit financat do të jenë në një nivel mesatar për ju pa pasur shumë për të shpenzuar, por jo dhe aq pak sa për t’u shqetësuar për paratë. Mundohuni të bëni një vlerësim lidhur me sasinë e parave që ju duhen për të pasur një jetë normale, pa shumë shtrëngime dhe pjesën tjetër mund ta kurseni ose mund ta përdorni me punë bamirësie, nëse e ndani mendjen për një gjë të tillë. Shmangni çdo lloj sentimentalizmi që mund t’ju shkaktojë probleme në fushën financiare. Bëni mirë t’i shtrini këmbët sa keni jorganin dhe të kini kujdes nga kurthet gjatë rrugës. Gjithsesi, duket se disa shpenzime të panevojshme nuk do të mund t’i shmangni. Punoni shumë për të arritur financat që doni, por mos bëni shpenzime të panevojshme.
Shëndeti
Stresi i akumuluar përgjatë këtij viti duket se do t’ju lërë të sfilitur në fund. Mbrojeni veten nga kjo gjë duke përdorur sende ose aktivitete antistres. Jini të qetë dhe lëreni paqen që të mbrojë anën tuaj shëndetësore. Një komunikim i padëshiruar mund të bllokojë lidhjet tuaja. Megjithatë, bëni mirë që herë pas here ta shkëpusni veten nga bota e internetit. Ndajeni mendjen për të ulur ca sasinë e të ngrënit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga ushqimet e nevojshme apo përbërësit e shëndetshëm që ju duhen. Ky vit është viti i duhur që ju të regjistroheni në palestër ose sporte të tjera ku mund të keni aktivitet të mjaftueshëm fizik.
Virgjeresha – 2013
Ritmi juaj këtë vit do të jetë shumë i shpejtë në të gjitha përpjekjet tuaja. Gjërat do të fillojnë të konsolidohen në jetën tuaj gjatë kësaj kohe. Një mungesë sigurie duket se do t’ju bezdisë. Në përgjithësi në të gjitha fushat do të keni një performancë më të mirë se në vitet e fundit. Do të keni një zbehje të natyrës suaj materialiste dhe do të jepeni më shumë në gjërat shpirtërore ose në çështjet e bamirësisë, të cilat do t’ju japin atë qetësi dhe paqe të mendjes që e dëshironi aq shumë. Këtë vit pritet që të merrni pjesë në aktivitete shumë të vlefshme për ju, megjithëse ambienti rrotull mund të duket pak i ngurtë dhe jo i qartë.
Karriera
Jeta juaj profesionale do të ketë një ripërtëritje gjatë 2013-s. Një ndryshim posti ose pozicioni është gjithashtu një gjë e pritshme këtë vit. Do të merrni mirënjohje të madhe për punën tuaj, por një gjë e tillë nuk do të vijë aq shpejt sa e mendoni. Punët do të lëvizin në drejtime aspak të favorshme për një periudhë kohe, mjaftueshëm për t’ju hidhëruar. Përpiquni shumë dhe kjo do të bëjë që më pas të zgjoheni në pozita krejt të ndryshme. Ndërsa muajt kalojnë, durimi dhe sinqeriteti juaj do të shpërblehen në fushën profesionale.
Dashuria
Në fushën e ndjenjave këtë vit do të keni rezultate të mira. Do të keni kohë të mjaftueshme për t’iu dedikuar njeriut që dashuroni. Pasione të shumta dhe kënaqësi pa fund ju presin këtë vit. Nëse tashmë keni probleme me të dashurin tuaj, atëherë është koha e duhur për të rivendosur marrëdhëniet. Nëse jeni në një lidhje, viti do të sjellë për të dy një marrëdhënie vërtet të qetë e të rehatshme. Mbi të gjitha një atmosferë e paqtë do të përfshijë jetën tuaj dashurore. Paqja dhe durimi duket se do të jenë pjesë e natyrshme juaja për këtë vit.
Financat
Jeta juaj financiare do të jetë ideale për 2013-n. Ecni në rrugën tuaj dhe gjërat do të fillojnë të lulëzojnë avash avash. Një dorë ndihmëse është e mirëpritur, por sigurohuni që të keni edhe rezervat tuaja. Mos u zhysni në shpenzime të panevojshme gjatë kësaj kohe. Planifikoni për një të ardhme financiare më të mirë dhe punoni për të arritur synimet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm kur bëhet fjala për huadhënie dhe huamarrje, pasi mund të përfshiheni në situata të padëshirueshme.
