Ish kryeministri britanik Tony Blair do të ndihmojë autoritetet e Tiranës për zbatimin konkret të objektivave të saj kryesorë
Ish kryeministri britanik Tony Blair do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare të kryeministrit Edi Rama për zbatimin e prioriteteve kyce të saj.Ish kryeministri britanik i cili mori pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, do të ndihmojë autoritetet e Tiranës që të zbatojnë skemën e praktikuar nga ai vetë në Britani në vitin 2001 e njohur si Delivery Unit, një njësi e specializuar e cila ndjek nga afër realizimin e disa objektivave më të rëndësishëm.
“Ajo çfarë do të donim të bënim është të punojmë së bashku me partnerë, së bashku me Bankën Botërore, së bashku me qeverinë, që vizionin dhe objektivat t’i kthejmë në gjëra të prekshme për njerëzit e këtij vendi”, tha zoti Blair.
Sipas kryeministrit Rama, në këtë bashkëpunim me qeverinë shqiptare ish kryeministri britanik angazhohet vullnetarisht. Zoti Rama shprehu bindjen se “falë eksperiencës së jashtëzakonshme që kryeministri Blair ka, dhe falë edhe gjenialitetit të tij politik, do të mund të kapërcehen të gjitha pengesat duke punuar së bashku me të gjithë shqiptarët, për ta kthyer vizionin dhe programin tonë, në një realitet të prekshëm të njerëzve, sepse në fund të fundit kjo është sfida”, nënvizoi kryeministri Rama pa harruar ta falenderojë atë dhe ish presidentin amerikan Bill Clinton për vendimin e fund viteve ’90 që coi në ndërhyrjen ushtarake të Natos në Kosovë.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” shkodrani
Leave a Reply