Ata jetonin gati prej shumë vitesh rreth 40 kilometra në thellësi të xhunglës, të paktën kështu raportuan autoritet vietnameze, të cilët u njoftuan për këtë ngjarje pasi baba e bir ishin parë rastësisht nga një grup gjuetarësh.
Ata u zbuluan pak javë me parë nga grupi i gjuetarëve, të cilët panë shtëpinë e ndërtuar me bambu në mes të xhunglës, gjetën gjurmë dhe mjete rrethanore të përdorura nga atë e bir për të siguruar ushqimin dhe më pas lajmëruan autoritetet.
Babai, Ho Thanh Van, 82 vjeç, ishte tepër i dobët për të ecur dhe për nxjerrjen e tij nga pylli ishte dashur një shtrat i varur.
Thanh ishte arratisur 40 vjet më parë në pyllin e egër bashkë me djalin e tij të vogël gjatë një nate paniku në Luftën e Vietnamit më 1971, pasi shtëpia e tij u bombardua, duke i vrarë gruan dhe 2 djemtë e tjerë më të rritur.
Ata jetonin në një shtëpi me kallama bambuje që duket si një fole zogu, ndërtuar me shkopinj në një pemë të madhe rreth gjashtë metra nga toka, dhe pranë një lumi.
Mjetet e tyre të punës, thika, sëpata dhe shigjetat për gjueti duken shumë primitive dhe të lashta. Për të mbijetuar ata konsumonin perime të egra, misër dhe oriz.
Autoritet vendase e kanë pasur shumë të vështirë të komunikojnë me ta sepse babai fliste një gjuhë krahinore, ndërsa djali dinte shumë pak fjalë.
/Daily Mail/ Shekulli Online/ E.L/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply