Kenan në një intervistë të fundit ka folur edhe mbi rolin e tij tek Ezel, se çfarë ka lënë gjurmë roli në jetën e tij.
Publiku tashmë është i obsesionuar nga seriali Ezel, sa ju është dashur që të pajtoheni me këtë fakt?
Para Ezel, unë tashmë kisha edhe dy projekte të mëdha para me të cilët kisha punuar ditë e natë, u mësova me atë tempo. Tashmë punojmë në një tjetër projekt filmik që së shpejti do të emitohet në Turqi. Kolegët më thonë që të pushoj, që mos e konsumoj shumë imazhin, por unë e dua aktrimin, edhe pse dëgjoj fjalë se pas këtyre gjërave fshihen shumë para, miliona, nuk është e vërtetë, këto thashetheme më nervozojnë.
Aktrimi është një punë e lodhshme, kërkon shumë koncentrim, a ndodh që të lëshoni ndonjë lapsus?
Jo asnjëherë, është punë e lodhshme, madje ndonjëherë dhe johumane, cdo ditë jam shumë i koncentruar në maksimum në secilin detaj, pasi xhiron me ditë të tëra vetëm për një metrazh prej 60min për episodë edhe pse duket e pabesueshme për ata që nuk e praktikojnë këtë punë. Por kjo është puna ime, për këtë paguhem dhe nuk kam pse të ankohem, edhe pse mundohem të gjej kohë dhe për jetën private.
Cfarë më shumë ju ka munguar gjatë këtyre sezonave?
Gjumi definitivisht. Ezel është bërë pjesë e jetës time, secila ditë fillon dhe mbaron me të, pasi gjithmonë jam nën vëzhgim të njerëzve që më njohin me atë rol. Mbaroja xhirimet në orët e hershme të mëngjesit dhe akoma nuk mund të rikthej veten nga ajo kohë pasi jam lodhur shumë se skenat e filmit kanë qenë të tilla.
Si kanë rezistuar vitet tek puna juaj?
Ashtu është në fillim, keni ambicie, moral, fuqi dhe material për të vepruar, e ndërkohë fama, popullariteti dhe çmimi nuk kanë rëndësi. Konkurrenca është tepër e lartë, kështu që duhet bërë diçka që të tjerët nuk e bëjnë.
E tash jeni pjesë e gjeneratës së re apo të vjetër të aktorëve?
Aktori është aktor, ja për shembull është rasti i Sener Sena ai tashmë ka 70 vjet por akoma aktron pa problem, aktori i mirë është ai që gjithmonë merr pjesë në projekte, vitet nuk përbëjnë problem.
Çfarë shenja ka lënë Ezel tek ju?
Për shikuesit ai është vetëm një personazh që humbi efektin pas mbarimit të serialit, por për mua si aktorë ka lënë shumë gjëra deri tek personaliteti i tij. Kështu Ezel tek unë do të jetojë gjithë jetën, një fiksim i imi i jetës, ekipi që ka realizuar serialin ka bërë një punë të hatashme. Një projekt shumë serioz.
/Express/
Leave a Reply