Jona është vajza më fatlume kurse Klajdi është padyshim djali i surprizave.
Pas 4 vitesh të kaluara së bashku, për Klajdin kishte ardhur koha që t’i propozonte të fejuarës së tij. Fillimisht gjithçka nisi si një lojë. Klajdi së bashku me një shokun e tij dhe të fejuarën kishin shkuar në një lokal pranë sheshit ‘Skënderbej’.
Pas pak, Klajdit “i duhej” të largohej nga lokali. Pas disa minutash, e fejuara e tij merr telefonatën se Klajdi kishte pësuar aksident tek sheshi ‘Skënderbej’.
Klajdi kishte organizuar çdo gjë ashtu siç duhej. E fejuara e tij nxitoi menjëherë për në vendin e “aksidentit”. Por, shumë shpejt ajo kuptoi se ky ishte një improvizim dhe mbeti e mahnitur nga surpiza e të fejuarit të saj.
Publiku dhe kalimtarët e rastit ishin të shumtë. Mes shumë qirinjve në formën e zemrës, Klajdi i bëri propozimin për martesë. Nuk mund të kishte përgjigje tjetër përveçse ‘PO’. /reporteri/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply