Në valën e diskutimeve që ka shkaktuar lajmi i publikuar ditët e fundit se kryeterroristi i botës, Osama Bin Laden ka qenë në Shqipëri në vitin 1994 dhe është takuar me Sali Berishën, përfshihet edhe ish-truproja i Berishës në ato vite, Izet Haxhia. Nga Turqia ku ai jeton prej vitesh, i ndjek me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet dhe, kur e sheh të arsyeshme, ai pranon të prononcohet për gjëra që ai i di shumë mirë se si kanë ndodhur dhe denoncon mashtrimet që bëhen. Ai nuk e konteston aspak lajmin e publikuar së fundi, ndërsa në këtë intervistë ekskluzive për DITA-n, Haxhia rrëfen lidhjet e Berishës me botën arabe dhe me ata që më pas do të identifikoheshin si terroristë ndërkombëtarë. Kush ishte ndërmjetësi misterioz me origjinë nga Shkodra i këtyre lidhjeve të Berishës me arabët dhe disa fakte të panjohura deri më sot. Si e vizitoi Berisha Kuvajtin me pasaportën e kryeshoqëruesit të tij dhe dhurata super e shtrenjtë që Sulltani i Bruneit i fali Liri Berishës. Cili ishte roli i Bashkim Gazidedes dhe SHIK-ut në këto lidhje dhe miqësia e ngushtë e Berishës me Abdul Latif Salehun…
– Izet, siç mund të keni lexuar ditët e fundit, raporte të kohës nga agjencitë e inteligjencës, përfshi edhe CIA-n, flasin për një vizitë të Osama Bin Ladenit në Shqipëri në vitin 1994, gjatë së cilës ai është takuar dhe me ish-presidentin Sali Berisha. A kini pasur dijeni për këtë fakt në atë kohë?
– E lexova këtë lajm dhe nuk u çudita aspak. Në radhë të parë unë nuk mund të vë në dyshim vërtetësinë e informacioneve që dalin nga agjenci të tilla inteligjente. Ato nuk mund të diskutohen. Sa për pyetjen që më bëni, me sinqeritet deklaroj: Unë nuk mund të them me saktësi ka qenë apo jo Bin Ladeni në Shqipëri dhe a është takuar me Berishën. Kjo sepse deri më 1998, pas akteve terroriste në Kenia dhe Tanzani, emri i tij ka qenë i panjohur për publikun ndërkombëtar. Ai ka qenë i njohur vetëm nga shërbimet inteligjente të Amerikës e Perëndimit.
– Thuhet se ai ka qenë pjesëtar i një delegacioni të Arabisë Saudite që ka vizituar Tiranën në atë kohë…
– Kjo mund të jetë e vërtetë. Di të them që delegacionet arabe kanë qenë mysafirë të vazhdueshëm e të preferuarit e Berishës, jo vetëm kur ka qenë president, por edhe në kohën kur ishte kryetar i opozitës. Disa delegacione të tilla kanë ardhur që në vitin ‘91 të përbërë nga sheikë misteriozë…
– Pse i quani misteriozë, Izet? Ata vinin zyrtarisht këtu, me ftesa të rregullta…
– Po, e drejtë që ata vinin zyrtarisht dhe me ftesa nga pala shqiptare. Por mua më kanë bërë përshtypje disa fakte. Për shembull, që ndërmjetësimet për vizitat e këtyre delegacioneve bëheshin nga një shqiptar me origjinë nga Shkodra që jetonte në Arabinë Saudite.
-Kush ishte?
-Emri nuk më kujtohet, por ka qenë një i afërt me Ferit Hotin, ambasador asokohe. Ky person kishte një influencë të fortë në qarqet saudite dhe ka qenë personi që ka organizuar vizitën e papritur të Berishës në Riad të Arabisë Saudite nga fundi i vitit ‘92, kur Shqipëria u bë anëtare vëzhguese e Konferencës Islamike.
-Pse e papritur?
Epo, ky anëtarësim ka qenë një vendim personal i vetë Berishës, pa marrë mendimin as të parlamentit e as të qeverisë, një vendim që ka pasur një ndikim mjaft negativ në imazhin e Shqipërisë në perëndim.
– Të kthehemi edhe njëherë tek ai njeriu i afërt i Ferit Hotit. Mos edhe ai ishte një njeri misterioz?
– Po, i tillë ishte. Pse e them këtë. Një person me origjinë nga Shkodra që jetonte në Arabinë Saudite vërtet nuk mund të ishte ndryshe, përveçse misterioz. Kur vinte në Shqipëri, ai vinte i veshur me rrobat karakteristike që veshin sheikët sauditë, ndërsa kur takohej me Berishën në vizitat e këtij të fundit në Perëndim ishte i veshur si një biznesmen perëndimor. Gjithnjë më ka tërhequr vëmendjen fakti se në të gjitha vizitat që ka bërë Berisha jashtë, ku unë kam qenë i pranishëm, është takuar me këtë person qoftë edhe në kalimet tranzite nëpër aeroportet ndërkombëtare.
– A ke asistuar, Izet, në ndonjë takim të Berishës me arabët?
– Për vetë pozicionin tim si një shoqërues, nuk mund të merrja pjesë në këto takime të ngushta apo të dija për brendësinë e bisedimeve të tyre. Berisha ka qenë shumë fanatik në lidhje me këto takime, pra ai bënte kujdes që të diheshin nga sa më pak njerëz. Kështu që nuk mund të them asgjë për përmbajtjen e atyre takimeve, mund të pyesni për këtë ata të SHIK-ut, pasi ata kishin dijeni për gjithçka…
– Pse e ngatërroni SHIK-un në këtë histori?
– Sepse ata ishin më të besuar se unë kur vinte puna për lidhjet me arabët. Do t’u them diçka që është edhe për të qeshur. Në vizitën e papritur të Berishës në Kuvajt, unë nuk jam marrë nga Berisha në delegacionin që e shoqëronte. Në vendin tim ka shkuar nënkryetari i SHIK-ut të asaj kohe Bujar Rama. Në darkë është vendosur për udhëtimin në Kuvajt dhe me anë të një avioni që kishte dërguar pala kuvajtiane, të nesërmen është bërë udhëtimi… Mirëpo pasaporta ime ishte ngatërruar me atë të Berishës në kasafortën e tij dhe gabimisht ai merr me vete pasaportën time. Me pasaportën time shkoi në Kuvajt. Ju kujtohet të gjithëve besoj se në atë vizitë Berisha ka thënë atë fjalën e famshme: Kur kam qenë i vogël, baba më ka pas fol për Kuvajtin…
– Dhe si u zgjidh ajo puna e ngatërresës me pasaportën? Si e lejuan kuvajtianët?
– Mesa më ka treguar shefi i protokollit të Berishës në atë kohë, Vahit Boriçi, që ka qenë pjesë e delegacionit, ngjarjet janë zhvilluar kështu: Pasi kanë hipur në avionin Çarter që i kishte dërguar sheiku i Kuvajtit, e kanë pikasur që pasaporta ime ishte ngatërruar me atë të Berishës. Pasi kanë bërë sqarimet me autoritetet kuvajtiane për këtë ngatërresë është zgjidhur çështja dhe ata e lejuan. Por është për t’u shënuar që mund të jetë hera e parë dhe e vetme që presidenti i një vendi shkon për vizitë në një vend të huaj pa pasaportë, ose më saktë me pasaportën e truprojës së tij. Kjo është një nga çudirat shqiptare. Unë për vete nuk shkova dot në Kuvajt, por çova pasaportën me Berishën… Pra zëre se kam qenë edhe unë atje, pasi vula kuvajtiane figuron në pasaportën time!
– Po për vizitën e Berishës në Sulltanatin e Bruneit, si u bë, pasi nuk kishim as marrëdhënie diplomatike me atë vend? Sulltani i Bruneit thonë se i bëri Liri Berishës një dhuratë shumë të shtrenjtë. A është e vërtetë kjo?
– Po, kjo është e vërtetë. Kjo vizitë është kryer me sa më kujtohet në vitin ‘95, pas vizitës në Malajzi. Organizatori i kësaj vizite ka qenë Ferit Hoti pas shkuarjes së tij në Kuala Lumpur si ambasadori i parë i Shqipërisë atje. Atëherë Berisha u përpoq që të na paraqiste modelin malajzian si një model i zhvillimit të ardhshëm të Shqipërisë. Pas vizitës 4-ditore në Malajzi, është kryer vizita, edhe kjo jozyrtare, e Berishës në ishullin e Bruneit, që drejtohej nga një sulltan që në atë kohë renditej në top-listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri me vlerë rreth 27 miliardë dollarë. Me sa di, ky sulltan ka pasur rreth 32 gra, numrin e të cilave e freskonte vazhdimisht me femra të tjera. Gjatë kësaj vizite ka qenë e pranishme edhe fırst lady e Shqipërisë, Liri Berisha, e cila ka marrë një dhuratë të çmuar nga ky sulltan. Dhurata ka qenë një unazë me diamante që kapte vlerën e rreth 300 mijë dollarëve. Do thoni se nga e dija unë vlerën e kësaj unaze, që në vitin ‘91 kam njohur bananet e lëre pastaj diamantet, që as në ëndërr nuk i kam parë?
-Po, nga e more vesh?
-Është e vërtetë që unë nuk marr vesh nga diamantet dhe as kam patur ndonjëherë. Por vlerën e kësaj unaze e kam marrë vesh nga fjalët e Genc Pollos, i cili ishte bërë shumë xheloz nga një dhuratë kaq e shtrenjtë.
– Po Gazidede kishte ndonjë rol për këto marrëdhënie dhe vizita misterioze të arabëve në Tiranë dhe të udhëheqësve shqiptarë në vendet arabe?
– Vetë fakti që njeriu numër dy i SHIK-ut dhe bashkëpunëtori më i afërt i Gazidedes, Bujar Rama, shoqëroi Berishën në vizitën në Arabinë Saudite në vendin tim apo të ndonjë shoqëruesi tjetër që duhet ta shoqëronte Berishën, tregon se Gazidede ka qenë i pranishëm dhe ka luajtur një rol aktiv në këto vizita dhe organizimin e tyre. Duhet thënë edhe kjo: Që një pjesë e këtyre delegacioneve që vinin si investitorë, bamirës apo të kamufluar nën emra sheikësh, përpara se të takonin Berishën, shkonin në zyrat e Gazidedes. Nuk mund të them se çfarë kërkonin këta përfaqësues misteriozë në zyrën e Gazidedes, falnin bashkë namazin apo planifikonin krijimin e celulave terroriste, siç doli më vonë në Shqipëri, si dhe përdorimin e Shqipërisë si një bazë të sigurt për të kryer akte terroriste në Perëndim.
– Po për ato fondacionet bamirëse që gëluan me shumicë në disa qytete kryesore të vendit, a dinte gjë Berisha?
– Po a mund të linte Gazidede pa i treguar Berishës për këto fondacione që përfaqësuesit e tyre i bënin vizita të herëpashershme të dyve? Dhe është një investim që ka qenë kryer në Vorë dhe mund të thuhet që është investimi i parë në Shqipëri nga të huajt. Ky investim është kryer nga arabët dhe shiritin e ka prerë Berisha me dorën e vet. Nuk e di a ekziston më ai investim, por ka qenë një pllakë e shkruar në hyrje të tij që shkruante se “Falënderojmë Presidentin Saleh Berisha për ndihmën që dha në kryerjen e këtij investimi…”
– Si, kështu ishte shkruar? Mos e ngatërron me emrin e një sheiku arab me emrin Abdul Latif Saleh, që ishte një terrorist…
– Jo, nuk e kam ngatërruar, por ashtu ka qenë e shkruar, si duket nga dashuria që kanë pasur Berisha me Abdul Latif Saleh. Emrin Sali të Berishës e kishin bërë Saleh. Mund ta bënin edhe Yasin El Kadi, i cili ka qenë një mik i Berishës, por më vonë doli se ishte i lidhur me grupe terroriste të Al Kaedës. Po, në fund të fundit, kjo ishte edhe politika e Berishës. Me të drejtë duhet të themi që moton e studentëve të Dhjetorit “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”, Berisha e ktheu me vepra që “ta bëjmë Shqipërinë si vendet arabe”.
– Përse thua u dashurua Berisha kaq shumë pas arabëve, kur ai dihet si ishte një komunist ateist?
– Si duket ngaqë ato shtet janë shumë të “ndershëm” e nuk pranojnë apo japin ryshfete, ndërsa evropianët janë të “korruptuar” e “terroristë”. Tjetër shpjegim nuk mund të ketë.
Marre nga gazeta Dita
KOMENTE
– Izet po thua gjysem te verteta shoku…………Perse i thua vetem ti e di!
Ai tipi nga Shkodra ishte i arratisur dhe nga Jugosllavia, Italia perfundoje ne SHBA. Pasi u be Amerikon u lidh me martese me Egjyptjane.
Pse nuk thua ishte shtetas Amerikan o shoku !!!!!!! Nuk e di po kam pershtypjen qe kete fakt ti e le qellimisht pa permendur………….
Ore Shqiperia eshte vend Agjenturash, mjer ai popull cfare po heq edhe cfare pislliqesh kerkojne ti hedhin ne kurriz.
– XUME PROTOPAPA
8 Gusht, 2015 at 3:15 pm
RRYP ISHE E USHKUR KE PER TE….
vajtur ne xhehnem. Akoma nuk u lodhe me dengella currjane qe na i servir çdo te hene te mbushur, si ajo bananja e pare qe i hengre lekuren dhe hodhe ne plehra te brendeshmen.
Pasaporten tende e paska mbajtur ne kasaforte serbo-malazezi yt Sali Shiqere Berisha?
Te paska “shpetuar” prezenca e Osama Bin Laden-it ne viziten e tij tek tutori yt?
Ke te drejte se ishte 193-198 cm i gjate dhe nuk mund te binte ne sy…!?
Te kam thene edhe here te tjera, nese vertet ke ndryshuar mendje dhe kerkon te rehalibilitohesh (e pamundur !) duhet te tregosh me fakte dhe emra (nuk te kujtohen emrat !?) ato poshtersi kriminale qe ke perjetuar ku ishe nje nga protagonistet kryesore.
Deri tani nuk ka asnje dokument te CIA-s apo FBI-se qe te vertetoje prezencen e Bin Ladenit ne Shqiperi, jane te tera rrefime te marra nga media online. E megjithate, duke njohur profilin kriminal te Sali Qelbesire Shiqeres tend, nje gjeme e tille ka shume shanse te jete e vertete.
Perse nuk i theret rradakes tende te anadollizuar te te rifreskoje memorjen per takimet me Frank Shkerdhate Shkrelin, me Elez Mutqenef Biberajn, me ate te degjeneruarin tjeter Berisha pseudo “Kryetari i Lidhjes se Prizrenit”, pse nuk tregon si u shperblye Shinasi Idiot Rama, me diplloma e pozicione ne Universitetin e New York-ut nga dashamiresi i tij (siç u shpreh ne nje interviste te 2009-tes ne VOA) Biberaj.
Mbase mund te te kujtoj une emrin e “shkodranit” qe nuk ka qene asnjehere shkodran : Muhamet Ali Khan me siguri i ngordhur ne momentin qe jetojme, paçka se gruaja e tij e katert, nje palestinese jeton akoma andej nga Kalifornia !
E di ti brekedhjere kush ishte ky personazh ? Hm.. fliste ne menyre te persosur anglisht (edhe me aksent texan), frengjisht, italisht, rusisht…, spanjisht, gjermanisht dhe natyrisht shqipen (pa as edhe me te voglen nuance shkodrane) dhe arabisht.
Nje super agjent i CIA-s, qe ishte krijuesi, formatuesi dhe financuesi (natyrisht me parate e amerikaneve) i “muxhaheidineve” jo ne Afganistan por ne zemer te New Yorkut, ne Long Island ne fillimet e viteve 80-te te shekullit te kaluar.
Ky “shkodrani” yt eshte shperblyer me shifra kolosale nga mbreti i Saudi Arabise, per sinjalizimin qe i ka bere per nje atentat per ta vrare, duke i shpetuar jeten.
Nje dite do ti bej publike edhe disa foto te tijat qe une i mbaj ne sirtarin e tryezes time dhe jo ne kasaforten e Sali Qerbesire serbo-malazez Berishes, se bashku me pasaporten tende…
Ah, se desh harrova, edhe pse e kam thene edhe ndonje tjeter here, ishte ky kriminel qe propozoi te rrezonte rregjimin Ramiz serbo-boshnjak Alise, me perdorimin e bombave atomike “ofensive” nga Flota e Gjashte !
Mos na perdhuno me humbje kohe me dengellat qe vazhdon ti zgarosh ne qebabtoret turke te anadollakeve qe te mbajne frymen gjalle.
– METEH
8 Gusht, 2015 at 5:06 pm
Skandale te njepasnjeshme degjojme,lexojme dhe komentojne per SalehMillosheviçin.Dhe prap ktij njeriu nuk i futet asnje gjemp ne kembe??? Dihet tashme qe ky njeri me paret e pupullit te vjedhura ne firmat piramidale,etj,ka bere shume miq-lobist anekend botes sidomos ne SHBA dhe deri sa te vdes i fundit prej tyre,ky njeri do e sundoi kete vend me hu,shpifje,vjedhje,vrasje,terror psikollogjik.NQS Bin Ladeni nuk ka ardhur ne shqiperi,ka shkuar ky andej dhe eshte takuar me te ose zevendesat e tij.Qe kur Saleh vizitoi vendet islamike,tek ne erdhen shume MJEKRROSH,disa tashme jane ne burg.Po si ka mundesi qe ky njeri pasi e shtrydhi e eliminoj dhe Gazideden?,ashtu si Hajdarin,Olldashin.Pse nuk flet nje fjale per Kryeprekurorin,i cili di shume gjera dhe hesht.Ju lumt Izetit qe flet nga Turqia,i cili eshte penduar dhe e do kete vend,flet te verteten dhe sakaq,Saliu deri tashme nuk ka bere asnje koment.A thua se nuk lexon shtypin? Nuk e iformojne? Ajazi Visho per te punon e jo per Ramen,i cili po tmerrohet nga bemat e SB dhe nuk vepron,se ka frik nga SB e miqt e tij te kudo ndodhur,perfshi dhe Meten..me qetesi,me urtesi…!
Leave a Reply