Zyrtarët rusë thonë se ambasada ruse në Libi u bë objekt i një sulmi me armë zjarri mbrëmë, kur një grup njerëzisht u përpoqën të futeshin me forcë në territorin e ambasadës.
Burime diplomatike ruse në Libi bëjnë të ditur se nuk ka pasur lëndime në radhët e personelit diplomatik gjatë sulmit dje në Tripoli. Ata thonë se autorët e sulmit qëlluan me armë dhe hoqën flamurin rus.
Dëshmitarët thonë se rojet e ambasadës hapën zjarr dhe sprapsën përpjekjet për futje në ambasadë. Situata është tani nën kontroll.
Nuk janë të qarta motivet e sulmit. Por njoftimet bëjnë të ditur se autorët e sulmit siç duket reaguan ndaj vrasjes së një oficeri libian. Sipas burimeve, mendohet se një grua ruse ishte e përfshirë në këtë vrasje.
Ky është një ndër një numër incidentesh të regjistruara kundër misioneve diplomatike në Libi.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply