Në krahasim me shtetet tjera të Evropës perëndimore dhe shteteve skandinave, numri i emigrantëve në Finland është më i ulët. Për të kuptuar më konkretisht rreth të huajve në Finland më poshtë kemi përfshirë një përshkrim të shkurtër rreth çështjeve të integrimit dhe me pas kemi sjellur disa statistika zyrtare të bazuara nga enti i statstikave si dhe në fund një pjesë rreth popullatës shqiptare.Integrimi
Integrimi në Finland i referohet zhvillimit interaktiv ndërmjet emigrantëve dhe shoqërisë, ku qëllimi është që emigrantët të fitojnë aftësi dhe njohuri të nevojshme në shoqërinë dhe jetën e punës, duke i mbështetur mundësitë për të ruajtur gjuhën dhe kulturën e tyre.
Kjo do të thotë promovimin e shumëllojshëm dhe mbështetjen e integrimit të një personi në shoqëri, nëpërmjet masave dhe shërbimeve të ofruara nga autoritetet dhe palët tjera. Këto masa dhe shërbime janë të organizuara kryesisht si pjesë themelore e shërbimeve komunale, si dhe shërbimet e punësimit dhe administrimit ekonomik.
Ministria e punës dhe ekonomisë është përgjegjëse për përgatitjen e çështjeve lidhur me integrimin e të huajve në Finland. Politika e integrimit fokusohet në çështjet që përfshijnë p.sh. nxitjën e një ndjenjë solidariteti në mesin e të huajve, përkrahjen e familjeve të emigrantëve dhe mbështetjën në punësimin e të rriturve, në veqanti kujdeset në të mësuarit e gjuhës finlandeze apo suedeze.
Përveç kësaj, politikat e integrimit theksojn integrimin si banorë të një komune si dhe drejtimin e qetë dhe nën kontroll të personave nën mbrojtje ndërkombëtare të drejtuara nga komunat duke bashkëpunuar edhe me organet më të larta shtetërore. Përfshirja e shoqërisë civile në përpjekjet e integrimit është bazë themelore e politikave të integrimit.
Në vitet e fundit, emigracioni ka pasur një rritje diversiteti dhe sipas parashikimeve, numri i banorëve të huaj në Finland do të rritet në gjysmë milion njerëz deri në vitin 2030.
Një politikë e suksesshme e integrimit kërkon angazhimin e të gjithë degëve administrative ndaj barazisë, mosdiskriminimit dhe parandalimit të racizmit, si dhe promovimin e qëndrimeve pozitive.
Popullata me kombësi të huaj
Duke u bazuar nga enti i statistikave të Finlandës, numri i të huajve në 10 vitet e fundit është dyfishuar duke arritur në 195 511 banorë në vitin 2012 në krahasim me vitin 2002 që ishte 103 682. Duhet cekur se në këto të dhëna janë marr vetëm banorët me kombësi të huaj duke mos llogaritur ata të cilët kanë marrur shtetësinë finlandeze apo janë si azilkërkues.
Grupin më të madh të tyre e mbulojn estonezët me 39 763 dhe pas tyre renditen rusët me 30 183 banorë, ndërsa grupet tjera mbulojn me më pak se 10 mijë banorë duke filluar nga suedezët, somalezët, kinezët, tailandezët etj.
Nga këto statistika duhet përmendur se deri në fund të vitit 2012 në Finland jetojn 69 529 banorë të cilët kanë shtetësi të dyfishtë dhe në këto statistika ata janë konsideruar si shtetas finlandez.
Popullsia sipas gjuhës amtare
Për të parë rezultate më konkrete rreth të huajve në Finland enti i statistikave ka nxjerrur numrin e popullsisë sipas gjuhës amtare duke bërë krahasimin ndërmjet 10 viteve ku rustët renditen të parët me 62 554 në vitin 2012 (rreth 35 mijë kan qenë në vitin 2002) dhe më pas gjat viti 2012 vijn estonezët me 38 364, somalezët 14 769 etj dhe në këtë renditje ne jemi në vendin e 8-të si shqip-folës me rreth 8500 ndërsa në vitin 2002 kanë qenë rreth 4200 banorë.
Popullsia sipas vendit të lindjës
Edhe këtu shihen disa statistika interesante ku numrin më të madh të të huajve që kanë lindur në vendin e tyre të përardhjes e përbëjn shtetet e ish bashkimit sovjektik me 52 339 dhe me pas renditet Estonia 34 984, Suedia 31 601, Rusia 10 020, Somalia 9 079 ndërsa ne këtu konsiderohemi si ish Jugosllavia me 6 515 të cilët më së shumti e përbëjn kosovarët.
Shumica e të huajve në Finland jetojn në pjesën jugore të Finlandës përkatësisht regjionin Uusimaa ku komuna apo kryeqyteti Helsinki përfshin 1/4 e popullsisë me 50 661, Espoo 20 612, Vantaa 16 086, Turku 10 086 etj.
Emigrimi i shqiptarëve në Finland
Fluksi më i madh i emigrimit të shqiptarëve në Finland ka filluar gjatë viteve 1991 – 1992. Duke u bazuar nga bisedat me të ardhurit e asaj kohe thuhet se shumica e shqiptarëve të cilët ende jetojn në Finland kanë ardhur në atë kohe që janë llogaritur diku mbi 2000 persona. Një fluks tjetër i emigrimit është bërë edhe gjatë luftës në Kosovë e sidomos në vitin 1999 dhe me pas nuk ka pasur ndonjë fluks të madh përveq se shtimit të popullatës nga lindjet, bashkimi familjar, çështjet e punësimit etj.
Edhe pse vetë qytetarët shqiptar që jetojn këtu japin mendime të ndryshme rreth numrit të përafërt të tyre, ende nuk janë gjetur statistika të sakta të cilat tregojn së paku një numër të përafërt pasi që statistikat e bazuara nga institucionet bihen në kundërshtime me bisedat e shqiptarëve të cilët disa prej tyre konkludojn se ka më shumë se 10 mijë shqiptar.
Një ndër shkaqet kryesore të mos ekzistimit të këtyre statistikave ka ndiku edhe shtetësia e shqiptarëve pasi që shumica prej tyre kur kanë ardhur në fillim janë regjistruar me shtetësi jugosllave dhe me pas në fluksin e dytë me shtetësi serbo-malazeze ndersa pas vitit 2008 edhe pse Finlanda na ka pranuar si shtet i pavarur dhe na ka futur në listën e regjistrimit, ende nuk është kompletuar një regjistrim i plotë.
Ku qëndron arsyeja?
Të gjithë qytetarët me shtetësi kosovare të cilët janë pajisur me pasaporta të reja të Republikës së Kosovës vetë duhet të lajmrohen tek zyra e regjistrimit civil apo në polici për ta ndërruar shtetësinë nga e kaluara në kosovar pasi që një sistem i till nuk bëhet automatikisht për shqiptarët të cilët janë regjistruar me shtetësi jugosllave apo serbo-malazeze para vitit 2008.
Leave a Reply