Shëndeti
Këtë vit do të keni një shpërthim energjish më shumë se vitet e tjera. Do të jeni të aftë të shpalosni aftësitë tuaja dhe energjia juaj do të jetë thjesht e pashtershme. Kanalizojeni këtë energji për të bërë të mundur materializimin e ambicieve dhe qëllimeve tuaja në jetë. Pjesa e fundit e vitit do të jetë më e mirë për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Gjeni kohë të lirë për t’u përfshirë në aktivitete të kënaqshme. Disa çështje që kërkojnë energji mendore duket se do t’ju bëjnë mirë dhe do t’ju vënë në lëvizje.
Peshorja – 2013
Këtë vit 2013 do të shikoni që idetë dhe planet tuaja afatgjata, do të gjejnë zbatim. Vlerat dhe ndërgjegjja juaj do të vihen në provë ndërsa muajt kalojnë. Do të jetë një periudhë në të cilën do t’ju mungojë çdo lloj frymëzimi. Nevojat tuaja personale dhe financiare do të materializohen. Qëndroni në kontakt gjatë gjithë kohës me personat rrotull jush, të afërmit dhe të dashurit. Komunikimi duket se do të jetë shumë i rëndësishëm në kohë të vështira.
Karriera
Ky është një vit kur aftësitë tuaja profesionale vihen në provë. Duhet të dilni i padëmtuar dhe i paprekur prej tij. Është e rëndësishme gjithashtu që të vilni frytet e punës suaj. Promovimi dhe një rritje page janë shumë të mundura. Do të keni gëzoni mirënjohjen për të cilën keni pasur nevojë për një kohë goxha të gjatë. Kushtojini rëndësi edhe detajeve. Kolegët e punës do të jenë pranë jush këtë vit. Mundohuni ta përdorni këtë situatë në favorin tuaj për të arritur ambiciet tuaja personale. Ndoshta do të keni edhe mundësi të mira për të filluar studime të mëtejshme këtë vit.
Dashuria
Në fushën e ndjenjave do të keni një vit të mbarë. Do të jeni të aftë që të kuptoni partnerin dhe marrëdhënien tuaja më mirë gjatë kësaj kohe. Magjia e dashurisë do t’ju mbajë në krahë duke ndikuar mbi anën tuaj emocionale. Shmangni çdo lloj gabimi trashanik në marrëdhënie gjatë vitit 2013. Punoni për të pasur harmoni me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, ky vit do t’ju sjellë takime shoqërore të tilla që do t’ju ndihmojnë për të pasur një lidhje të qëndrueshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, kjo periudhë do t’ju ndihmojë që të jeni më të hapur me partnerin dhe të sheshoni diferencimet që mund të jenë shfaqur mes jush.
Financat
Ky vit do të jetë për ju fatlum kur bëhet fjalë për paratë. Gjithçka që prekni do të kthehet në ar, apo në fjalë të tjera, çdo gjë që dëshironi do të materializohet në diçka pozitive. Mund të ketë edhe disa probleme financiare që mund t’ju acarojnë, por kjo do të ndodhë rrallë, sepse nuk do të jenë probleme për të cilat duhet të shqetësoheni. Projektet tuaja do të realizohen për mirë. Jepuni besim të tjerëve rrotull jush kur bëhet fjalë për çështjet e financave.
Shëndeti
Ky vit 2013 do të sjellë shumë energji në jetën tuaj. Metabolizmi juaj në përgjithësi do të ketë rritje të mëdha. Do të jetë një periudhë pozitive në çështjet tuaja të shëndetit. Disa çrregullime tretjeje dhe nervoziteti janë të pritshme, por do ta merrni veten shumë shpejt. Është koha për të marrë vendime të mëdha lidhur me dietën ushqimore dhe ushtrimet fizike. Planetet do të sigurojnë që ju të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit, megjithëse herë pas here mund të keni shqetësime të vogla.
Akrepi – 2013
Viti 2013 do t’ju ndihmojë që të mblidhni punët që keni bërë në të shkuarën. Por ndërkohë planetet janë rrotull jush, të gatshëm për t’ju dëmtuar. Jeta juaj përgjatë kësaj kohe do të kalojë përmes shumë proceseve dhe tundimesh. Qetësohuni, prapsuni dhe ripërtërihuni që të mund të ndiheni më mirë. Afër fundit të vitit ka shumë mundësi që ambiciet tuaja të materializohen. Ana juaj kreative do të dalë në pah për mirë. Fazat e presionit intensiv të punës dhe qetësisë duhet të alternohen.
Karriera
Këtë vit jeta juaj profesionale do të jetë më shpërblyese se në kohët e kaluara. Më shumë lidhje dhe shpërblime më të mëdha do të ketë gjatë punës suaj. Do të jetë si qëllim përmirësimi dhe rritja e njohurive tuaja. Sipërmarrjet e përbashkëta duket se do të jenë një zgjedhje e mirë juaja këtë vit dhe kjo do të jetë një periudhë shumë motivuese për ju. Disa çështje artistike tuajat do të sjellin frytet e veta. Mungesa e kohës mund të pengojë ambiciet tuaja profesionale, por mos i shtyni gjërat për më vonë kur bëhet fjalë që vendime të rëndësishme që kanë lidhje me karrierën tuaj.
Dashuria
Ky vit 2013 do të jetë një vit aventurash në fushën e ndjenjave. Një anë më pozitive e lidhjes do të shfaqet për ju. Do të ketë shumë mendime konstruktive me një rritje pozitive. Do të jeni të aftë ta shprehni veten në mënyrë më të qartë ndaj partnerit gjatë këtij viti. Një harmoni e përkryer është në horizont dhe ju nuk do të përballeni me asnjë situatë të sikleteshme për aq sa i përket marrëdhënieve tuaja. Keni nevojë që të vendosni më shumë intimitet dhe romancë në lidhjen tuaj në mënyrë që të arrini të fitoni partnerin tuaj.
Financat
Kujdesuni që të mos përfshiheni në shpenzime të padëshiruara përgjatë këtij viti. Disa mendime impulsive për blerje të tilla duhet thjesht të hiqen për një periudhë kohe. Duket se do të keni disa marrëveshje të mira financiare për këtë vit. Ana juaj kreative mund t’ju sjellë ca para të mira gjithashtu. Mos u përfshini në shumë situata spekulative përgjatë kësaj kohe sepse mund të futeni në probleme të padëshirueshme financiare ndërsa vjen fundi i vitit. Në përgjithësi parashikohet një status financiar i kënaqshëm për ju.
Shëndeti
Disa probleme të vogla shëndetësore të herëpashershme duket se do ta trondisin pak varkën tuaj këtë vit. Kujdesuni mirë për veten tuaj dhe shmangni çdo lloj pakujdesie kur bëhet fjalë për shëndetin. Disa probleme me dhëmbët duket se do të shfaqen herë pas here. Në fund të vitit mund të keni disa probleme shëndetësore, të cilat mund të shmangen nëse mbani një dietë ushqimore të duhur. Më pas do të keni një ripërtëritje të energjive për të ecur në ditët në vijim.
Shigjetari – 2013
Ky vit 2013 do të sjellë një faqe të re në jetën tuaj. Të gjitha pengesat dhe problemet që keni përballuar në vitet e kaluara, do të zhduken krejt papritur. Do të kaloni një fazë shumë optimiste në jetën tuaj. Të gjitha kufizimet dhe shtrëngesat e jetës duket se do të qëndrojnë larg jush. Por duhet që të krijoni siguri për veten dhe ata rrotull jush. Drejt fundit të vitit duket se disa gjëra në jetën tuaj do të ngadalësohen.
Karriera
Jeta juaj në fushën profesionale do të jetë me shumë energji reja. Rezultat e vitit të mëparshëm do t’ju godasin pak. Por mos iu kushtoni shumë vëmendje. Vijoni të ecni para dhe mendoni që punët asnjëherë nuk mbarojnë. Pozicionimi i planeteve do t’ju ndihmojë të lëvizni në drejtimin e duhur pa shumë përpjekje gjatë këtij viti. Çështje të lidhura me administrimin dhe punët ligjore do të jenë një shpërblim për ju. Do të keni marrëdhënie më të mira me drejtuesit dhe kolegët e punës. Në fund të vitit, në jetën tuaj profesionale mund të fitoni një rritje në detyrë, si dhe një rritje page. Nëse jeni i përfshirë në biznes, kjo është koha më e mirë për të konsoliduar pozitën tuaj.
Dashuria
Në fushën e ndjenjave këtë vit do të jeni më të qëndrueshëm dhe do të përballoni problemet normale dhe të pritshme në një marrëdhënie. Planetet do të bëjnë të sigurt që nevojat tuaja romantike dhe emocionale të përmbushen në një mënyrë delikate. Më shumë intimitet pritet nga ana juaj këtë vit. Hidhni të gjitha maskat që keni qenë duke mbajtur së fundmi dhe tregoni veten tuaj të vërtetë. Kjo është një kohë shumë e përshtatshme që ju të dini qëllimet e vërteta të partnerit apo gjysmës suaj tjetër. Mos u vini shumë në pozita vetëmbrojtëse. Disa ndryshime thelbësore pritet të ndodhin në marrëdhënien tuaj gjatë gjysmës së dytë të vitit. Nëse jeni të vetëm, atëherë duhet fusni në jetën tuaj patjetër dikë që t’ia vlejë dhe ta kujtoni edhe në vitet në vijim.
Financat
Ky vit mund të çojë në një rritje të madhe në perspektivën e karrierës suaj. Do të keni përfitime të mëdha në të gjitha çështjet tuaja financiare. Përpjekjet e viteve të mëparshme do të sjellin frytet e veta dhe duket se fati do t’ju buzëqeshë kur bëhet fjalë për paratë. Mos hezitoni që të futeni në territore financiare të panjohura. Ka ende shumë fusha në të cilat ju mund të investoni paratë tuaja. Por jini të kujdesshëm që të mos i investoni të gjitha paratë në të njëjtin vend.
Shëndeti
Problemet tuaja shëndetësore do të pakësohen gjatë fillimit të vitit. Duket se do të ketë shumë gjëra për të bërë që do t’ju marrin shumë energji mendore. Por fizikisht do të jeni në formë më të mirë se vitet e shkuara. Sigurohuni që të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe të stërviteni. Një gjë e tillë është e nevojshme, pasi do të punoni nën një stres të vazhdueshëm për shumicën e vitit. Në përgjithësi do të keni një imunitet të fortë këtë vit. Kini kujdes nga problemet shëndetësore të lidhura me kokën dhe hundët. Mundohuni t’i trajtoni me butësi dhe qetësi.
Bricjapi – 2013
Viti 2013 do t’ju ndihmojë ta shihni jetën në një këndvështrim të ri dhe do të ndryshojë përparësitë tuaja në jetë. Do të keni më shumë kohë të lirë për t’u çlodhur dhe për t’u rigjallëruar sesa në vitin që kaloi. Sidoqoftë, duket se duhet të praktikoni ndjenjën e tolerancës në jetë. Një atmosferë më e qetë pritet që të vijë për ju këtë vit. Planetet premtojnë më shumë të mira materiale përgjatë kësaj periudhe, kështu që ju mund të përfshiheni në fushat sociale dhe të bamirësisë shumë lehtësisht.
Karriera
Në fushën profesionale gjithçka duket se do të jetë më e efektshme gjatë 2013-s. Inteligjenca, arsyetimi dhe kreativiteti juaj të mbledhura së bashku pritet që t’ju ngrenë në një nivel të ri në karrierë. Afrimiteti juaj me drejtuesit dhe kolegët do të jetë e përzemërt dhe do të keni paqe dhe mirëkuptim në vendin tuaj të punës. Përpjekjet dhe puna e rëndë pritet që të marrin shpërblim gjatë fundit të vitit. Kolegët e skuadrës suaj do të përfitojnë nga prania juaj. Mos iu dorëzoni asnjë lloj tundimi kur bëhet fjalë për çështjet financiare dhe pozitat në punë.
Dashuria
Dyert e dashurisë do të jenë të hapura cep më cep për ju këtë vit. Planetet do t’ju ndihmojnë që të stabilizoheni në fushën e ndjenjave. Do të ketë një transformim tërësor në marrëdhënien tuaj dashurore. Do të ketë vend për ju që të mund ta shprehni vetveten në mënyrë më të ndjeshme ndaj partnerit. Madje kjo është koha e duhur për të shprehur ndjenjat dhe dëshirat tuaja të brendshme ndaj gjysmës tjetër tuajës. Jeta profesionale do të kryqëzohet gjithashtu me fushën tuaj të ndjenjave. Por bëni mirë që të mbani një kufi mes të dyja dhe mos ta zhdukni atë kufi. Mos fshihni asgjë nga partneri juaj. Mund të pritet një ëmbëlsim i mëtejshëm në lidhjen tuaj gjatë fundit të vitit.
Financat
Ky vit do t’i shohë financat tuaja që të arrijnë në lartësi të reja. Do të jeni në gjendje që të kurseni më shumë për të ardhmen. Do të keni më shumë liri në botën materialiste rrotull jush. Do të jeni të aftë të gjeni kënaqësi në punët e bamirësisë tani që do të keni më shumë për të marrë. Bëni mirë të kurseni për ditët e këqija dhe të stabilizoni të ardhmen tuaj financiare. Mbani një listë për të gjitha paratë që nxirrni dhe fusni në xhepin tuaj.
Shëndeti
Ky vit do të sjellë një gjendje më të mirë mendore dhe shëndet më të mirë fizik. Shumë energji pozitive do të rrezatojnë nga ju dhe do të keni veprime të shumta në të gjitha drejtimet. Jini i avashtë kur vjen puna për të ndryshuar dietën ushqimore, oraret e gjumit dhe aktivitetet fizike. Mos bëni asgjë të tepruar. Shmangni babëzinë për të ngrënë dhe kini kujdes në çështjet e ushqimeve me karbohidrate dhe yndyrna. Qetësohuni, meditoni dhe herë pas here bëni mirë që të merrni një pushim të shkurtër nga puna.
Ujori – 2013
Ky vit 2013 do të jetë shumë herë më i qetë dhe i paqtë seç mund ta keni menduar. Do të jetë një periudhë e mundësive të mëdha dhe me shanse për rritje në të ardhmen. Do të keni shumë situata, të cilat do të kërkojnë një angazhim të plotë nga ana juaj. Sigurohuni që veprimet tuaja impulsive të mos ju kthehen mbrapsht dhe të përplasen tek ju. Do të keni marrëdhënie të favorshme me të gjithë personat rrotull jush, në të gjitha aspektet e jetës. Ky vit pritet të jetë shumë kërkues ndaj jush.
Karriera
Do të keni shumë ndryshime dhe evolim në fushën e karrierës përgjatë vitit 2013. Drejtime apo rrugë të reja janë të hapura për ju në këtë fushë. Disa aktivitete artistike dhe punë të pavarura mund t’ju propozohen dhe nëse i shfrytëzoni, do t’ju japin mundësinë që t’u tregoni të gjithëve aftësitë tuaja. Sidoqoftë, parashikohet që për të arritur rezultate më të mira në karrierë, duhet të përpiqeni shumë dhe të punoni tepër. Më shumë progres është parashikuar për ju, por jini të sigurtë se do të keni një kënaqësi të madhe nga ana mendore në të gjitha sferat. Kjo është një periudhë për të mbjellur, dhe jo për të korrur kur bëhet fjalë për çështjet e punës.
Dashuria
Viti 2013 premton kënaqësi dhe lumturi të plotë në jetën tuaj dashurore. Kini kujdes që të mos e teproni shumë kur bëhet fjalë për t’i shprehur ndjenjat partnerit tuaj. Jini të natyrshëm dhe tregoni veten tuaj të vërtetë. Disa marrëdhënie të mëparshme mund të shfaqen në jetën tuaj këtë vit. Një gjë e tillë mund t’ju trondisë shpirtin. Sigurohuni që të mos e lejoni veten të bini në grackë. Këshilla e miqve mund të jetë shumë e dobishme në rastet kur do t’ia ndjeni nevojën. Nëse jeni beqar, ky vit do të jetë periudha e emocioneve dhe romancës përgjatë gjithë kohës. Jetoni të tashmen dhe ndërtoni themele të forta për të ardhmen.
Financat
Financat duket se nuk do të jenë të rëndësishme për ju këtë vit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se duhet të jeni i vetëkënaqur në këtë fushë. Puna e madhe e viteve të fundit pritet që të sjellë të korra të mira në të tashmen. Çështjet materiale duket se do të hidhen pas krahëve tani. Në mes të vitit ka mundësi të fitoni disa para prej fatit ose trashëgimisë. Një gjë e tillë do të kërkojë një menaxhim më të mirë të parave. Kini kujdes kur bëhet fjalë për shpenzime, sepse kjo mund të rrezikojë të ardhmen tuaj financiare.
Shëndeti
Ky vit do t’ju sjellë shëndet dhe gjallëri të madhe. Mos jini shumë i ndjeshëm për të marrë përsipër gjithë shqetësimet dhe ankthet e të tjerëve. Kjo do të ishte e dëmshme për problemet tuaja shëndetësore afatgjata. Lërini mënjanë ndjenjat dhe emocionet për një periudhë kohe. Sigurohuni që të mos i përdorni të gjitha energjitë tuaja. Mundohuni të shmangni konsumin e tepër të ushqimit dhe sigurohuni që të zbatoni këshillat që ju janë dhënë kohë më parë. Përgatituni për t’u qetësuar dhe medituar në kohën që presioni rritet.
http://www.explorerunivers.com/t5489-horoskopi-vjetor-2013
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply