9 maj 1995. Në funksionin e tij si President i Republikës, Sali Berisha shfrytëzon “preteksin” e 50-vjetorit të fitores mbi Fashizmin për të vizituar Moskën, duke u shndërruar në të dytin udhëheqës shqiptar që shkon në Kremlin, pas Enver Hoxhës.
Korrik 2010, i njëjti personazh, tashmë si kryeministër, sfidon hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke propozuar një projektligj që shndërron Shërbimin Informativ të Shtetit nga një institucion i pavarur, në një institucion varësie në duart të Kryeministrit.
Në dukje, asnjëra nga këto dy ngjarje nuk ka lidhje me njëra-tjetrën, por në mes qëndrojnë 15 vite të kontakteve të vazhdueshme dhe të pandërprera me lobet sllave, një politikë që po ndiqet tashmë edhe nga kryetari aktual i Partisë Demokratike.
Le ti marrim gjërat me radhë.
Takimi me Çernomirdin
Në vizitën e tij në Moskë, në vitin 1995, Berisha u takua me Kryeministrin Çernomirdin. Takimi në atë kohë u servir nga mediat si një “takim kortezie”, por kjo kortezi koinçidon çuditërisht me dy ngjarje të tjera. E para me shkeljen e embargos së naftës në favor të Jugosllavisë, aleatin e Rusisë së përfshirë në një luftë për ekzistencë me kroatët, boshnjakët dhe kosovarët. E dyta, me vizitën e Arafatit një vit më pas dhe asistencën ilegale të dhënë nga shteti shqiptar për Organizatën e Çlirimit të Palestinës, në atë kohë në armiqësi të hapur me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ashtu si Jugosllavia, edhe Palestina ishte një partner i ngushtë i Rusisë në Lindjen e Mesme.
Damir Fazlliç dhe Remzi Hoxha
I pari, një biznesmen i famshëm, me lidhje të ngushta me agjenturën ruse, i për shumë kohë krijoi një tërësi të tërë interesash dhe biznesesh në Shqipëri, gjithmonë me bekimin e qeverisë në pushtet. i dyti, përsëri një biznesmen, fati i të cilit gjithashtu u lidh pazgjithshmërisht me agjenturat. i vrarë nga SHIK-u në vitin 1995, rrethanat e rrëmbimit dhe ekzekutimit të tij mbeten ende një mister. Megjithatë, familjarët e shqiptaro-maqedonasit lidhin vrasjen e Hoxhës me një provë tronditëse, një takim të fshehtë Milosheviç-Berisha-Gligorov, të ndodhur në Shën Naum, të cilën vetë Hoxha e kishte filmuar dhe dokumentuar.
Përplasja me SHBA për SHISH-in
Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është e detyruar të ruajë një autonomi dhe profesionalizëm të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar. Në vitin 2010, kryeministri Berisha paraqiti në Parlament një projektligj, i cili do të ndryshonte krejtësisht mënyrën se si SHISH do të funksiononte, duke e shndërruar në një institucion varësie. Në bazë të këtij ligji, kryetari i SHISH do të emërohej dhe shkarkohej direkt nga Kryeministri, por një ndërhyrje e vendosur e SHBA-ve bëri që ky projektligj të mos kalonte asnjëherë. Asnjëherë nuk është kuptuar se përse Berisha qëllimisht mori këtë kurs përplasje me NATO-n.
Harxhi në Kremlin, Karpushin në Tiranë
Në vitet 2011-2012 Shqipëria përpiqej të vinte në funksionim të gjitha nivelet e marrëdhënieve me Rusinë, duke siguruar një ftesë për kryeministrin Berisha në Petërburg dhe një vizitë të kryediplomatit rus Lavrov në Shqipëri. Këto fakte u bënë të ditura në një intervistë që i ka dhënë agjencisë shtetërore ruse të lajmeve ITAR-TASS zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Edit Harxhi, më 12 prill 2012. Ndërkohë është i pashpjegueshëm fakti që ndërsa MPJ-ja dhe mediat ruse i bënë jehonë vizitës të Harxhit në Moskë, vartësit e saj në Tiranë nuk e pasqyronin në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme veprimtaritë në “Romën e Tretë”.
Katër vjet më pas, vetëm pak ditë pasi nga çadra, Basha tha se nuk do të ketë veting, ai u takua me ambasadorin rus në Tiranë, në një takim ku u tha se u bisedua për thellimin e lidhjeve midis dy vendeve tona (diçka të cilën lideri i opozitës nuk e ka në dorë). Ndërsa mbetet e pashpjeguar se çfarë u fol në këtë takim, me veprimet e saj, PD duket qartë se po i shërben axhendës pro-ruse, të cilës i intereson bllokimi i vetingut dhe dobësimi i mëtejshëm i faktorit shqiptar në të gjithë Ballkanin.
Këshilltar pro-rus apo “agjent” rus për Bashën?
Nuk është shfaqur asnjëherë publikisht, por Aron Shave, këshilltari hebre i Bashës ka një influencë të pamatshme mbi liderin aktual të opozitës. Gjithashtu, ai ishte këshilltar i Andrija Mandriçit, liderit të Frontit Demokratik malazez, qartësisht të financuar nga Rusia, që tentoi të rrëzonte nga pushteti Kryeministrin Gjukanoviçit. Kur Gjukanoviçit fitoi përsëri zgjedhjet e 2016-s, u tentua të vihej në jetë plani B, plani për eliminimin e tij nga një grup komandosh serbë të drejtuar nga disa “vullnetarë në pension” të GRU-së, shërbimit ushtarak të informacionit rus. Atentati dështoi në momentin kur ai do të vihej në zbatim. Në këtë mozaik të ngatërruar lidhjesh dhe interesash, një gjë është e sigurt, Shave nuk është rastësisht njeriu i besuar i Bashës.
Pamfleti
Leave a Reply