“Log House” janë shtëpi rezultati i të cilave vjen si pasojë e respektimit të një sërë kriteresh ekonomikë, konstruktivë, biologjikë dhe ekologjikë. Shtëpitë prej trungu (sepse realisht kështu janë) shtëpi të cilat ndërtohen nga vendosja në mënyrë të përkryer e trungjeve njëri mbi tjetrin. Është një tipologji të të ndërtuarit që origjinën e ka nw Evropwn Veriore por edhe ato shtete të cilat disponojnë sasi të mëdha të lëndës drusore si në Japoni, ShBA, Kanada, Rusi etj, shtete të cilat janë ndër të parët në ndërtimin e Shtëpive-trungje. Kemi të bëjmë me një sistem të thjeshtë ku falë zhvillimeve në teknologji dhe metodologji rezultati është një vend të sigurt, të rehatshëm, kursyes të energjisë etj. Arkitekti Luigi Alberico tregon se si vendosi të ndjekë këtë linjë ndërtimi. Ai thotë se ka ndjekur traditën duke sjellë formën më të thjeshtë të të ndërtuarit tamam si në vizatimet e thjeshta të një fëmije.
Living.al
Leave a Reply