Ka më shumë se 277 milionë përdorues të Linkedln, dhe një numër i ngjashëm në Twitter. Ndërsa Facebook ka 1.2 miliardë përdorues. Pastaj është Google+ (kryesisht janë përdorues që ende nuk e dinë se si ta mbyllin atë dhe të mbajnë vetëm Gmail-in). Edhe MySpace arrin të mbajë rreth 36 milionë përdorues që të bën të pyesësh se nga fitojnë para këto rrjetet sociale.
Nëse ju nuk jeni duke paguar për produktin, atëherë produkti jeni vet ju. Këtu nuk është qëllimi se ju duhet të paguani për rrjetet sociale, por janë klikimet tuaja për reklamuesit e saj.
Për shumë njerëz e vërteta shpjegohet më mirë sikur ta marrim shembull televizionin, ku me serialet e tyre tërheqin shikueshmërinë më të madhe dhe në një serial 1 orësh ka më shumë se 20 minuta reklama, kjo është për shkak se ju dhe shumë njerëz tjerë janë duke e shikuar atë serial dhe ju tërheq vëmendjen, dhe tërheq reklamues të ndryshëm për reklamimin e produkteve të tyre.
Për mediat sociale kjo dyfishohet, ose katërfishohet. Llogaria juaj ka kontribuar me 5.32 dollar vitin e kaluar në Facebook. Nëse këtë shifër e shumëzojmë me numrin e përdoruesve të Facebook, atëherë ju lëmë juve ta bëni llogarinë. Çmimi i aksioneve të kompanisë është dyfishuar krahasuar me dy vite më parë.
Reklamimi në Facebook nuk është thjeshtë një mënyrë për të fituar më shumë. Është vet qëllimi i ekzistencës së faqes, dhe e njëjta vlen edhe për Twitter dhe LinkedIn.
Pra, sa më shumë interaktivitet në rrjetet sociale, reklamuesit janë shumë më të interesuar që të reklamojnë në këto rrjete, sepse si pasojë, dukshmëria dhe mundësia që reklamuesit të jenë sa më afër konsumatorit është shumë më e madhe.
lajmeonline.eu
Leave a Reply